Përpjekjet kundër okupimit serb me aktivitete vepruese legale në Komunën e Vitisë, në formimin e institucioneve të RK-së

Opinione

Përpjekjet kundër okupimit serb me aktivitete vepruese legale në Komunën e Vitisë, në formimin e institucioneve të RK-së

Nga: Sami Arifi Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 12:45
Sami Arifi

„Këshilli Komunal i Finansim“ të Komunës së Vitisë u themeluar më: 22.04.1992 në përbërje të „Këshillit“ si vijon: Zaim Zejnullahu, ekonomist i diplomuar-kryetar, Hamit Salihu, inxhinjer i diplomuar-nënkryetar, Imri Neziri, ekonomist i diplomuar-anëtar, Njazi Miftari, jurist i diplomuar-anëtar, Mexhid Aliu, ekonomist i diplomuar-anëtar, Kadri Murati, ekonomist i diplomuar-anëtar, Abdullah Imeri, profesor i kimisë-anëtar, Gani Alidema, arsimtar-anëtar, Fevzi Mehmeti, ekonomist i diplomuar-anëtar dhe Kristë Ramaj, jurist i diplomuar-anëtar.

Në këtë përbërje “Këshillit Komunal i Finansimit” ka punuar pandërprerje me përjashtim të anëtarit, Kristë Ramajt, i cili për shkaqe të ndryshme nuk kishte prezentuar në asnjë takim të “Këshillit Financues”. Në janar të vitit 1994, për shkaqe ekzistenciale të familjeve të tyre, nga “Këshilli” ishin tërhequr Mexhid Aliu dhe Kadri Murati, derisa në vendin e tyre u plotësuan me anëtarët e emruar, Qahil Imeri, ekonomist i diplomuar dhe Zaim Lubishtani, ekonomist i diplomuar. Ndryshime tjera në këtë periudhë në KKF (Këshillit Komunal Financuse) nuk ka pasur.

Anëtarët e Këshillit Komunal të Finansimit të zgjedhur nga mbledhjen e Këshillit Koordinues të Partive Politike të mbajtur më: 02 maj 1996 në Budrikë në shkollën fillore, ata ishin në përbërje të konstituimi të “Këshillit” të bërë më: 22 maj 1996, në zyrën e KKF në Viti me përbërje:

Zaim Zejnullahu-kryetar, Hamit Salihu-nënkryetar, Njazi Miftari-sekretar, Imri Neziri anëtar, Halil Musliu-anëtar, Daut Xhemajli-anëtar, Shyqeri Gjinolli-anëtar, Abdullah Hoxha-anëtar, ndërsa anëtarin e PSHDK-së, emrin e tij, kjo parti, nuk e ka dërguar fare.

Me propozimin e partive politike aty kah fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit të vitit 1996 “Këshilli Financues Komunal” u bë me përbërje të kësaj kryesie:

Daut Xhemajli-kryetar, Bajram Jahiri-nënkryetar, Drane Simoni-sekretare, Njazi Jakupi-anëtar, Ismet Haxhiu-anëtar, Elmaz Bajrami-anëtar, Reshat Azizi-anëtar, Shyqeri Gjinolli-anëtar, pas një periudhe janë emruar Remzi Frangu-anëtar, Reshat Halabaku-anëtar dhe Fevzi Mehmeti-anëtar. Punëtor shërbyes në këtë “Këshill” punuan: Ukshin Ukshini-arkatar dhe Emrush Azizi-kontabilist, mund të ketë qenë edhe dikush tjetër sepse mund të jenë informimet jo të plota, ju kërkoj mirëkuptim.

Nga Vinexi pëfaqësues në kryesi të Sindikates së Pavarur në nivel komunal ishte Hamit Salihu, i cili, nga Vinexi ishte edhe përfaqësues në SPMK (Sindikaten e Pavarur të Metalistëve të Kosovës).

Nga QAMO "Boro e Ramizi", tashmë "Kuvendi i Lezhës", në Sindikatën e Pavarur të Kosovës në kryesinë e Komunës së Vitisë për çështje të arsimit ishin: Bajram Jahiri-kryetar, Sami Arifi-anëtar, Fatmir Hetemi-anëtar, ndërsa delegat përfaqësues nga Komuna e Vitisë në Kuvendin Qendëror në SPK-së ishte Adem Murati, Sami Arifi ishte edhe anëtar i kryesisë SPK-së të shkollës së Gjmnazit të QAMO-së "Boro e Ramizi" tashmë “Kuvendi i Lezhës" në Viti.

Në kryesi të SPK-së Komunës së Vitisë ishte edhe nga një përfaqësues i shkollave fillore të kësaj Komune, por që emrat e tyre nuk kam mundur me i identifikuar...

Në Komunën e Vitisë një punë mjaft e madhe u bë në Pajtimin e Gjaçeve me veprimtarë të pandalëshëm me: Hajriz Mjakun, Kadrush Nezirin, Refik Halilin, Fehmi Zeqirin e të tjerë, ku shpeshëherë merrnin pjesë për t’iu ndihmuar veprimtarë të përkushtuar nga Qendra e organizimeve në krye me Akademikun Anton Çetën, Dr. Hoxhë Idriz Kokrrukun, Dr. Dom Lush Gjergji, gjithashtu ishte i pandalëshëm në këtë veprimtari kombëtare edhe ish i burgosuri politik, Nysret Hajdari-Fitim Fitimi, nga Tërpeza e Vitisë, por që ai jetonte në Prishtinë. Radhët e gjata për Pajtimin e gjaçeve i plotësonte rinia vitiase për komunën e Vitisë si: Sokol Haliti, Nevrie Bislimi, Ekrem Qerimi e përplot veprimtarë të rinj vitias që janë të shumtë t’i numrojë me emra...

Për të zbutur varfërinë e popullit shqiptar që kishte krijuar okupatori serbo-sllav u inicua formimi i Shoqatesës Humanitare Bëmirëse në Kosovë (SHHB) “Nëna Tereze”, pra, edhe në Viti me emrin e kësaj bije të madhe shqipëtare humanistës dhe nobeliste me vlera e afirmuar ndërkombëtarisht...

Kështu më: 08.07.1990 në Kabash u formua “Këshilli Inicues” i kësaj Shoqate me emrin SHHB e Kosovës “Nëna Terezë”- dega në Viti.

Në Komunën e Vitisë ishin themeluar disa nëndegë si në: Kabash, Binçë, Ramjan, Skifteraj, Stubullë e të tjera. Shoqata qendrore ishte në Viti me krytarin Dr. Feti Hetemi i cili ka qenë aktivist deri në vdekjen e tij, ndërsa anëtar i kryesisë qendrore, dhe i deleguar për Anamoravë ishte Sebastian Nuiqi nga Kabashi. “Këshilli Inicues” zgjedhet i përbër prej 11 anëtarve: Dr. Feti Hetemi, internist dhe neofrolog-Mogillë, Don. Rok Gjonleshaj famullitar në Stubëll të Epërme, Hilmi Azemi, sekretar shkolle-Sllatinë e Epërme, Ekrem Pira, Jurist-ish gjyqëtar-Pozharan, Palush Toma–Kabash, Njazi Miftari, Jurist-Viti, Ajet Sallahu, Jurist-Kabash, Musa Ademi, Hoxhë-Smirë, Marjan Ukaj, arsimtar-Stubëll e Epërme, David Gegaj, tregëtar-Binçë, M.Violet Kolaj, motër nderi në famullin e Binçës.

Shoqata fillon punën me nëntë (9) nëndegë, më vonë vepron për t’i shtrirë nëndegët në secilin fshat të Komunë së Vitisë. Më: 07.09.1990 Shoqata mbajti Kuvendit e vetë të pare në Kishën Katolike në Kabash në pranin e 101 delegatve dhe shumë qytetarëve të Komunës së Vitisë, si dhe numër të madh të mysafirve nga e tërë Kosova e diaspora, poashtu ishin prezent edhe udhëheqës e aktivistë të Shoqatës të Qendrës nga Prishtina si:➢ Don. Lush Gjergji, ➢ Fatmir Fehmiu, ➢Engjëll Sedaj, ➢ Franglin Sedaj, ➢ Jak Mita e të tjerë.

Kuvendi zgjodhi me aklamacion Kryesinë e Degës të gjithë anëtarët e “Këshillit Inicues”, ndërsa më: 09.09.1990 në lokalet e Famullisë në Binçë, sipas rregullores nga radhët e veta me shumicë votash (vetëm një vote kundër) zgjodhi udhëheqësinë e kryesisë së Shoqatës:

Dr. Feti Hetemi-kryetar, Don.Rok Gjonlleshaj-nënkryetar i parë, Ekrem Pira-nënkryetar i dytë dhe Palush Toma-sekretar. Me mbajtjen e Kuvendit aktiviteti i Shoqatës u shtue edhe me më shumë anëtar, kështu që rrjeti i Shoqatë u zgjerua në 17 nëndegë, pastaj në 26 e më vonë në 33 nëndegë dhe së fundi arriti, në vitin 1999, me 39 nëndegë.

Në kuadër të aktiviteteve në shërbimë të çështjes kombëtare në Shkollën fillore atëherë „Liria“, tashmë mbanë emrin e dëshmorit të kombit, „Njazi Rexhepi“, në Sllatinë të Epërme u formuar „Shoqata për Këthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Kosova“ në përbërje të kësaj Shoqate në kryesi u zgjodhën: Adem Murati-kryetar, Hilmi Azemi-sekretar, ndërsa anëtarë të kryesisë ishin: Fadil Ramadani, Daut Azemi e të tjerë..., si nikoqir i fshatit dhe anëtar i këtij Këshilli Koordinues të Shoqatës u caktua që mbledhjen ta udhëhiqte Sami Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat