Janari i përgjakshëm

Opinione

Janari i përgjakshëm

Nga: Milazim Maraj Më: 31 janar 2024 Në ora: 07:04
Milazim Maraj

Me rastin e 32 vjetorit të rënies së tre dëshmorëve të shkollës shqipe në Uçë.

tre dekada nga sulmi serb ndaj shkollës shqipe në Uçë. Ngjarja jo vetëm që dukët e freskët por është e shoqëruar me më shumë dhimbje për të rënët tonë. Kjo ditë shënon një luftë të pa barabartë në mes të civilizimit evropian modern shqiptarë dhe një gjenocidi serb me traditë shekullore kriminele. Një gjenocid i përkrahur në heshtje apo me reagime të ngathëta nga BE. Krimi hynë në dekadën e katër pa u dënua dhe nëse kaq kohë kaloj pa dënim imponohet pyetja, a ka kuptim dënimi i vonuar? apo duhet të kënaqim viktimat me një dënim më mirë vonë se hiq?. Kriminelet që shkaktuan këtë tragjedi ende ndjehen të pa fajshëm. •.Të pa fajshëm për tentim kidnapimin e nxënësve të shkollës, që po shkonin në shkollë. Në shtëpinë shkollë pasi që u ishte ndaluar shkollimi në shkollën që e kishin ndërtuar dikur prindërit e tyre. Kriminelet që ndjehen të pafajshëm janë:

Dragolub Dubiq nga Llukavci i thatë Komuna Istog.

Vllastimir Petkoviq nga fshati Zhakovë. Komuna Istog.

Zhivoin Shllaniq nga fshati Cerkolez. Komuna Istog. Këta kriminel (kolon) të ardhur në fshatrat fqinjë të Uçës nuk ndjehen fajtor sepse nuk ka ndjenja njerëzore. Tradita e tyre është krimi ndaj njerëzimit. Por është edhe amnistia e krimeve të tyre e të paraardhësve të kriminel ndaj popullit shqiptarë të pafajshëm. Për këtë krim nuk ndjehet fajtor as Komandanti i tyre në nënstacionin e policisë Rakosh, Zharko Zariq nga fshati Lubozhdë i cili komandoj këtë krim.

•. Të pa fajshëm kriminelet, që vranë tre prindër që po mundohen të i shpëtojnë fëmijët që po dilnin të qetë nga shtëpitë e tyre shkolla.

Këtë ditë para tytave këtyre kriminelëve që nuk ndjehen fajtor ranë; dëshmorët: 1. Muharrem Osman Hysenaj, 2. Bajram .Sadik Hoxhaj ,ndërsa 3. Hasan Ejup Hysenaj kishte mbetur i gjallë. Askush më të drejt, nuk e besonte shpëtimin e tij, të gjithë familjaret dyshonin në vdekjen e tij më mundime nga milicët apo mjeket serb. Dikush nga familjaret tha më mirë të vdiste menjëherë. Hasani ekzekutohet nga milicia serbe, kolegë të këtyre policëve kriminel dhe mjek serb në rrugën Mitrovicë- Nish, 17 ditë më vonë, kishim një informatë të shkurtër; “nga spitali i Mitrovicës që Hasani nga spitali i Mitrovicës kishte dal në gjendje stabile”.

•. Të pa fajshëm ndjehen dhe të pa turpshëm ndjehen që plaguan pa kurrfarë arsye:

1. Azllan Ejup Hysenaj

2.Imer Hasan Hysenaj këta ishin në fshatin e tyre, pranë shtëpive të tyre, të pafajshëm që ndihmuan nxënësit sipas traditës për të mbrojtur pragun e shtëpisë vet me duar thatë. Ata arrestuan edhe Agim Hoxhën pjesëtarë të këtyre familjeve si pengë për të dalë nga fshati edhe pse ishin të blinduar. Këta kriminel dhe shteti i tyre kriminel nuk ndjehen fajtor as për rrahjen masive e udhëtarëve që po kalonin rrugës Pejë- Mitrovicë dhe anasjelltas. Ata nuk e kishin idenë çka kishte ndodhur atë ditë në Uçë. Kjo skenë mua dhe të gjithë atyre që e panë nuk u shlyhet nga kujtesa, kjo ngjarje masakër që po ndodhte atë ditë në Fshatin Uçë dhe Rakosh. Autoblinda e këtyre kriminelëve ishte rrethuar nga qytetarë civil burra dhe gra ndërsa kriminelët qëndronin brenda më tytat e armëve të tyre të nxjerra jashtë. Atë ditë ishim dëshmitarë si u munduan të maskojnë krimin kur dikush i kishte lajmëruar së Dr. Zekria Cana bashkë me disa gazetarë të huaj ishin nisë nga Prishtina për në Rakosh. Ata ikën, por viktimat dhe pellgjet e gjakut shqiptarë mbetën aty dhe ato nuk po tretën as sot. Këto do të mbetën këtu në Uçë, në Rakosh dhe terë Komunën e Istogut dhe Kosovës. Këtu do të mbetën për të ndriçuar kujtesën shqiptare për ndonjë miqësi aksidentale më serbet në shekujt e ardhshëm. Këto pellgje gjaku janë këtu për të trokitur në ndërgjegjen e çdo mësuesi shqiptarë gjatë edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja shqiptare. Të i përgatisin, edukojnë dhe arsimojnë për vitet e ardhshme, që të jenë pasardhës të denjë të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, të jenë të edukuar me humanizmin e Nënës Tereze dhe të vizitaojnë për çdo vit këtë përmendore dhe përmendoret e dëshmorëve të Uçës, Bajram Gashit, Ramë Alisë, Col Bajraktarit. Të mos harrojnë edhe masakrën e familjes Salihaj nga Shushica që u masakruan pikërisht që kishin hap shkollën në shtëpinë e tyre. Të mos harrojnë historinë e vet, që ajo të mos u përsëritët.

31.1.2024- Vrellë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat