Shqipëria, 80 vite nën regjimin e komunistëve të orëve “të para”, ‘të dyta” e të “treta”

Opinione

Shqipëria, 80 vite nën regjimin e komunistëve të orëve “të para”, ‘të dyta” e të “treta”

Nga: Skender Kapiti Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 09:06
Skender Kapiti

Politikën, demokracinë, drejtësinë dhe sistemin në Shqipëri si në diktaturë ashtu edhe në këto 30 vite tranzicion akoma e drejtojnë komunistët e orëve “të para”, “të dyta” e “të treta”, ku komunistët e orëve të para janë ata të viteve 1941-45 , ish dyqind petritat që ua hëngri kokën diktatori, janë komunistët që luftën clirimtare e shfrytëzuan në shërbin të revolucionit komunist për vendosjen e diktaturës komuniste dhe që sot kanë mbetur pak dhe duken me 29 nëntor të çdo viti me fotografi të diktatorit e me parulla komuniste. Këta kanë mbetur pak.  

Komunistët e orëve “të dyta” janë komunistët që lindën, u rritën dhe u brumosën si komunistë të devotshëm në luftë për cështjen e Partisë dhe  komunizmit dhe të fitoreve revolucionare kundër kombëtarizmit dhe demokracisë. Dhe këta komunistët e orëve “të dyta” u konvertuan në vitin 1990 në socialistë e demoktatë dhe kapën demokracinë dhe sistemin pluralist. Komunistët e orëve “të dyta” pra të kohës së dytë  janë socialistët e moderuar të Partisë Socialiste  dhe demokrato-komunistët e PD-së së pas viteve 1990, janë edhe ata gjyqtarë, intelektualë, artistë, letratë dhe akademikë e ishspiuna të sigurimit të shtetit të shtetit që i kishin shërbyer me devotshmëri regjimit komunist. 

Dhe  komunistët e oreve “të treta”  janë produkti i formësimit të njeriut dhe brezit me botëkuptim të ri, edukuar me brum marksisto-komunist. Këta janë ishkomunistët dhe ishkandidatët për komunist  të kohës së fundit të regjimit diktatorial si dhe shkollarët e të diplomuarit e kohës së regjimit komunist me partishmërinë komuniste të cilët janë te Partia e Lirisë, te Rilindja e te Foltorja. Këta dhe më të zellshmit janë sidomos pinjollët e ishdiktaturës që qeverisin sot. 

Këto tre breza komunistësh fanatik, të moderuar dhe pseudodemokratësh e pseudoeuroatlantikesh, prej  tyre është kapur, administruar e qeverisur politika, demokracia, shteti dhe tërë sistemi politik, demokratik, shoqëror, ekonomik e mediatik në Shqipëri. Kjo është arësyeja se përse Shqipëria është këtu dhe kështu si është, e zhytur në korrupsion e padrejtësi, varfëri e papunësi dhe në krim e eksod. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat