Populli kundër shtetit, apo shteti dhe pushteti kundër popullit?!

Opinione

Populli kundër shtetit, apo shteti dhe pushteti kundër popullit?!

Nga: Agron Shabani Më: 28 janar 2024 Në ora: 20:24
Autori Agron Shabani

Së këndejmi, duke i njohur relativisht mirë "vlerat, potencialet, kapacitetet, narrativat, agjendat, idealet dhe vizionet e larta shtetërore dhe nacionale" të pushteteve (qeverive) të Prishtinës dhe Tiranës, së bashku me "potencialet ose kapacitetet e larta ushtarake, industriale, teknologjike, tregtare, finansiare, ekonomike dhe të tjera të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe strukturën (substancën) organike, biogjetenike, familjare ( gjenealogjike), fetare, kulturore, ideologjike, semantike etj...të BE-së dhe SHBA-së: Personalisht jam tepër skeptik për sa i përket dashamirësisë dhe sinqeritetit optimal ose maksimal të Brukselit dhe Uashingtonit-ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Ndonëse, sipas pedagogut, filozofit ose mendimtari të shquar anglez (Bertrand Rasell): Duhet të keni shumë kujdes nëse lexoni libra ose vepra të ndryshme mbi luftën, politikën, shëndetin, medicinën dhe religjionin...Sepse, mund të vdisni vet, si dhe t'i vrisni të tjerët, vetëm për një gabim të vogël shtypi, nëse nuk i keni lexuar kuptuar ato sa duhet dhe si duhet.

Në të kundërtën, shtetet dhe pushtetet e ndryshme sipas Hobsit dhe Volterit, gjithnjë të kenë edhe barinj, edhe dele, edhe kasapë.

Aristoteli thotë: "Së pari, duhet të kini (keni) një qëllim ose objektivë të qartë, së dyti, duhet t'i gjeni ose zbuloni mjetet për të arritur qëllimin që i justifikon mjetet, dhe së treti, duhet t'i përshtatni mjetet me qëllimet tuaja."

Ndaj, "nëse faktët dhe realitetët, nuk përputhën (përshtatën) me qëllimet, idealet dhe vizionet tuaja, atëherë ndryshoni mjetët (instrumentët) dhe faktët." (Friedrich Nietzsche)

Kosovës, Shqipërisë dhe shqiptarëve, mbi të gjithat, iu duhen shteti dhe pushtet ligjor, sovran, integral, institucional, funksional, konstitucional dhe demokratik, e jo liderët-shteti, shtetet-parti ose partitë-shtet.

Realivizimi, partikularizimi, partitizimi, instrumentalizimi, privatizimi, lokalizimi, provincializimi, komercializimi ose monopolizimi i moralit, politikës, diplomacisë, ushtrisë, policisë, inteligjencës dhe organeve ose mekanizmave tjera të shtetit dhe pushtetit me format ose metodat e njohura partiake, tribale, klanore, grupore, farefisnore, rajonale, krahinore, politike, par apolitike dhe të tjera, është makiavelizëm politik ose "moral makiavelistë".

U mor vesh se tre-katër të të ashtuquajtur kryeministra shqiptar në rajon (Edvin Rama, Albin Kurtit, Talall Xhaferi etj.) -nuk e ndryshojnë dot gjendjen e rëndë dhe alarmante të shqiptarëve në Ballkan. E sidomos Kiro Gligorovët, Vasil Tupurkovskët, Llatinka Perovickat, apo Raif Dizdareviqët e ndryshëm shqip folës në pozita ose pozicione të larta politike, partiake, shtetërore, qeveritare ose parlamentare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut etj.

Kosova pa falë tokë, resurse dhe pasuri enorme për t´u pranuar ose inkuadruar në BE-s, NATO, OKB- s etj.

Dhe, ky është një lajmi i keq.

Kosova i ka të paraburgosur ne Den Hage, dalezotesit, komandantet ose çlirimtaret e saj.

Kosova është shtet i lindur (krijuar) nga lufta dhe sakrificat e njohura biblike, heroike dhe titanike të djemve dhe vashave me të mira të kombit, nën emblemën e lavdishme të UÇK-së dhe luftës së njohur për liri.

Pa i harruar kurrë lëvizjet ose përpjekjet e njohura liridashëse, shtet-formuese dhe patriotike të Dr. Rugovës, Adem Demaçit dhe kolosëve të tjerë shqiptarë.

Në të kundërten, "ngrënja ose mohimi i fjalëve dhe premtimëve të mia, nuk me ka shkaktuar kurrë mostretje ose probleme të ndryshme të ngërçit ose kapësllëkut në stomak, por vetëm skuqje ose një zjarmi të padurueshme në fytyrë."( Vinston Çurçill)

Se këndejmi, çelësi ose formula kryesore e artit të luftës, politikës së lartë ose diplomacisë, sipas politologjisë ose shkencave politike, qëndron në faktin se si t'i fshehim ose ruajmë sekretët e larta shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, strategjike dhe të tjera.

Aty i kemi edhe gjeopolitikën ose interesat e ndryshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike, politikën nacionaliste, populliste, politikë strategjike, globale, interaktive dhe kështu me radhë-përballë metapolitikës ose diskursit dhe narrativit të njohur perëndimorë, të bazuar ose mbështetur në "metafizikën e moralit", respektivisht në horizontin ose universin e njohur shkencor, humanist dhe metafizik, "etikën protestante" ose" doktrinën kristianiste" etj.

Në të kundërtën, nuk i nderojnë dhe lartësojnë titujt, reklamat, fama, popullariteti ose epitetet e ndryshme individin dhe kolektivitetin, por janë individi dhe kolektiviteti, ata ose ato që me shembujt ose veprimet e tyre konkrete, praktike; teorike, sublime dhe relevante i nderojnë, lartësojnë, konfirmojnë dhe justifikojnë besimin, kredibilitetin, titujt ose epitetet e ndryshme.

"Levizni vet, para se të lëvizni botën....Ndryshoni vet, para se t'i ndryshoni të tjerët.", do thoshte dikur Sokrati.

Çurçilli tha dikur se: "në luftë mund të vritesh ose të vdesësh njëherë, ndërsa në politikë dhe diplomaci shumë herë."

Apo, "vendosni dorën dhe këmbën tuaj mbi furrë, ose në zjarrin e luftës, vetëm një minutë, dhe do iu dukët minuta sa një shekull ose dekadë, ndërsa nëse uleni dhe pushoni pranë një pishine, hoteli, foteleje ose fontane të bukur dikund në Londër, Romë, Vjenë, Zagreb, Berlin, Paris, Uashington, Prishtinë ose Tiranë, vetëm një orë, do iu duket ora sa një minutë ose sekondë.

Hapësira jonë jetësore ose gjeografike, tkurrën ose zgjerohen në përpjesëtim me intelektin (inteligjencën), edukatën, kulturën, profesionalizmin, guximin, vetëmohim, heroizmin, sakrificën, forcën ose fuqinë tonë politike, ushtarake, financiare, ekonomike, industriale, teknologjike etj...E jo duke ikur ose emigruar në mënyrë enorme ose masive nga Kosova, Shqipëria dhe trevat tjera shqiptare. Në "akuariumin e madh" të BE-s, peshqit e vegjël janë ushqim peshkaqejsh ose peshqve te mëdhenj. Apo....!?

Kosova është një shtet i ri në arenën botërore ose ndërkombtare....

Ndonëse, e rritur, mirëmbajtur, garantuar dhe afirmuar nga SHBA-s, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca, Austria, Japonia, Turqia dhe vendet tjera (mike dhe aleate) të cilat Kosovës dhe shqiptarëve, po u kërkojnë kompromise dhe koncesione të vazhdueshme ndaj Serbisë! (Kuptohet nëse e duan BE-s, NATO-n, OKB- s etj.)

Jemi në rrezik, apo...?!

Shqiptarët e Kosovës në koordinim (konsultim) dhe harmoni të plotë me shtetet me të fuqishme dhe më përparimtare të globit: Me 17. O2. 2OO8, e shpallën pavarësinë shtetërore, nacionale dhe politike të Kosovës të cilën e njohu, fuqizoi dhe legjitimoi edhe Gjykata Ndërkombëtare (GJND).

Kaq vlen për të lexuar, menduar, logjikuar, reflektuar, interferuar dhe kuptuar Kosova dhe shqiptarët. E sidomos lidershipi i tyre.

E kundërta e saj, pashmangshëm të çon në hilozoizëm ose në "instanca të larta" abstrakte, imagjinare ose fiktive, ku liderët ose politikanët e ndryshëm shqiptar(kosovar) ngjajnë shpesh në Zotin ose Zeusin që kanë lindur para popullit e para shtetit dhe janë të pavdekshëm ose absolut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat