Portparollët shqipfolës në cilësinë e gazetarëve, po e luajnë rolin e zëdhënësit të asaj pjese, pro serbo-ruso-sllavomaqedonase

Opinione

Portparollët shqipfolës në cilësinë e gazetarëve, po e luajnë rolin e zëdhënësit të asaj pjese, pro serbo-ruso-sllavomaqedonase

Nga: Hafiz Shala Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 20:07
Hafiz Shala

Nësë Bashkësia Ndërkombëtare sillet ndaj Republikës së Dardanisë sipas tekeve të Serbisë e të na mbajë për tehu të shpatës së Demokliut, nuk mbetet asgjë tjetër vetem se të ndërpritën bisedimet përderisa Serbia nuk e largon nga Kushtetuta pjesën ku, Dardania figuron si pjesë e saj.

Nuk do të kishte shqiptar të vërtetë i cili nuk do t’i gëzohej nominimit të një shqiptari për Kryeminister të një shteti kontravers vite me radhë që nga konstituimi i tij në kuadër të ish Federatës Jugosllave si ide e Titos për të krijuar një baraspeshë në mes të popujve për ta mbajtur “bashkim vëllazërimin jetëgjatë“, bëri eksperimente ama, mentaliteti dhe urrejtja ndaj shqiptarëve kurrë nuk u largua.

Nuk bëhët fjalë për përsonalitetin e Talat Xhaferit dhe as qe do ta kontestoja si emër të përveqem i cili, me siguri i ka meritat e veta anipse për mendimin tim është në rrethin e gabuar.  Por, pasi partia e Ali Ahmetit është në pushtet për një kohë të gjatë, e vetmja mënyrë ka qenë që ky të jetë kuadër i duhur për poste nga ana e komunitetit shqiptarë atje.

E keqja e madhe është se, Ali Ahmeti, po të ishte i dinjitetshëm, i përkushtuar, i pa luhatshem dhe ajo më e rrezikshmja se, më ndihmën e partive nacional shoveniste maqedonase qendroi një kohë të gjatë në pushtetin partiak në koalicion me ato parti të cilat, duke e shfrytëzuar Ali Ahmetin si shqiptar, depërtuan me teza e vendime të dëmshme në kurriz të shqiptarëve të cilët, në kuadër të 20%- shit, mund të flasin shqip edhe në familjet e tyre.

Sipas disa shkrimeve dhe video incizimeve, Ali Ahmeti shihet e degjohet duke i marrë direktivat nga shefi i sigurimit të Maqedonisë me zotim për zbatimin e tyre në praktikë, që ishte gjithësesi në dëm të shqiptarëve si kusht për të mbetur në fallso “pushtet” partiak por jo ate kushtetues që nuk përfaqësohen si komb shtetëformues.

Permes figurës së Talat Xhaferit, portparollët në krye me Baton Stanishiqin, Burat Buzhalën, Blendi Fevziun e Adriatik Kelmendin, ai i pari thurte elozhe rreth Ahmetit anipse më parë e kishte cilësuar si i pa aftë e shumë vlerësime negative për t’i kërkuar falje publikishtë se “ lkishte gabuar në vlerësimin e tijë”.

Këta, z. Ali Ahmeti e nxerrin nga naftalini i cili, ulur në prëhërin e Edvin Kristaq Ramës, ky i fundit i lidhur ngusht më Aleksandër Vuçiqin, duke u nisur nga dakordimi rreth "Ballkanit të Hapur" më qëllim të eliminimit të Republikës së Dardanisë si të pa nevojshme që bie ndesh me synimet e realizimit të shtetfunksionimit dhe shtrirjes së sovranitetit në tërë territorin sipas Kushtetuës dhe shpalljës së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Shtrohet pyetja se, pse shqiptarët e RMV, nuk po i drejtohen Qeverisë së shtetit Shqiptar, por po i drejtohen Albin Kurtit, Kryetar i Qeverisë së Republikës së Dardanisë.

Me siguri se, qëndrimet dhe veprimet e Ramës bashkë me pasuesin e tij Ali Ahmeti, nuk e kanë komoditetin t’i bashkëngjiten atyre të cilët, pa pëlqimin dhe disponimin e keyetarit serb Vuçiqit, jo që nuk marrin kahjen e interesit kombëtar por, veprojnë pas shpinës së udhëheqjës dardane siç ishte rasti i përpilimit të draft statuesit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa dijeninë dhë konsultimin paraprak me homologun e tij dardan.

Opozita e shqiptarëve në MV, duhet të jenë të bashkuar rreth kauzës kombëtare në shërbim të forcimit të ndikimit rreth ndryshimeve cilësore në aspektin e përfaqësimit kushtetues dhe realizimit të të drejtave kombëtare, jo vetem në përfaqësimin formal si ky i fundit me zotin Talat Xhaferi duke “ua zbutur zemrat“ shqiptarëve për të bërë koncesione të ardhshme në tentim të ndonjë perfaqësimi formal e jo fuqiplotë.

Duhet të heqin dorë nga pretendimet personale për pjesëmarrje në pushtet por, gjithnjë duke i zgjedhur kuadrot e afta e të përkushtuara për realizimin e të drejtave sipas Konventave Ndërkombëtare në përfaqësimin e komunitetit. Vlen për t'u theksuar se, po qe se bëhet një analizë më serioze, me numrin e shqiptarëve në M e V, duke e përfshirë edhe diasporën si pjesë e atij trungu, me siguri se pozita e shqiptarëve duhet të jënë më shumë e avancuar.

Fatëkeqësisht, kjo katërshe e fuqishme portparrolleske mediatike në aspektin financiar pa u lëshuar në mënyrën e krijimit të tyre, themeluesit dhe financuesit, ka krijuar monopol duke i rreshtuar rreth vetës në studiot e tyre televizive (b) analistë e opinionistë të përzgjedhur sipas interesave të atyre të cilëve iu përkushtohet e kundër qeverisë së zgjedhur me shumicë nga populli. Ata , nuk e kanë primare suksesin e Qeverisë aktuale duke tentuar që të rreshtohen në anën e opozitës e cila, për 20 vite nuk kanë ndërmarrë kurfar hapave për, ndalimin, luftimin, dënimin e krimit dhe korrupsionit gjatë gjithë kësaj periudhe, duke heshtur si rezultat i papastërtisë së tyre të involvuar në këto dukuri e biznese, rreth korrupsionit të cilët e kanë futur vetën në statusin e të shantazhuarit.

 

Republika e Dardanisë, nuk mund ta ushtrojë rolin kushtetues duke iu imponuar që të ecën për “tehu të shpatës së Demokliut"

 

Është e pabesuesme dhe para se gjithash e papranueshme dhe e padurueshme që, BE-ja, për qdo veprim kushtetues e ligjor nga ana e Qeverisë në mbrojtje të interesave të shtetit e qytetarëve dhe shumicës së saj t’i shpërputh në favor të një pakce të mbi 3% të asaj serbe duke i anashkalue minoritetet tjera.

Vërtetë, nuk ka ligj, nuk rregull, nuk ka logjikë askund në rruzullin tokësor kur, një shumicë të cilës i ndalohet të veprojë sipas interesave e të shumicës të qytetarëve, të, kufizohën, të kushtëzohën dhë të sanksionohen dhe njëherit të dëmtohen përmes buxhetit të shtetit duke iu mundësuar veprime jo legale e ligjore, në rastin konkret rreth vendimit të BQK-së për përdorimin e valutës së vetme zyrtare euro, monetë e rregulluar sipas rregullave të politikave monetare të Bashkësisë Evropiane.

E, po, “ku paskemi hyrë në gjynah“ në rastin konkret për të cilin, asesi nuk mund të prolongohet si vendim ama, pajtohem se duhet dhënë një periudhë kalimtare rreth zbatimit të tij në praktikë duke mos i dëmtuar qytetarët të cilët kanë hyrë në këto veprime të paligjshme në të cilat, i ka futur presidenti i Serbisë duke i inkurajuar se, me këto veprime, po e ushtrojm sovranitetin  e “pa lëkundur ndaj pjesës tonë jugore”, Dardanisë.

Me këto veprime, dëmtohët rëndë buxheti i shtetit, krijohën anarki, nuk ka kontrollë mbi ato mjete financiare, nuk mund të mblidhën tatimet, nuk konsumohen prodhimet vendore e shumëçka tjetër.

Kush mund të sigurojë se, shteti serb, shtyp monedha pa mbulesë përmes të cilave i ka bërë pagesat më të përshtatshme nëpër komunat me shumicë serbe.

Tani, nisuni nga logjika e thjeshtë ku, serbët, posaqërisht në pjesën veriore, nuk kanë paguar rrymë, uj, shërbimet komunale, tatime në pronë dhe të ardhura. Me siguri se tani, vendimi i BQK-së për ndalimin e dinarit serb në Republikën e Dardanisë sipas kësaj praktike, u ka ra sikur rrufeja e posaqërisht shtetit serb i cili, me këto të ardhura i ka plotësuar nevojat sociale të serbëve ndërsa, pas vendimit të BQK-së, nuk mund t’u mjaftohen kur duhet t’i kryejnë obligimet ndaj shtetit.

Ajo që është më e rëndësishmja, e gjithë veprimtaria terroriste, sulmi ndaj KFOR-it, policisë e mjeteve të informimit e deri te agresioni terrorist i 24 shtatorit, pastaj kultivimi i drogës dhe monedhave falso, të gjitha këto “ transakcione“ ilegale janë kryer me dinar. Këto veprime BE- ja, Lajçaku e Stano( jeviqi), nuk i paskan vërejtur.

Prandaj, shtrirja e sovranitetit financiar asnjëhere më parë nuk ka ndodhur që nga viti 1999 deri më sot, përderisa shtypja e parave pa mbulesë është ndërhyrje pa presedan në sistemin financiar të një shteti sovran të cilin fqinji i ynë ende nuk e njeh.

Reagimi i BE -së se kjo duhet të zgjidhët përmes dialogut, i ngjanë asaj, ngreh e mos këput.  Ndërsa, në anën tjetër, favorizohet Serbia e ndeshkohët Dardania të cilës, në vënd se ti hiqen masat-sanksionet, ajo po ndëshkohet padrejtësisht duke e rënduar edhe më shumë në aspektin financiar kur bllokohen 300 milionë euro si mjet shantazhimi për ta disiplinuar Qeverinë për të bërë koncesione të pakufizuara përderisa të plotësohën kërkesat e pakicës serbe, të cilat, Aleksandër Vuçiq përmes gënjeshtrave, hodhi idënë se “po bëhet presion për largimin e serbëve nga ana e Albin Kurtit”. Këtë teori e propagandin edhe Shqiprim( Serbim) Arifi kryetar i komunës së Preshevës, asistent i Edvin Kristaq Ramës dhe koordinues i dënjë i Cristopher Hillit i cili shprehet se sipas Marrëvesjës së Ohrit, Serbia nuk është e obliguar ta njoh Dardaninë.

Sipas këtyre deklaratave skandaloze anti dardane, Vuçiqi, shkon edhe më larg duke kërkuar që kjo çështje të trajtohet në KS të OKB-së si temë me prioritet të lartë që e cilëson si “nxitje“ dhe provokim nga shteti i Dardanisë”. Kjo lë të  nënkuptohet se, siq mendon ai, çdo sulm, anipse nuk e thotë troç por, po ua bënë me dije Evropës por edhe Amerikës se Serbia nuk mund të rrijë duarkryq. Ambasadorët në siklet?!

Kjo, është pasojë e lëshimeve dhe e përkëdheljeve ndaj Serbisë, sipas asaj që, sa më shumë ta lemosh, aq shumë ngritet.

Një gjë i duhet bërë më dije Bashkesisë Ndërkombëtare se, Republika e Dardanisë është e pamundur që tërë jetën të qendrojë mbi “tehun e shpatës së Demokliut” sepse, ky dialog vërtetë siç po ceket shpeshherë, më të drejtë, ka vdekur klinikisht.

Tani, Serbia, e pret rastin e saj duke shpresuar në zgjedhjet e reja në Evropë e posaqërisht në Amerikë në pritje të fitorës së Donald Trump, ish Predident dhe pretendent aktual i cili, njihet si aleat i Putinit pasi përputhën politikat filozofitë e tyre diktatoriale.

Une, shpresoj dhëveprojë që kjo mos të ndodhë sepse, do të pësojë populli amerikan në rend të parë, bota demokratike e civilizuese ndërsa, për shqiptarët e posaqerishtë për dardanët, është një rrezik, humbjës së sovranitetit në tërësinë teritoriale me theks të veçantë në pjesën veriore duke e vazhduar aty ku ka mbetur me të ish të deleguarin Richard Grenel, të cilët qellim parësor e kishin korrigiimin-ndarjen e pjesës veriore. Grenell, siç e pata cekur edhe në një shkrim timin të mëparshëm, ka gjasë që të jetë një lloj “veziri"i Dardanisë.

Sipas të gjitha gjasave, anipse jo pak e rrezikshme por, nëse Serbia trajtohet në mënyrë përkëdhelëse dhe padrejtësisht e pa sanksionuar duke i patur parasysh të gjitha ato qe kanë ndodhur deri më tani në veri, Qeveria e Dardanisë duhet të heqdorë nga dialogu përderisa Serbia nuk e largon nga Kushtetuta, Dardaninë si pjesë të saj. Pas kësaj, nuk është më e domosdoshme njohja nga Serbia. Evropa, po deshi ta disciplinoje Serbinë dhe ta largojë nga Rusia e ta mbajë në Evropë, duhet që 5 shtetet evropiane të cilat nuk e kanë njohur Dardaninë, ta bejnë mënjëhere, përndryshe ajo këtë po e nënkupton si një lloj përkrahje dhe inkurajim, e cila po reflektohet me mos respektim deri te mos dëgjueshmëria dhë arroganca duke u mbështetur në përkrahjën e Rusisë së Carit Putin.

Për partitë opozitare të cilat për 20 vite nuk e kanë ndërmarrë as të vetmin hap rreth shtrirjës së vërtetë të sovranitetit, e tani, ata, jo që e përkrahin shtrirjen e sovranitetit nëmën të përkushtuar e të sinqertë por, pa turpësisht duke e kulifikuar “si popullizëm“ e që, fatëkeqësishtë i bashkohën teorisë së Vuçiqit e përkrahur edhe nga Evropa se për çdo gjë duhet të vendoset në dialog. Kjo, është e pa mundur dhe e pa pranueshme.

Opozita, më këto sjellje, qëndrime e veprime, dhe skandalët gjatë qeverisjes së tyre 20 vjeqare, nuk e kanë as shansin më të vogël që t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme ndërsa, disa nga ato edhe duhen të luftojnë që ta kalojnë pragun. Populli, nuk është më naiv pasi i ka përjetuar rëndë në lëkurën e tij

Hafiz Shala

New York

3 shkurt 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat