Jo profesionalizmi në mjetet e informimit, problem akut për shoqërinë e Kosovës

Opinione

Jo profesionalizmi në mjetet e informimit, problem akut për shoqërinë e Kosovës

Nga: Ismail Muçiqi Më: 30 janar 2024 Në ora: 21:59
Ismail Muçiqi

Sektori i informimit në Kosovë po vuan nga problemet më të ndryshme të cilat më shumë po i krijojnë dëme qytetarëve dhe institucioneve sesa po arrijnë ta krijojë misionin e tyre informativ. Hapja e mediumeve private televizive e portaleve të ndryshme pa u respektuar kriteret dhe normat e etikës profesionale, të shkollimit adekuat të, gazetarëve dhe të producentëve janë probleme akute të cilat po e rëndojnë opinionin e gjerë. Me këto dukuri qytetarët po ballafaqohen në mënyrë permanente duke u përballur me debate politike me të ashtuquajtur “analistë”, opinionist e qka jo tjetër të cilët  më së paku i përkasin gazetarisë profesionale.

Mjerisht këto mediume të cilat dolën si kërpudhat pas të cilave qëndrojnë individ biznesmen të cilët u pasuruan përmes formave më të ndryshme tani kanë instaluar moderator dhe ekipe gazetareske të cilët kauzë primare e kanë interesin financiarë personal e jo informimin profesional të qytetarëve të Kosovës.

Qytetarët e Kosovës në vazhdimësi po malltretohen nga debatet primitive të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me interesin e qytetarëve përkundrazi. Mjerisht disa udhëheqës të televizioneve private të ashtuquajtur moderator janë nxitësit kryesorë që po e përqajnë skenën politike dhe po krijojnë neveri tek qytetarët.

Opinioni vendor ka vite që përmes ekraneve të këtyre televizioneve nuk ka parë ndonjë emision të karakterit edukativ, që kishte ndikuar pozitivisht në raportet ndër njerëzorë, rezultatet pozitive të ndonjë ndërmarrje apo ndonjë inovacion që i duhet zhvillimit ekonomik të vendit. Është e dhimbshme për Kosovën në kohën në të cilët po jetojmë të malltretohen qytetarët me muaj dhe vite nga politika redaktuese pa asnjë vlerë të cilën e sajojnë të ashtuquajturit redaktorë (moderatorë) të cilët nuk kanë biografi jashtë familjes së tyre. Këtë më së miri po ilustrohet përmes gjuhës dhe komunikimit primitiv të atyre të cilët në vazhdimësi po e helmojnë opinionin.

Se gjendja në mjetet e informimit është larg kërkesave dhe nevojave të opinionit nuk donë koment. Individët të cilët po bëjnë “analiza” për situatën politike në vend dhe më gjerë në vazhdimësi po ja huqin, duke i fajësuar rivalët politikë, shihet se nuk kanë as njohuri minimale për tu marrur me analiza politike apo çfarëdo qofshin ato.

Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë nevojë për tema relaksuese, për emisione me tema edukative, për kultivimin e raporteve ndër njerëzore, për projekte të reja zhvillimore të cilat i ndihmojnë vendit të zhvillohet dhe integrohet në proceset tregtare, ekonomike të cilat janë standarde që i kërkon tregu dhe ekonomia globale. Shoqërinë kosovare po e atakojnë dukuritë dhe mendësia primitive e grupeve dhe klasave pa integritet të cilëve u mungon vetëdija dhe morali njerëzorë për ti avancuar proceset demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat