Tregu i Prishtinës, turpi i Prishtinës!

Opinione

Tregu i Prishtinës, turpi i Prishtinës!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 20:46
Ismail Muqiqi

Qytetarët e Prishtinës që nga pas lufta po ballafaqohen me tregun e vjetër të qytetit i cili përpos që nuk i përmbush kërkesat e përditëshme të qytetarëve ai paraqet rrezik permanent për përhapjen e sëmundjeve dhe viruseve të ndryshme. Ky mjerim nuk u bëri përshtypje ish kryetarëve dhe qeverive të pushtetit lokal të Komunës së Prishtinës të cilët asnjëherë nuk u morrën me këtë problem kronikë e tani akut dhe shumë dimensional për kryeqytetin. Për gjendjen e këtij tregu i cili tregon mjerimin dhe fytyrën e vërtetë të papërgjegjësisë të institucioneve të komunës nuk done koment.

Gjatë ditës me qindra mija qytetarë frekfentojnë në këtë tregë për tu furnizuar me artikuj të nevojshëm ushqimorë dhe gjësende tjera. Gjendja higjenike e këtij lokacioni është shqetësuese dhe paraqet rrezikë permanent për përhapjen e ndonjë semundje me pasoja katastrofale. Edhe pse kemi shkruar disa here për këtë problem faji mbetet jetimë. Komuna e Prishtinës e fajëson agjensionin e privatizimit dhe anasjelltas.

Problem akut me të cilën po përballen qytetarët e Prishtinës është edhe rreziku nga qentë endacak të cilët kanë vërshuar qytetin. Se me të vërtetë kjo plejad e zyrtarëve të cilët udhëheqin me institucionet lokale apo qendrore është jashtë rrjedhave të jetës së përditëshme, e pamë para 1 muaji kur sekretari Britanik i punëve të jashtme David Cameron vizitoi Prishtinën, ku në ceremoninë e pritjes para Parlamentit dhe Qeverisë ulëronin qentë endacak duke i dhënë imazh shumë negativ atmosferes zyrtare të kësaj pritje. Duhet theksuar se qentë endacak që po sillen me muaj dhe vite në Prishtinë disa here i sulmuan qytetarët duke i kafshuar dhe rrezikuar jetën e tyre. Shtrohet pyetja?

Për qfarë projektesh kapitale mund të presin qytetarët derisa Komuna e Prishtinës në krye me Përparim Ramën nuk janë në gjendje të ndërtojnë tregun për nevojat e përditëshme të qytetarëve. Shtrohet pyetja? Për qfarë qyteti metropolian u premtoj qytetarëve të Prishtinës, Shpend Ahmeti, Përparim Rama të cilët nuk arritën ti largojnë qentë endacak nga kryeqyteti të cilët përpos që po e rrezikojnë jetën e qytetarëve po krijojnë imazh dhe po e pasqyrojnë gjendjen e mjerueshme nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës Prishtinës.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat