Pse vazhdojnë të qeverisin akoma socialistët në Shqipëri?

Opinione

Pse vazhdojnë të qeverisin akoma socialistët në Shqipëri?

Nga: Skender Kapiti Më: 18 janar 2024 Në ora: 09:29
Autori Skender Kapiti

Që qeveria e Ramës duhet dëbuar nga pushteti kjo tashmë është mëse e domosdoshme. Që kjo qeveri i plotëson të gjitha kriteret për të qenë e padëshirueshme, apo sic të padëeshirueshmit SHBA  i shpall “non grata” për korrupsion , dhe nuk e di se cfarë presin akoma shqiptarët që nuk e shpallin “non grata” dhe nuk e dëbojnë nga pushteti, kur realisht kjo qeveri për korrupsion  është shëmbull  si kampione korrupsioni në historinë e shtetit shqiptar.

Këtë gjë  e verteton jo vetëm perceptimi publik por  edhe SPAK-u, pra drejtësia e re e cila për korruposion madhor është duke hetuar, ka arrestuar dhe dënuar  ministra, zv/kryeministra, deputetë, dhe kryebashkiakë e drejtorë të qeverisë së ekipeve të rilindjes socialiste.

Dhe pse demokracia dhe shoqëria nuk e dëbojnë dhe nuk e shpallin  si të padëshiruëeshëm dhe non grata Ramën me gjithë qeveri?  

Kjo është tërësisht për faje të opozitës dhe të Partisë Demokratike të Shqipërisë , të cilën e kanë përcarë ishkryetari Berisha me gjithë elitën aktruale politike parlamentare të PD-së, të cilëve nuk u intereson  fare interesi publik dhe as opozitarizmi real, por u intereson vetëm interesi personal. Të gjithë deputetët aktualë të Partisë Demokratike përpiqen dhe bëjnë lloj-lloj akrobacish , daljesh e dukjesh  me retorika e alibira llafologjie bajate vetëm e vëtëm për t’ia mundësuar vetes një vend të sigurtë në listën për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

KJO ËSHTË E VËRTETA , DHE PIKË.

Dhe kjo është edhe arësyeja kryesore pse Rama vazhdon të qeverisë, pra është gjëndja e PD-së dhe e opozitës shkaku kryesor që qeveria socialiste vazhdon në qeverisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat