A duhet të dënohen me varje në litar ata që e mbytën Lulzim Fejzullahun?

Opinione

A duhet të dënohen me varje në litar ata që e mbytën Lulzim Fejzullahun?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 23 janar 2024 Në ora: 09:00
I ndjeri Lulzim Fejzullahu

Jetim, i “dënuar” të rritet pa prindër, Lulzim Fejzullahu nga Podujeva kishte fatin e keq të mos arrinte ta shijonte jetën. Vetëm 18 vjeç jetoi ngase jetën ia morën dy gangsterë. Mënyra makabre e vrasjes së tij ka tronditur opinionin vendor. Fillimisht e goditën me veturë dhe më pas e sulmuan me mjete të forta në kokë dhe trup. Dy të arrestuarit për vrasjen e Lulzimit, në rrjetet sociale shfaqen me armë, gjë që dëshmon për rrugaçëri, mungesë edukate.

Sipas xhaxhait të Lulzimit sherri kishte ndodhur tek berberi për arsye banale "unë rruhem para teje e jo ti", për t'i zënë rrugën me veturë e pastaj duke e goditur për vdekje Lulzimin.18 vjeçarin nuk e vrau askush tjetër pos shoqërisë, të gjithë neve që kemi ndikuar në krijimin e një shoqërie të dhunshme, gangstere dhe krejtësisht paedukatë. Në një shoqëri ku serialet turke dhe “big brother” kanë shikueshmëri rekord dhe niveli i arsimit radhitet ndër të fundit, çfarë mund të presësh tjetër përveç raste si i Lulzimit.

Dy të mitur, Artiol Abdullahu dhe Eltion Kadriu të arrestuar për vrasjen e Lulzimit ende janë të mitur çka sinjalizon se po rrisim një gjeneratë sa të paditur aq edhe të rrezikshme. Ky popull dhe kjo shoqëri ka nevojë emergjente për edukim të shëndoshë, për emancipim. Gjithashtu edhe ligji duhet të jetë më i rreptë për ata që kryejnë vrasje, pse jo edhe deri aty sa të kërkohet dënim me varje për vrasësit.

Sigurisht se një gjë e tillë do parandalonte vrasjet, bërja e një ligji të tillë kundërshtohet nga BE, ndonëse në ShBA është në fuqi dënimi me vrasje me karrige elektrike apo injeksion. Duket se opinioni publik e mbështet një ligj të tillë, i mbetet politikës të ketë guxim për një ligj të tillë, edhe pse nga disa kundërshtohet, nga shumica mbështetet me arsyetimin se do parandalonte vrasjet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat