Projekti i ri i kryeministrit të Kosovës

Opinione

Projekti i ri i kryeministrit të Kosovës

Nga: Milazim Maraj Më: 21 janar 2024 Në ora: 07:01
Milazim Maraj

Para vitit të ri kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një prononcim u deklarua se pas vitit të ri do të hartoj në projekt modern për Asociacionin e Komunave më shumicë serbe. Vetë emri i këtij formulimi është jo real dhe potencialisht i dëmshëm deri në pa pajtim. Si ndodhi që në këto komuna brenda nate serbet të bëhen shumicë në këtë pjesë të Mitrovicës. Ndërsa shqiptarët mbetën pakicë?

Pastaj si u bë që këto komuna pas këtij akti gjenocidi të u lejohet të shpallën Komuna pa asnjë analizë për këto pasoja nga krimi i tyre? Pse organet kompetente në Kosovë në mënyrë krejt të ligjshme dhe të natyrshme nuk e shtruan kurrë çështjen e përzënies së 13.000 shqiptarëve nga Veriu i Mitrovicës, duke i detyruar që të ikin nga shtëpitë e tyre? Pse nuk u arrestuan ata që vranë 8 shqiptarë të pafajshëm duke përfshirë këtu edhe tre fëmijë? Madje edhe shumë të rrahur dhe të plagosur e të gjithë të plaçkitur pa mëshirshëm?

Ju erdhët në pushtet për të korrigjuar vendimet e gabuara të qeverive dhe koalicioneve “antikombëtare” pse tani nuk shtrohet qetë e mirë kjo çështje? Nuk ka asnjë kuptim mbajtja e zgjedhjeve në këto fshatra që quhen Komuna por që janë planifikuar që të jenë bombë e kurdisur ruse dhe serbe në Kosovë e cila kurrë nuk do të pushoj së shpërthyeri. Ky mohim për zgjedhje që u behët shqiptarëve në veri të Mitrovicës është krim ndaj popullit tonë të dëmtuar nga Serbia e tani nga shteti i vet Kosova. Ku merrni forcë morale që serbëve të u lejohet shkarkimi i kryetarëve shqiptarë me peticione para së të u sigurohet shqiptarëve të shpërngulur të marrin pjesë në këto zgjedhje?. Pasi që ende nuk i keni kthyer në shtëpitë dhe pronat e tyre.

Komisioni zgjedhor duhet të hartojë listat dhe të i ftojë për votim të gjithë ata banor të atyre fshatrave të shndërruar në Komuna pas gjenocidit. Nëse nuk keni mundësi të u ndërtohen shtëpitë e djegura nga Oliver Ivanoviq me bandën e tij, që tani ende qëndrojnë në këtë territor; pa u gjykuar dhe pa u dënuar për krimin e bërë në vitin 2000 në prezencë të KFOR-it francez. Organizoni autobus për të bartur votuesit e përzënë shqiptarë nga pjesët tjera të Kosovës në vendvotimet e tyre.

Le të votojnë të shpërngulurit dhe të shihet nëse këto komuna janë apo nuk janë më shumicë serbe. Këtë do të duhej që të bëni në vend që të mbani zi për kriminelet e vrarë në mes veti në veri për qërim hesapesh, të pasurimit të tyre më krime kundër njerëzimit. Nëse do të bëni ndonjë projekt lë të jetë pika e parë kthimi i shqiptarëve të përzënë nga shtëpitë dhe pronat e tyre nga kriminelet serb që kurrë nuk janë përgjigjur as ndëshkuar për krime të tyre, përkundrazi ata janë pasuruar nga pronat dhe pasuritë shqiptare.

Opozita e Kosovës do të duhej të shtrojnë këto çështje në vend që të grindën pa farë koncepti apo kauze, apo të kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Nga se cili do të vijë në pushtet ka këtë obligim për ta kryer dhe për ta kryer këtë obligim sa moral dhe aq obligom shtetëror duhet të vendosni bashkë. Dëmtimi i unitetit kombëtarë në Kosovë është burim i të gjitha fatkeqësive të pas luftës dhe më herët. Deputet e zgjedhur kanë për obligim të mbrojnë interesin kombëtarë të Kosovës dhe jo të luftojnë për të siguruar edhe ndonjë mandat në parlament, apo për të luftuar për pushtet në dëme të shtetit.

Në pushtet apo në parlament keni ardhur më votat e atyre që ju besuan mendon si do të dilni nga këto poste si patriot dhe njerëz që keni mbajtur besën apo si të pa besë dhe të pamerituar për postin që ju dhurua. Histori nuk harron. Nuk është shumë më rëndësi çka do të fitosh sot por për çka do të përgjigjesh nesër. Gjaku dhe djersa e këtij populli që jetoj në flakë të luftërave dhe që na ruajti këtë tokë, këtë kulturë dhe këtë dinjitet do të u vret, një ditë kur nuk mund të korrigjoheni më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat