Shtatë argumente, se përse Amerika është ende lidere globale?

Opinione

Shtatë argumente, se përse Amerika është ende lidere globale?

Nga: Fadil Maloku Më: 19 janar 2024 Në ora: 16:09
Autori Fadil Maloku

(Ky është një këndvështrim tipik sociologjik. Derisa ai politik, diplomatik, gjeostrategjik e gjeopolitik ka ca tjera primesa…që ne shqiptarët po më duket me vështërësi jemi kah i kuptojmë)

1.Amerika është i vetmi vend në botë, i cili është themeluar në kundërshtim të hapur me “principet makiaveliste”…! Në fakt, që nga krijimi ky vend u projektua dhe u paramendua si një vend, në të cilin do të sundojnë jo njerëzit, por ligji!

2.Suksesi amerikan edhe sot e kësaj dite buron nga pesë vlera fondamentale: liria, barazia, individualizmi, populizmi dhe tregu i lirë.

3.Madhështia e Amerikës ka qenë dhe akoma mbetet mundësia e pashterur e të kërkuarit të vazhdueshëm të asaj që shquhet si konstrukt i kombinimit perfekt të “barazisë së nënkuptuar” dhe “mungesës së barrierave sociale formale”…

4.Në Amerikë, çdo individ mund ta rikthejë orën e tij në zero dhe mund të jetë ai që dëshiron dhe bëhet ai vetë dhe jo çfarë presin të bëhet ai prindërit dhe paraardhësit e tij…

5.Amerika ka një aftësi(specifike)magjepse joshëse(!) edhe për shkak se:ajo jo vetëm që është bërë sinonim i një ëndrre… që në fakt s’është vetëm një “formulë retorike për politikanët”, apo një ndonjë iluzion njerëzor i “parajsës tokësore dhe e vetëkënaqësisë”,por,është edhe produkt i një perfeksionimi të pahetueshëm, të padukshëm dhe mbi të gjitha funksional dhe praktik në jetën: sociale, politike, ekonomike, ushtarake dhe sidomos atë kulturore!

6.Amerika vazhdon të joshë miliona njerëz nga të gjitha anët e botës! Kjo është, në fakt, “paradoksi më i madh i anti-amerikanizmit”: kurrë më parë në histori nuk ka ndodhur që për një shtet të flitet aq keq,e aq negativisht, e që në ndërkohë miliona njerëz nga gjithë globi vazhdojnë edhe me kushtin e çmimit të rrezikimit të jetës, të bëhen pjesë e saj!

7.Ajo edhe më tej mbetet qendër e botës,që e formaton “pamëshirëm” stilin dhe ritmin e imazheve tona mbi globalizmin, globalizimin, globalitetin. Dhe nëse dikush e mohon këtë, ai patjetër që do të duhej ta privonte veten pothuajse nga të gjitha praktikat kulturore (stili i veshjesh, sportet, lojërat, argëtimet, gjuha, ushqimi), të cilat i shijojmë pangopshëm që nga fëmijëria dhe të cilat arrijnë të mbijetojnë pahetueshëm brenda nesh… shpesh edhe në mënyrë të pavetëdijshme!

Ky është një këndvështrim tipik sociologjik. Derisa ai politik, diplomatik, gjeostrategjik e gjeopolitik ka ca tjera primesa…që ne shqiptarët po më duket me vështërësi jemi kah i kuptojmë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat