Qytetarët po ikin!

Opinione

Qytetarët po ikin!

Nga: Mr.Ali Hertica Më: 22 janar 2024 Në ora: 07:10
Mr.Ali Hertica

Megjithatë, kjo burokraci nuk po ia zbeh dëshirën rinisë së Kosovës për t’u larguar ku 49.8% e popullatës së Kosovës ka kërkuar të shkojë në Gjermani.destinacionet kryesore Gjermania,Italia, Hungaria, Franca, Belgjika dhe Suedia. Ndërsa vendet kryesore në të cilat u gjetën të pranishëm qytetarët e Kosovës ishin Gjermania, Austria dhe Franca. Vullnet për t’u larguar nga Kosova, një statistic jap një shifer alarmante  ku 49.8% e qytetarëve të Kosovës. E gjithë kjo është pikërisht mungesa e perspektivës, sundimi nga të fortët e nëntokës kriminale, kriza e vazhdueshme politike, mossundimi i ligjit, monopolet dhe moszhvillimi ekonomik, sistemi arsimor i dështuar, shëndetësia e dështuar, abuzimi masiv i pushtetit në të dyja nivelet e qeverisjes etj., që po i shtyjnë qytetarët të largohen nga Kosova.. për shkaqe ekonomike që iu imponuan nga kasta e brishtë politike dhe hajdutëria politike, që po e fundosin shpresën e armatës së të rinjve të Republikës së Kosovës.

Ata kanë pritur me orë të tëra për të pune për në shtetin e Kroacisë. Këto pritje të gjata tregojnë më së miri rritjen e trendit të ikjes së të rinjve nga Kosova. E gjithë kjo reflekton se mungesa e perspektivës, sundimi nga të fortët e nëntokës kriminale, kriza e vazhdueshme politike, mossundimi i ligjit, monopolet dhe moszhvillimi ekonomik, sistemi arsimor i dështuar, shëndetësia e dështuar, abuzimi masiv i pushtetit në të dyja nivelet e qeverisjes etj., janë faktorët që po i shtyjnë qytetarët të largohen nga Kosova..

Nëse njerëzve u duhet të jetojnë shpesh me më pak se dy euro në ditë dhe nuk kanë perspektivë ekonomike për të jetuar, është e kuptueshme që marrin rrugën drejt një bote më të mirë, mungesa e vendeve të punës dhe humbja e shpresës janë arsyet kryesore që po i shtyjnë të rinjtë të braktisin vendlindjen e tyre për të kërkuar një jetë më të mirë.“Kroacia është shteti për të cilin kanë shprehur interesim më të madh të rinjtë për të shkuar dhe për të punuar, për shkak të procedurave më të lehta.

Raportimet e fundit për ikjen e qytetarëve nga Kosova kanë bërë që deputetë të opozitës dhe disa deputetë të tjerë të partive në pushtet të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Është një situatë alarmante për shtetin e Republikës së Kosovës, sepse bandat plaçkitëse dhe klientela e subjekteve politike e detyruan qytetarin të marrë rrugën e mërgimit, duke rrezikuar çdo gjë që posedon për një jetë më të dinjitetshme dhe kjo kastë politike, e mjeranëve politikë, e shndërruan ëndrrën e qytetarit, kështu që sovrani duhet të marrë hapa drejt stabilitetit të shtetit dhe t’i largojë këta mjeranë të politikës.Krejt kjo ka ndodhur dhe po ndodh për shkak të mosangazhimit të Qeverisë së atëhershme dhe aktuale për stimulimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës për këta qytetarë.

Gjithashtu, këtu kanë luajtur rol edhe mossundimi i ligjit, korrupsioni, kriza ekonomike etj. Do të isha shumë optimist nëse Qeveria do të bënte diçka për këtë problem, por realiteti është se pushtetarët nëpër fushata elektorale po bëjnë premtime vetëm me fjalë, por me vepra asgj.Nëse merren masat për parandalimin e ikjeve të qytetarëve, duke u krijuar kushte të favorshme për jetesë, mendoj se deri në vitin 2025 Kosova do të mbetet me pa 70% të qytetarëve. Mendoj që kjo duhet të jetë shqetësuese për Qeverinë, e jo të bëjnë shaka nëpër media, me fjalë të...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat