Kosova dhe digjitalizimi i diplomacisë

Opinione

Kosova dhe digjitalizimi i diplomacisë

Nga: Hajro Limaj Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 10:50

Serbia iu bashkua Boshtit të Danubit nën regjimin e Aleksandër Vuçiçit dhe ka krijuar një marrëdhënie fort të ngushtë me Hungarinë e Orbanit. Vuçiç e admiron përçarjen e BE-së në vendimmarrje nga ana e Orbanit dhe kontributin minimalist të Hungarisë për sigurinë e NATO-s. Në këmbim, Orbán ka mbështetur në heshtje pretendimet e Serbisë për të qenë fuqi hegjemone e Ballkanit Perëndimor, ka përdorur retorikë anti-boshnjake dhe antishqiptare teksa kinse mbronte “kulturën e krishterë” dhe “vlerat europiane” dhe ka përkrahur haptazi qëndrimet e Milorad Dodik në Republika Srpska të Bosnjës

******

PO KOSOVA ?

17 Shkurt 2008 mbas luftës që u përfshin edhe forcat e NATO-s dhe të Kombeve të Bashkuara ,Kosova shpalli pavarsinë me mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të shteteve të Europës. Kosova, është vendi i fundit që ka shpallur pavarsinë mbas konfliktit etnik dhe dhunës shtetrore 10 vjecare që u zbatua nga regjimi Serb mbas shpërbërjes së ish Jugosllavisë.Kombetet e Bashkuara mbas bisedimeve që bënë në periudhën 2006-2008 për të ardhmen dhe njohjen e statusit politik , mbritën në përfundimin e zgjidhjes më të përshtatëshme për paqe,demokraci dhe mirëqënie pavarsinë e kontrolluar të Kosovës. Por kjo zgjidhje që u propozua u kundërshtua me veto nga Rusia dhe Kina ,dy antarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,të cilët janë mbështetësit e Serbisë. Për këtë arsye ,me mos miratimin e pavarsisë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e ka futur vëndin në një periudhe të komplikuar. Përvec Rusisë dhe Kinës, midis shteteve që nuk e njofin Kosovën janë edhe Hindia,Brazili,Republika e Afrikës së Jugut,Irani, Argjentina,Indonezia etj. Problemi i njohjes , Kosovën e vendos në dizinavantazh karshi vëndeve të tjera të Ballkanit.Prandaj Kosova,duhet të ketë objektiv të saj ndryshimin e konceptin global në përmirsimin e imazhit të lindur. Për këtë arsye një nga drejtimet më të mira për Kosovën ,e cila është një zgjidhje alternative ,është edhe përdorimi efektiv i diplomacisë dixhitale.Përdormi në një formë aktive mjetet dixhitale është me një rëndësi kritike për Kosovën , e cila është e detyruar të bindë botën për statusin që i takon në organizmat ndërkombëtare.

Kosova, në 10 vjetorin e parë të pavarsisë u njof 113 vënde antare të Kombeve të Bashkuara nga 116 që janë gjithsej.Krijoi marrdhënie diplomatike me mbi 80 shtete,hapi 25 ambasada dhe u bë anëtare e mbi 60 organizatave ndërkombëtare dhe rajonale. Në vitin 2009 Kosova,u pranua anëtare e Fondit Ndërkombëtare të Parasë dhe e Bankës Botrore. Pastaj Kosova, në vitin 2012 u bë pjesë e Bankës së Zhvillimit Europian dhe në vitin 2013 si antare pjesëmarrëse në Këshillin e Bashkëpunimit rajonal. Ndërsa kërkesa e Kosovës për antarësim në UNESCO u mbështet nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova,megjithëse është një vend që e njohin shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara,duhet të diskutohet akoma statusi I saj. Shtetet që duan të diskutohet statusi në përgjithësi pranohen shtetet që kanë refuzuar njohjen ndërkombëtare si dhe shtetet e pasura politike që nuk njihen nga Kombet e Bashkuara. Dhe Kosova është prezente e shkrimtarëve që pranohen në këtë kategori. Kosova si një shtet që nuk është në asnjërën nga organizatat celës ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe NATO ka ngelur ballë për ballë me Serbinë dhe me pengesat e aleatëve të saj në fushën diplomatike. Kjo situatë vazhdon të ketë influenc mbi zhvillimin e përgjithshëm të vëndit , vecanërisht në zhvillimet e sigurisë dhe sektorin ekonomik.Calimet që shfaqen në strukturat e zbulimit dhe kapacitetet e kufizuara që zotron në fushat e mbrojtjes dhe sigurise së Kosovës dhe problemet në arenen ndërkombëtare ,përbëjnë pengesa që duhen vlersuar përpara Kosovës. Nga ana tjetër cdo ditë situate e sigurisë globale po bëhet më e ndërlikuarModernizimi I sistemeve të armatimit ,ndryshimi I strategjive ,zhvillimet politike ndërkombëtare , zbatimi I taktikave të reja ,dalja në skenë e aktorëve të rinjë global dhe të tjerë factor po rrisin komplikacionet e situatës së sigurisë globale.

Për këto arsye,krahas zhvillimeve të shpejta që po ecën Kosova,duhet të ndërtoje strategjinë bashkëkohore të dizhitalizimit te diplomacisë e cila me kohe do të sjelle edhe ndryshimin e rolit të qeverisjeve.Hartimi dhe zbatimi i kësaj strategjie do të kërkojë një studim bashkëkohor për rruget dhe mjetet e realizimit dhe zhvillimit te diplomacisë digjitale për ti bërë prezentë pa humbje kohe zhvillimet progresive dhe veshtiresitë e Kosovës në Organizatat,institucionet dhe qëndrat shkencore politike,ekonomike dhe ushtarake të botës dhe të të gjitha shteteve që e njohin dhe qe akoma hezitojnë ta njohin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat