Këlyshi i Millosheviçit nuk e lëshon asnjë rast pa thënë çdo lloj të zeze ndaj Kosovës

Opinione

Këlyshi i Millosheviçit nuk e lëshon asnjë rast pa thënë çdo lloj të zeze ndaj Kosovës

Nga: Rexhep Elezaj Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 11:45
Rexhep Elezaj

Sa herë që i dëgjoj nga kureshtja konferencat me gazetarë të presidentit fashist të Serbisë, A. Vuçiq, njëjtë siç ishte edhe kjo e djeshmja në Beograd, më kaplon një ndjenjë e inatit, ironisë, mllefit dhe sikletit shpirtëror, për shkakun, sepse çdo fjalë dhe fjali e thënë nga ai është një shpifje dhe rrenë ordinere mbi gjendjen e serbëve në Kosovë, pra janë fraza plotë urrejtje të cilat ai i përsëritë qe dhjetë vite rresht prej një armiku të përbetuar i kombit shqiptar.

Kjo për faktin, ngase brenda egos së tij prej një çetniku radikal dhe serbomadh ushqen urrejtje patologjike kundër shqiptarëve, dhe ky këlysh i S. Millosheviçit nuk e lëshon asnjë rast pa shpifur dhe thënë çdo lloj të zeze dhe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve..!?

Se është kështu, këtë e dëshmon ajo çfarë tha ai dje në konferencën e tij me gazetarë në Beograd;

- Se “ndalimi i dinarit serb në Kosovë, na qenka një akt kriminal i regjimit të A. Kurtit në Prishtinë, vendim të cilin ai nuk mund ta zbatojë kurrë në “krahinën jugore të Serbisë, Kosovë dhe Metohi”, ngase është shteti serb ai i cili nuk do t’i lenë të vetmuar asnjëherë serbët të cilët jetojnë në trojet e tyre shekullore, në shtetin e tyre, i cili ka vite që ua paguan rregullisht rrogat, pensionet dhe ndihmat tjera sociale, një veprim ky strategjik i Serbisë për mos shpërnguljen e tyre nga Kosova...”,

- Se, “është A. Kurti, ai i cili qëkur e ka marrë pushtetin në Prishtinë po ushtron terror ndaj serbëve, me qëllim që t’i detyrojë ata të shpërngulën nga Kosova dhe Metohija, sepse ai na qenka shkaktari kryesor i trazirave dhe tensioneve në veri, dhe se ai, AK pa përkrahjen e faktorëve të fuqishëm ndërkombëtarë nuk do guxonte të ndërmarr asnjë akt kundër popullatës serbe në veri, ndaj për sjelljet e tij “kriminale” (zločinaćke) unë kam përgatitë një letër të cilën të hënën do ua dërgoj të gjitha vendeve të BE-së, atyre perëndimore, Rusisë, Kinës si dhe të gjitha shteteve anëtare të KS të OKB-së etj., letër e cila për mua ishte ndër më të vështirat që kur gjendem në postin e presidentit, ku kam folur për shqetësimin tonë për gjendjen e vështirë të serbëve në Kosovë dhe Metohi, si dhe për shkeljen e të drejtës ndërkombëtare, kur bëhet fjalë sidomos për shpalljen e pavarësisë së njëanshme të shqiptarëve në vitin 2008”..!?

- Se, “sot forcat policore të A. Kurtit kanë ndërhyrë brutalisht në çdo enklavë serbe në Kosovë, duke mbyllur barnatore dhe shtëpi shëndeti, dhe se vendimin për ndalesën e dinarit serb nuk e ka marrë BQK-së, por vetë A. Kurti, dhe kjo është goditja më e rënd që ai ka bërë ndaj serbëve në Kosovë dhe Metohi, me qëllim të dëbimit të tyre nga vatrat shekullore. Në komunën e Pejës numri i serbëve është 650, nga të cilët 192 janë të punësuar në sektorin publik, në komunën e Istogut janë të punësuar 90 serbë, në shtëpinë e shëndetit punojnë 44, ndërsa në këtë regjion jetojnë 540 serbë. Në Klinë janë të punësuar 62 serbë në administratën lokale, ndërsa këtu jetojnë 120 serbë. Pra, këta serbë nuk do kishin pasur shans për t’u kthyer dhe jetuar në vatrat e tyre shekullore në Kosovë e Metohi, sikur të mos u ndihmonte shteti i Serbisë financiarisht. Në Osojan janë 90 serbë të punësuar, kështu që ndalimi i financimit të Serbisë në Kosovë si në shëndetësi, arsim etj., nuk ka qenë i ndaluar me asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel në vitin 2015 dhe as me ndonjë dokument tjetër, pagesa të cilat i paguajmë me rregull për çdo muaj në vlerë diku prej 22 milion eurove”.

- Se, “shifra e dhënë nga A. Kurti, se në Kosovë e Metohi aktualisht jetojnë vetëm 4% serbë, është e pavërtetë, sepse aty jetojnë mbi 7% serbë të cilët me çdo mjet ai po i shtynë që ta lëshojnë Kosovën, dhe se në vendimin e tij për ndalimin e dinarit nuk ka pasur ndikim asnjë faktor ndërkombëtarë, veçse ai kokë me vete e ka nxjerr atë me qëllim që ta pastrojë Kosovën nga serbët. Më duhet të them se serbët në Kosovë e Metohi nuk kanë pse të shqetësohen, sepse Serbia ka mjete të mjaftuara financiare si dhe do ta siguron transferin dhe transportin e të hollave për t’i ndihmuar qytetarët e vetë në Kosovë, mbase edhe me rritje të rrogave dhe pensioneve të tyre. Unë besoj se regjimi i Kurti do të vazhdojë me shantazhe dhe provokime ndaj serbëve si taktikë e tij për dëbimin e tyre nga Kosova, dhe lidhur me këtë dua t’iu njoftoi se Kosova nuk është anëtare e BE-së dhe se ata në vitin 2002 njëanshëm dhe pa të drejtë Euron e kanë bërë valutë zyrtare, kështu që kjo valutë në Kosovë nuk është mjet ligjor financiar, madje për të cilin veprim nuk ka asnjë akt zyrtar nga BE-ja, ose ndonjë marrëveshje konkrete.

Në pyetjen e gazetarës, “se a do t’i paguan Serbia “faturat” e vjedhjes së votave në zgjedhjet e fundit dhe atë të ngjarjeve në Banjskë..”, Vuçiq u përgjigj duke thënë “se zgjedhjet e fundit ishin ndër zgjedhjet më të pastra në historinë e Serbisë qëkur ekziston pluralizmi politik, ndërsa lidhur me ngjarjet në Banjskë, tha se ato kanë qenë një rezistencë e popullit serb në veri, të cilët kanë luftuar për lirinë e tyre, për dallim nga policia e Kurtit e cila erdhi për të vrarë serbë në Banjskë, ku përveç policëve shqiptarë kishte edhe policë nga vende të ndryshme të botës si dhe persona me kombësi të huaja. Dhe, ju e dini se serbët nga veriu në vitin e kaluar kanë kërkuar nga unë që pas largimit të barrikadave të mos ndiqen penalisht, gjë që për këtë ishim marrë vesh me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, që askush nga serbët që i vendosën barrikadat të mos ndiqen penalisht, por ndodhi e kundërta sepse dikush na tradhtoi. Serbët në veri i mbronin të drejtat e tyre, ndërsa ata që i sollën policët dhe ushtrinë në veri të Kosovës e shkelen Rezolutën 1244, duke vrarë serbë në shtetin e tyre”.

(Sa për rikujtesë, është kjo koha kur A. Vuçiq dhe çetnikët serbo-fashist në Beograd flisnin hapur në opinion për “Adem Jasharin” serb në Veri, alias për kriminelin Millan Radojçiq, i cili duhej, gjithnjë sipas tyre, ta çlironte veriun, gjoja nga okupimi i regjimit të A. Kurtit).

Në vazhdim tha se takimet e tij në Rashkë me serbët nga veriu i Kosovës u kam thënë se askush nuk do t’iu burgos, sepse kështu më kishin siguruar M. Lajçaku, G. Escobari dhe të tjerë, por ata më gënjyen haptas, sepse më pas filluan t’i përndjekin dhe burgosin serbët në veri sikur lepujt, andaj erdhi deri tek revolta e serbëve të cilët u ngritën në këmbë në mbrojtje të drejtave të tyre, kur madje as deri më sot nuk na i kanë dërguar rezultat e eks-humimit të serbëve të vrarë, ngase aty do shihej qartë se tre serbët tanë janë vrarë nga afërsia dhe me gjak-ftohësi.

Po ashtu, ai drejtoi kritika të ashpra ndaj atyre serbëve të cilët aq shumë i gëzohen masave dhe ndëshkimeve që Serbisë i bëhen nga ndërkombëtarët, duke pyetur me cinizëm, sesi mund ta duan shtetin e vetë kur ata i gëzohen dëmeve dhe pasojave të ngjarjeve në Banjskë për Serbinë. Natën më të vështirë në jetën time e kam përjetuar atë natë me atë se çfarë ndodhi në Banjskë, unë e dua popullin serb në Kosovë dhe kurrë nuk mundem ta lë të vetmuar. Në takimin që kam pasur me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe BE-së, i cili ishte mjaft i vështirë, shumica e tyre e kanë mbështetur qëndrimin dhe reagimin tonë ndaj ndalimit të dinarit në Kosovë nga regjimi i A. Kurtit, dhe, më duhet t’iu them se kam qenë mjaft mirë i befasuar me qëndrimin korrekt të amerikanëve, gjë të cilën mund ta shihni më së miri në deklaratën e sotme të DASH-it. Madje askush nga ata nuk i përmendi zgjedhjet e fundit në Serbi. Pra, qëllimi ynë është që t’iu tregojmë ndërkombëtarëve se shkaktari kryesor i eskalimit të situatës në veri dhe i cili dëshiron konflikte në rajon, është Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat