Lista Serbe të shpallet anti-kushtetuese dhe të mos financohet nga shteti

Opinione

Lista Serbe të shpallet anti-kushtetuese dhe të mos financohet nga shteti

Nga: Faton Mehmeti Më: 24 janar 2024 Në ora: 11:28
Autori Faton Mehmeti

Në vitin 2019, nënkryetari i VV, Besnik Bislimi pati deklaruar se "Ne nuk do të lejojmë që me buxhetin tonë të vijnë njerëz apo grupe të cilat punojnë për të shkatërruar shtetin e vet", duke iu referuar Listës Serbe, e cila edhe sot e kësaj dite nuk njeh Kosovën.

Deklarata e z. Bislimi tani mund të peshojë më shumë në kohën kur po kërkohet që Lista Serbe të mos financohet nga shteti. Pikërisht, para pak ditësh KQZ ka ndarë mjetet për subjektet politike në kuvend, me Listën Serbe që ia ka ndarë për 360 mijë euro.

Rasti në Banjë është i fundit nga ku Lista Serbe nuk është distancuar nga ata që sabotojnë shtetin e të cilin ajo nuk e njeh, këto janë arsye të mjaftueshme që të iniciohet shpallja e këtij subjekti politik si anti-kushtuetues, duke i hapur rrugë mos financimit të atyre që me paratë e Kosovës bëjnë propagandë ndaj saj.

Një hap i tillë do të ishte hapi i parë i drejtë për të mbushur mend të gjithë ata që veprojnë në Kosovë e që kanë synime armiqësore ndaj saj, kushdo që vepron në vendin tonë duhet t'i përmbahet kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Nënkryetari i tyre ka qenë krye-terroristi Milan Radoiciq, i cili vetëm zyrtarisht nuk e ushtron funksionin, pas ai e kontrollon atë dhe vendimet e saj. Takimet e tija me deputetë të Listës Serbe vazhdojnë, çka dëshmon më së miri se kush është në të vërtetë Lista Serbe.

Është e nevojshme të ndërmerren masa ndaj tyre që do të shërbente edhe për të tjerët, tolerimet e tilla janë të rrezikshme çka prodhojnë situata si rasti në Banjë.

Prandaj, nuk ka Kosova para me shpërnda ndaj atyre që ditë e natë punojnë kundër saj.

Lista Serbe është vegël e Vuçiqit dhe Radojçiqit kundër Kosovës dhe territorit të saj.

Të iniciohet shpallja e saj anti-kushtetuese, sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat