Qentë lehin hënën

Opinione

Qentë lehin hënën

Nga: Milazim Maraj Më: 23 janar 2024 Në ora: 20:08
Milazim Maraj

Kjo anekdotë shqiptare mendoj që i përgjigjet për titull kësaj përmbajtje. Mjeku që me uniformën dhe profesionin prezanton humanizmi kur është serb, ky prezanton dhe thërret për luftë, për gjakderdhje dhe okupime. Ai madje krekoset dhe kërkon që të sulmohet Kosova sepse, Serbia ka ushtri të fortë dhe se ka 100.000 ushtarë. Ky farë “mjeku” Dr. Nestoroviq tregon përsëri më krekosje së ushtria serbe është e gatshme të vijë në Kosovë nga se ata kanë qenë edhe më parë atje. Ky i mjerë ka harruar që në Kosovë atëherë shqiptaret ishin të pa armatosur, nuk kishin as ushtri ndërsa ushtria e tij ishin më shumë se 100.000 bashkë me policinë që luftonin kudër familjeve të pa armatosura, kundër popullatës pasive.

Tani edhe ne po ju presim të vinin më at ushtrinë tënde së askush më mirë se ne nuk ju njeh. Ju njohim trimërinë tuaj, qëndrimin tuaj në luftë, ju kemi provuar dhe askënd nuk do ta frikoni, besoj shumë që do të dorëzoni edhe pjesët tjera të tokave shqiptare që i mbani nën okupim. Do të doja që edhe tij Dr. Nestoroviq të jesh bashkë me këtë ushtri që të ua lidhësh plagët dhe të ua rregullosh kufomat. Ky farë mjeku jo humanistët është frymëzuar nga rrethi i tij i spiunazhit rus. Qenka i 14, në listën e spiunëve ”Oktombar Group”. Asgjë më shumë së një qenë që leh hënë dhe përdhos humanizmin mjekësor nuk paraqet. Ndërsa sa për shpërnguljen e shqiptarëve ju përkujtoj, luftëtarët në Koshare shumica kanë ardhur nga perëndimi nga BE dhe SHBA, besoj që Kosharen e shihni në ëndërr. Neve ende i kujtojmë ulërimat dhe lutjet e tyre që të i falim. Humanizmin e këtij mjeku dhe kriminelëve tjerë si ky e përshkruajnë edhe pankartat në hyrje të Srebrenicës, vendit ku ju më këtë ushtrinë tuaj masakruat 8000 qytetarë të pafajshëm, i dogjët të gjallë dhe dhunuat sipas traditës tuaj kriminale dhe jo civilizuese. Atëherë ju kishit armatimin e Jugosllavisë kurse të tjerët ishin më duar thatë. Tani do të duhej ta provoni frymëzimin tuaj që e krijoni më gënjeshtra nga se ju kurrë nuk keni fituar nga ndonjë ushtri. Ajo çka ju u shkruani fëmijëve tuaj është gënjeshtër e kulluar në AASHS. Nëse do të zgjidhej ndonjëherë mis GËNJESHTRA vendin e parë në Serbi do ta zinte Alaksander Vuçiq ndërsa në vendin e parë në Botë do ta zinte Serbia. Asgjë as në histori, as në shkencë, nuk keni të vërtetë për të u krenuar më te, përveç gënjeshtrës. AASHS bazën e krijimtarisë së vet e ka gënjeshtërtën dhe krimet ndaj popullatës pasive. Çdo gjë e shkruar dhe ndërtua nga Serbia është mbi këtë bazë dhe ka këtë përmbajtje.

Presidenti jua gënjeshtarë Aleksander Vuçiq tha qëllimi i armatimit në Serbi është ruajtja e paqes. Ndërsa para dy muajve provoj agresionin në Kosovë i cili i dështoj. Këtë ndoshta “Oktombar Group” në Rusi dhe BIA në Beograd e ka analizuar dhe besoj që e ka parë se nuk ia vlen të provohet përsëri.

Vulin dikur përfaqësues i romëve në Serbi, pastaj i pari në BIA shprehu shovinizmin e vet edhe ky ( një lehje në hënë) së i paska ndaluar këngëtares boshnjake Selma Bajrami bërjen e karrierës në Serbi nga se kjo ka bërë simbolin e shqiponjës në Serbi e kjo po synuaka Shqipërinë e Madhe. Një këngëtare që sigurisht ka origjinë shqiptare. I ndalohet hyrja bërja e karrierës në Serbi. Ndërsa Vuçiq shpreh dëshirën për të ardhur në Kosovë sigurisht për ta lavdëruar Sllobodan Millosheviqin i cili vdiq në burgun e Hagës si kriminel lufte. Ai bënë një krahasim të kthyer prapësht duke e krahasuar simbolin e shqiponjës më “Shqipërinë e Madhe” ndërsa ky më shtetin kriminel ka bërë vetëm në Kosovë 450 masakra ndërsa vetëm në Srebrenicë ka masakruar 8000 qytetarë boshnjak për ta bërë Serbinë e madhe.

Petkoviq ankohet ambasadorit të Britanisë së Madhe për të drejtat e serbëve në Kosovë derisa në Bujanoc, Presheve e Medvegjë Serbia ushtron gjenocid të heshtur dike pasivizuar adresat e shqiptarëve dhe duke u mohuar të drejtat elementare për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat