Lulzim Basha kërkon 50 milionë euro për ushtrinë e Kosovës

Opinione

Lulzim Basha kërkon 50 milionë euro për ushtrinë e Kosovës

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 20 janar 2024 Në ora: 18:38
Skënder Sadri Kapiti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të kërkojë këtë të  hënë që 50 milionë euro nga buxheti i vitit 2024 të shkojnë për ndihmë ushtarake në Kosovë. Ai ka deklaruar se kjo gjë përbën interes thelbësor  të sigurisë kombëtare, ndaj shpreson që kjo çështje mos të “bjerë në nivelin e mjerueshëm të debatit politik”.

Kjo shënon për herë të parë në historinë e Shqipërisë një përkrahje e mbështetje kaq të madhe financiare  për Kosovën  inicuar nga një shtetar,deputet dhe kryetar i një partie politike nga Shqipëria.Kosova gjithmonë si mbështetje nga Shqipëria ka pasur vetëm alibira dhe deklarata retorike pseudopatriotike gjoja në mbështetje për Kosovën gjatë gjithë historisë 100 vjecare të Shtetit shqiptar.

Këtu mund të përmëndim p.sh.“kontributet”  e Edi Ramës për 50 mijë euro  për një spital në Preshevë , mund të përmëndim  kundërshtimin e Partisë Socialiste për “Rrugën e Kombit”. Mund të përmëndim  gjobën e “Rrugës së Kombit” për shqiptarët e Kosovës që vijnë në Shqipëri si respekt për kontributin e jashtëzakonshmë dhe vendimtar që Kosova ka dhënë historikisht për kombin dhe për Shqipërinë, rrugë e cila nisi kur  po Basha ishte Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, rrugë  si projekt   për bashkimin e shqiptarëve pra për integrimin shqiparo-shqiptar dhe jo për “Open Ballanin” shqiptaroserb e antiKosovë   të Edi Ramës.

Politikani Basha e vlerëson si domosdoshmëri armatosjen e Kosovës për sigurimin e Kosovës , gje e cila është në të mirë edhe të sigurisë gjithkombëtare shqiptare kur ai kërkon 50 milion  euro ndihmë nga Shqipëria për forcimin dhe modernizimin e Kosovës, duke kërkuar që   kjo kërkesë e tija“të mos bjerë në nivelin e ulët të debatit politik” duke pasur kështu parasysh të kaluarën politike por jo vetëm politike por edhe mediatike, sidomos të atyre të cilët paguhen për agjenda antishqiptare dhe  antikKosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat