KS i OKB së ta refuzojë kërkesën e Serbisë për dinarin serb në Kosovë

Opinione

KS i OKB së ta refuzojë kërkesën e Serbisë për dinarin serb në Kosovë

Nga: Rexhep Torte Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 21:37
Rexhep Torte

SHBA dhe BE, atë çka nuk e lejoni në shtetet tuaja, mos ngulmoni ta bëjë Kosova që e ka Kushtetutën më bashkëkohore në Bashkimin Evropian.

Lajmi se sot më 7 shkurt 2024 është vendosur që në ora 21 të mbahet mbledhja e KS të OKB-së mbi bazën e kërkesës së Serbisë gjenocidale përkitazi me vendimin e Bankës Qëndrore të Kosovës, që në Kosovë nga data 1 shkurt 2024 valutë zyrtare është euro. Ky vendim legjitim dhe i drejtë i BQK ngjalli reagime të papritura nga SHBA dhe BE me kërkesë që ky vendim të shtyhet, sepse nuk i konvenon Serbisë e cila edhe nëpërmjet dinarit dëshiron t’i mbajë kthetrat hegjemoniste mbi Kosovën e pavarur.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të ishte më dobiprurëse për paqen dhe sigurinë në Ballkan po qe se do të mbante një mbledhje enkas për gjenocidin e Serbisë të viteve 1998/99. Për ndëshkimin e Serbisë gjenocidale ku kriminelët serbë jetojnë e shëtisin lirshëm nëpër Serbi. Për hapjen e arkivave në Serbi ku janë evidentuar 400 masakrat serbë në Kosovë. Ku janë evidentuar 1600 djemtë e vajzat shqiptare të rrëmbyera nëpër shtëpitë shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve nuk është zbardhur edhe pas 24 viteve. Për dhunimin shtazarak të 20 mijë femrave autoktone të pafajshme shqiptare në Kosovë nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjatë gjenocidit të viteve 1998/99. Për dëmshpërblimet e luftës që Serbia kriminale duhet t’ia paguajë Kosovës …

KS i OKB-së do të ishte i mirëpritur po të themelonte nje Komision verifikues që të arrijë në Kosovë dhe të konstatojë në vend, a janë të vërteta kukuvajkat e Serbisë gjenocidale dhe të kriminelit Aleksandër Vuçiq, se gjoja pakica serbe në Kosovë na qenka e rrezikuar nga shqiptarët.

KS i OKB-së do të ishte i mirëpritur që këtë Komision verifikues ta angazhojë që ta vizitojë edhe Veriun e Kosovës, ku Serbia me paratë nga Rusia dhe Kina është duke ndërtuar koloni serbe, ku në shtëpi të reja e të mobiluara dhe me një pagesë mujore pa punuar asgjë, po vendosën serbë të cilët kurrë më parë nuk kanë qenë banorë të Kosovës.

Ky Komision verifikues i OKB-së do të ishte i mirëpritur nëse angazhohet për t’i konstatuar grupet ilegale paralele dhe të armatosura serbe, të cilat të dirigjuara në vazhdimësi nga Beogradi shkaktojnë incidente të armatosura ndaj policisë së Kosovës, ndaj përfaqësuesve të KFOR-it, EULEX-it, ndaj gazetarëve, dhe që këto grupe ilegale të armatosura serbe janë bartës të kontrabandës ilegale në Veri të Kosovës.

Këto grupe ilegale të armatosura serbe në shkurt të vitit 2000 në Mitrovicën Veriore i sulmuan shqiptarët autoktonë e të pafajshëm, duke vrarë dhjetëra prej tyre, duke plagosur qindra prej tyre dhe duke detyruar të shpërngulen më shumë se 15 mijë shqiptarë, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre.

Ky Komision verifikues i OKB-së mund ta analizojë edhe sulmin e fundit terrorist serb te Manastiri Ortodoks serb në Banjska të Zveçani, ku u vra një polic i Kosovës dhe ku policia e Kosovës konfiskoi një arsenal marramendës të armëve dhe të municionit.

Sa për informin, opinioni botëror duhet të informohet se tashmë 24 vite nga çlirimi dhe pavarësia e Kosovës, pakica serbe në Kosovë e cila nuk përbën më shumë se 3 përqind, e manipuluar nga Bepgradi nuk ka paguar asnjë qindarkë për energjinë elektrike të konsumuar dhe për ujin dhe shërbimet komunale, por që për 24 vite radhazi qeveria e Kosovës ka qenë e detyryar që këto fatura të majme disa qindra milionëshe t’ua shlyej serbëve nga buxheti i taksapaguesve të Kosovës.

Serbia po i mashtron rëndë SHBA-të, BE-në dhe NATO-n, do të shkëputet nga Rusia

Nuk forcohet demokracia dhe nuk luftohet hegjemonia me kriminelët e luftës Aleksandfër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, të cilët moti është dashur të jenë prapa grilave në burgun e Krimeve të Luftës në Hagë.

Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq po i mashtrojnë SHBA-të, BE-në dhe NATO-n, duke përfituar ndihma finaciare milionëshe dhe mjete ushtarake pa u shkëputur fare nga Rusia dhe nga Kina, që janë armike të përbetuara të Perëndimit.

SHBA, BE dhe NATO po shohin ëndrra syçelë, duke e mashtruar veten se Serbia gjenocidale do ta braktis Rusinë e do të kalojë me Perëndimin. Serbia nuk do të shkëputet kurrë nga Rusia me të cilën i lidh Kisha Ortodokse serbe e Ruse dhe vëllazëria e tyre shekullore.

SHBA dhe BE ndaj Kosovës janë tejet të gabuara, në aspektin e lirisë, kushtetutshërisë, zbatimit të ligjit dhe të së drejtës së Kosovës për të ndërtuar një shtet të mirëfilltë demokratik.

Liria dhe pavarësia e Kosovës patën një kosto të lartë të viktimave dhe të shkatërrimit

Të rikujtojmë se Kosovës liria dhe pavarësia i kushtuan më shumëse 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të vrarë e të masakruar nga Serbia gjenocidale, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare.

Ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale në Kosovë dhunuan shtazërisht si egërsira 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare.

Ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare 1600 djemë e vajza të pafajshme shqiptare, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale e bënë shkrumb e hi Kosovën dhe detyruan më shumë se 1 milion shqiptarë të pafajshëm autokton shqiptarë të marrin rrugën e eksodit.

Kjo ndodhi sepse NATO kreu 78 ditë sulme ajrore ndaj caqeve serbe, ndërsa ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale kryen 400 masakra mbi shqiptarët e pafajshëm dhe autoktonë në Kosovë.

Le të tregojnë SHBA-të dhe BE-ja se çka kanë ndërmarrë deri sot ndaj këtyre kriminelëve serb, në krye të të cilëve janë Aleksandër Vuçiq së bashku me Ivica Daçiqin.

Diplomacia e SHBA-ve dhe e BE-së e paaftë dhe kundër demokracisë me të cilën mburren

SHBA dhe BE në pamundësi që ta disiplinojnë dhe ta sanksionojnë Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq, po i vërsulen me pa të drejtë Kosovës demokratike pro SHBA, pro BE dhe pro NATO.

Ambasadorët e QUINT-it në Kosovë dhe ambasadori Christopher Hill në Beograd, Departamenti Amerikan i Shtetit me në krye Antony Blinken, si edhe Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak nga BE-ja, duhet urgjentisht të zëvendësohen me personalitete tjerë të aftë e të ndershëm, sa nuk është bërë tepër vonë.

Si ka mundësi që në dialogun Kosovë-Serbi nga SHBA-të të caktohen pro serbët Richard Grenell, Mathew Palmer dhe Gabriel Eskobar?

Si ka mundësi që në dialogun Kosovë-Serbi nga BE-ja nga BE të caktohen pro serbët Joseph Borrell që është nga Spanja, e cila nuk e ka njohur Kosovën, dhe Miroslav Lajçak, i cili është nga Sllovakia, e cila nuk e ka njohur Kosovën, si edhe për vetë faktin se Miroslav Lajçak është mik i ngushtë i Robert Fico-Kryeministrit të sapo zgjedhur të Sllovakisë, i cili është mik i ngushtë i Vladimir Putinit-Presidentit të Rusisë.

Dinari serb dhe mbyllja e komunave ilegale serbe në Kosovë

Albin Kurti-Kreministri i Kosovës në takimin që pati më 5 shkurt 2024 në Prishtinë me ambasadorët e QUINT-it ku ishte i pranishëm edhe Jeffrey Hovenier-ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, i informoi dhe u dorëzoi dokumente argumentuese lidhur me funksionimin e strukturave ilegale të Serbisë brenda Kosovës, të cilat e cënojnë rëndë rendin juridik-kushtetues të Kosovës.

Albin Kurti ua bëri të qartë këtyre ambasadotëve se Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, marrëveshjet me Serbinë dhe Pakoja e Ahtisarit nuk parashohin krijimin dhe funsksionimin e sistemit ilegal apo të komunave të Serbisë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Këto struktura të cilat ofrojnë shërbime ilegale për qytetarët e komunitetit serb, janë pengesë për integrimin e këtij komuniteti në sistemin e Republikës së Kosovës. Të punësuarit në këto struktura janë përzgjedhur përmes procesit jotransparent ku rolin kryesor e kanë strukturat e sigurisë në bashkëpunim me Millan Radijçiqin dhe që të njejtat përdoren për qëllime politike dhe të sigurië, duke ushtruar ndikim dhe presion mbi qytetarët serbë që jetojnë në Republikën e Kosovës. Këto struktura janë të koordinuara tërësisht nga Serbia. Punonjësit dhe hapësirat e tyre ishin në shërbim të plotë të shërbimeve sekrete serbe e ruse. Këto struktura ilegale me urdhër të Qeverisë Serbe po vazhdojnë të financojnë bizneset dhe personat që janë në listën e zezë të SHBA-ve dhe të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.

Albin Kurti ua bëri të qartë ambasadorëve me dokumentet e paraqitura argumentuese se aksioni policor për mbylljen e këtyre komunave ilegale nuk ishte objktiv mbylljen e sistemeve shëndetësore, arsimore, farmaceutike apo postare.

Albin Kurti lidhur me çështjen e ndalimit të dinarit ka paraqitur dokumente ku dokumentohet se qytetarët e komunitetit serb tashmë kanë një llogari bankare në euro në një institucion të liçencuar, pasi tashmë i marrin pensionet, pagesën e asistencës sociale, përfitimet e fëmijëve dhe pagat nga Thesari i Kosovës në euro në llogarinë e tyre bankare.

Kjo është e vërteta që BQK në Kosovë e caktoi valutë zyrtare euron, dhe jo dinarin serb që ka për qëllim dëmtimin dhe okupimin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat