Edhe Zoti është në anën e Albin Kurtit, kur bëhet fjalë për eliminimin e Serbisë nga territori i Dardanisë!

Opinione

Edhe Zoti është në anën e Albin Kurtit, kur bëhet fjalë për eliminimin e Serbisë nga territori i Dardanisë!

Nga: Hafiz Shala Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 13:54
Hafiz Shala

Ambasador Hovenier, në Kushtetutën e Republikës së Dardanisë, ani pse e imponuar nga ju (Evropë e Amerikë), askund nuk shkruan që për ta zbatuar në praktikë, duhet së pari të pyeten ambasadorët. Po i terrorizoni organet shtetëtërore, Presidencën dhë Qeverinë, që,nënkupton, njëherit edhe popullin shumicë

Nuk është thënë rastësisht se, kush është afër popullit, është afër zotit ose, ai që e ndihmon familjen- popullin, zoti i ndihmon dhe e bekon.

Qeveritë e mëparme për 20 vite në pushtet, “nuk na paskan qenë në dijeni për këto organe paralele” prandaj asnjëherë nuk e kanë njoftuar popullin se, përpos komunave më shumicë serbe në veri, ekzistojnë shërbimet administrative paralele të një shteti fqinjë, me vula e letra të një shteti tjetër, okupator i cili, vrau, masakroi, përdhunoi dhe e dëboi popullatën shqiptare nga shtëpitë dhe trojet e tyre, deri në realizimin e qëllimit të kryekriminelit e kasapit të popullatës shqiptare, Sllobodan Millosheviq.

Dhe, ju zotëri, duke e bllokuar, kërcënuar e kushtëzuar me motoda jo demokratike, diktatoriale e okupuese sikur ndaj një shteti agresor e jo viktimë, po e inkurajoni zëvendësin e tij sot në krye të shtetit të Serbisë, bashkëkriminelin Aleksandër Vuqiq i cili, në vend se të ishte në karrigen e Gjykatës së Hagës për krime lufte bashkë me bashkëpunëtorët e tij, njëherit bashkëpunëtorë të afërt të Putinit, ju, po e ledhatoni, amnestoni, jo vetëm për krimet e bëra ndaj shqiptarëve por, edhe po e merrni anën e tij, duke iu lëshuar në qafë udhëheqjes, njëherit edhe popullatës shumicë, me një gjendje të rëndë ekonomiko-sociale të krijuara edhe nga të ashtuquajturat masa-sanksionuese, duke ia shtuar zullumin me të gjitha metodat shtypëse deri në “dorëzim”.

Me këto veprime, ju zotëri të Evropës, hapur keni dalur në anën e agresorit-Serbisë, duke ia dhënë të drejtën e përsëritjes së një agresioni tjetër ndoshta edhe me masa më të gjëra se ai i 24 shtarorit 2023. Nga paniku të cilin po e përhapni në popull, po më shtyni të mendoj në ketë drejtim.

Evropa, tani edhe Amerika, u shprehën të zhgënjyera gjoja se, Qeveria e Dardanisë po “nxit urrejtje e po e provokon situatën” përmes masave kushtetuese ligjore rreth përdorimit të valutës anikushtetuese e antiligjore serbe në shtetin e Dardanisë, ndërsa, në republikat tjera si në B eH, MV, Kroaci, Mal të Zi, përpos Republikës Serbe, veprojnë në bazë të ligjeve dhe rregullave të Bankave Qendrore.

Po e afirmoni, në vend se ta gjykoni kriminalitetin, korrupsionin, skandalet me veprimet e organizatave terroriste kriminale në veri, duke iu lejuar qe të merren më biznese e transakcione ilegale, dukuri të cilat asnjë asnjëherë deri më tani, së pari nuk i ka zbuluar, domëthënë kanë heshtur sepse, lënë me nënkuptue se edhe dikush nga ata ka qenë në bashkëpunim dhe bashkëveprim, duke mos e pasur guximin që t’iu kundërvihen sepse e kanë pranuar statusin e të shantazhuarit për përfitime përsonale, politike e materiale.

E, ju zotëri të BE-së, për turpin dhe duke e treguar fytyrën e vërtetë, deri në këto momente nuk keni dalë hapur kundër agresionit terrorist e as që e keni ndërmarrë ndonjë masë ndëshkuese ndaj Serbisë. Pse?!

Në cilin shtet të Evropës është e lejuar përdorimi i valutave ashtu siç përdoret dinari serb në shtetin e Dardanisë, ku i ikin perdorimit legal e ligjor përmes konvertimit të dinarit në euro ose, ndonjë valute tjetër evropiane për të pasur kontroll qe mos t’iu ikin tatimeve, shpërlarjeve të parave që është bërë praktikë dhë mbikëqyrjen rreth përdorimit të tyre, jo vetem në masë por edhe arsjyet. Siç e dini, përmes dinarit të pa konvertuar në euro, në Dardani, janë blerë e paguar shuma marramendëse për armatim, prodhim droge e monedha fallso.

Albin Kurti si Kryeministër i vendit, e ka për obligim zbatimin e ligjit në tërë teritorin e Dardanisë dhe për atë është përgjegjës para popullit i cili, për herë të parë po i vjen era ligj e Kushtetutë në tërë vendin, përderisa, BE-ja, për çdo vërejtje qe e jep Serbia, duan që ta fusin në procesin e dialogut. JO, zotëri sepse, dialogu i udhëhequr nga BE-ja, ka dështuar, në rend të parë sepse e ka marrë anën e një shteti kriminal duke e akuzuar viktimën dhë duke ushtruar, presion, politik, diplomatik e ekonomik.

Si nuk turpëroheni, ndoshta po kërkoj shumë sepse, ky turp po iu përcjell që nga viti 1878 deri në ditët e sotme.

Si keni fytyrë para njerzimit të jeni, aq cinik, racist, urryes dhe, për tërë turpin dhe jo humanitetin, i injorini viktimat e gjenocidit duke e mos konsideruar se, edhe ai gjak i tyre është i qenieve njerëzore sepse, aspak nuk iu pengojnë as shpreheni konsideratë ku, të afërmit e viktimave shqiptare, ende qëndrojnë në varreza masive, kur, po thuajse çdo muaj realizohen vizita nëpër varrezat masive gjithandej Dardanisë.

Aspak nuk iu vret ndërgjegjja, aspak përgjegjësi si kontinent i vjetër po ashtu më parime të vjetra, me përkrahjen e hegjemonizmit, urrejtjes, racizmit dhe shtypjes së popujve të vegjel, ani pse ndër më i vjetri në Ballkan karshi atyre popujve të cilët i zgjeruan tokat e tyre duke i okupuar ato shqiptare, duke i masakruar e dëbuar nga trojet e tyre stërgjyshore.

Nuk e keni guximin ta lexoni e t’i pranoni faktet historike sepse, do ta gjeni veten aty ku e meritoni. Kontinent i vjetër, me mentalitet të vjetër.

Një gjë duhet ta keni të qartë, se populli shumicë, është në anën e Albin Kurtit sepse, ai, është në anën e zotit sikur i zoti i mirë i shtepisë i cili përkujdeset për të gjithë anëtarët e familjes.

Për habinë tonë të papritur, edhe ambasadori amerikan Hovenier, që nënkupton Departamenti i Shtetit, kërkon që të anulohen masat rreth përdorimit ilegal të dinarit serb, shuarjen e strukturave paralele me shërbimet e tyre ilegale administrative në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Dardanisë sepse, po na u irritokan një grusht serbë të cilët, duke e injoruar, mosnjohur dhe respektuar shtetin në të cilin jetojnë ndërsa ju zotëri, po e merrni rolin e pushtetit i cili nuk iu takon e as nuk iu ka zgjedhur populli, nëse e respektoni Kushtetutën e një vendi, duke pasur parasysh nga vendi i cili e ushtroni detyrën e përfaqësuesit zyrtar, ambasador fuqiplotë.

Z, Ambasador, po të drejtohna si shtetas i këtij vendi ku, kritikat, vërejtjet dhe sygjerimet janë të lejuara e garantuara.

Nuk ka shqiptar në rruzullin tokësor i cili nuk është mirënjohës për atë që SHBA ka bërë dhe e bënë për sigurinë e Republikës së Dardanisë por, z, Ambasador, mos të harrojmë se, këtu është edhe interesi i juaj gjeostrategjik duke i pasur parasyshë vatrat e krizave në Evropë dhe Lindjen e Mesme, të cilin po doni ta realizon më lirë e më lehtë duke e sakrifikuar një popull i cili përjetoi atë që po e përjeton populli ukrainas nga një shtet diktatorial autoritar me pretendime hegjemoniste.

Qëndrimet e juaja, posaqërishtë ato të ambasadorit Cristopher Hill ndaj Dardanisë i cili, po i bashkangjitet shtetit kriminal e hegjemonist Serbisë duke u deklaruar se, në Marrëveshjen e Ohrit, nuk shkruan se Serbia duhet ta njohë shtetin e Dardanisë. Kjo, nëse e zbërthejmë më thellë, aty ku po na “dhembë dhëmbi” neve, i bie se, ju dardanët duhet të pajtoheni se, veriu i Mitrovicës është pjesë negociuse apo, përgatituni se, edhe ju duhet të jepni diqka. Kjo, u shndërrua në një sllogan legal e që, neve dhe juve po u kthehet si bumerang nese mendoni me zgjedh një problem shumë të ndjeshëm.

Me pushtetin aktual, kjo politikë ka vdekur njëhere e përgjithmonë duke përfshirë pasojat më tragjike.

Shumë shtete tjera kanë reaguar ndaj deklaratës suaj, ndërsa, kjo e ambasadorit Hill, është katastrofike me pasoja të krijimit të një situate të ngjashme me atë në Lindjen e Mesme.

E kam të drejtën t’i shpreh dyshimet e mia se, ambasadori Hill ka hyrë në obligime, do të thoja si pasojë e korruptimit sepse, Serbinë e njohim me shekuj e cila, gjithmonë i ka përdor këto metoda për t’i arritur qëllimet e veta.

Ish Ambasadori Richard Grenell, është në listën e fshehtë të pagave si lobues legal i Serbisë i cili, mu ashtu sikur Lajçak, Escbar e Borrel, ishin hapur në anën e Serbisë.

Në vitet 98/99, gjatë organizimit të demonstrave masive në shumë metropola të SHBA-ve kundër regjimit dhë gjenocidit të Millosheviqit, përpos përkrahjes ndaj luftës së UÇK-së, kërkesa e parë ka qenë, qe të na jepni armatim që ta luftojmë agresorin-Serbinë sepse, nuk ka nevojë ushtarët tjerë të vdesin për vendin tonë.

Unë, do t’iu mbaj përgjegjës për një qëndrim të këtillë i cili, në një mënyrë, po ia bëni me sy Serbisë që Qeveria dhë pushteti aktual, nga frika e një aksioni, do të detyrohet të lëshoj pe para të gjitha kërkesave absurde, presioneve e shantazhimeve.

Z, Ambasador, këto kërkesa janë të ulta, anti njerëzore e anti humane e para se gjithash, nëse mund të themi, edhe thikë pas shpine për neve shqiptarët. A, edhe t’i Brus?

Duke t’u drejtuar ty dhe z, Hill, nënkuptohet se po i drejtohem Amerikës se, ne, jemi mësuar me thika pas shpinës që nga vitet 1878 e deri sot, por, jo nga ju, nëse kjo del e vertetë, sepse fatkeqësishtë, jo vetëm nga ana e juve por, edhe nga të ashtuquajtur udhëheqës shqiptarë të cilët, në bashkëpunim me argatët dhe bashkëpunëtorët e armikut, siç është rasti me Kryeminstrin Shqiptar, Edvin Kristaq Rama bashkë me bashkëmendimtarët e tij duke e përfshirë dhë opozitën dardane, ish udhëheqëse e cila, për pushtet, edhe pse, me vendime anti interesave shtetëtore e qytetare, përmes hajnisë dhe pasurimit enorm, edhe sot janë në gjendje t’i pranojnë kushtëzimet nga kahdo që vijnë ato, edhe nga ju. Prandaj, populli këto i ka provuar e përjetuar, i cili edhe i ndëshkoi duke i lënë jashtë pushtetit. Ju, mund të provoni sikur Richard Grenell por dështoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat