Pse Qeveria Kurti po “i ngucë grejzit me krënde”, kjo është brenga e arsyeja e shteteve të Quintit

Opinione

Pse Qeveria Kurti po “i ngucë grejzit me krënde”, kjo është brenga e arsyeja e shteteve të Quintit

Nga: Hafiz Shala Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 21:53
Hafiz Shala

Pse Qeveria Kurti po “i ngucë grejzit me krënde”, kjo është brenga e arsyeja shteteve të Quintit gjatë zbatimit të Kushtetutës rreth përdorimit të dinarit me afat kalimtar dhe shuarjes së shërbimeve civile paralele ilegale?

Sipas mendimit tyre, për hirë të “paqës dhe qetësisë” nuk duhet trazuar pakicën serbe të cilët përmes ndikimit të Serbisë do të na sjellë telashe kur ato i kemi me shumicë në krizat aktuale, Rusi-Ukrainë, Izrael-Hamas.

Përderisa Qeveria e Republikës së Dardanisë, përditë zbulon skandale të qëllimshme të organizuara nga autoritet serbe, siç ishte rasti i sotit të kamionit i cili në mënyrë ilegale, tentuan t’i fusin mbi 100 milion dinarë në Dardani, Shtetet e Quintit bien pre e gënjeshtrave serbe si mburrje kombëtare e këtij marifeti dhe si metodë e suksesshme për t’i arsyetuar veprimet e tyre provokative, nesër mbahet seancë e posaçme e KS të OKB-së “për përndjekjen e popullatës serbe”, që nuk ka të bëjë asgjë më të vërtetën.

BQK-ja, ka përgatitur udhëzime për fazën tranzitore të përdorimit të dinarit dhe konvertimit të tyre që është e kuptueshme por, Serbisë, popullatës serbe të cilat merren me kontrabanda të mjeteve ilegale, financimin e strukturave dhe bandave terroriste si dhe, fatkeqësisht, do të zbulohen edhe ata shqipfolës të cilët paguhen me dinarë nga Serbia, qofshin ata të cilët punojnë në cilësinë e gazetarëve të mjeteve televizive apo portale, për t’u mos u indentifikuar dhe treguar horllëkun e tyre.

Thjeshtë, shantazhimet ndaj Qeverisë Kurti duke e penguar zbatimin e Kushtetutës dhe shtrirjes së sovranitetit duke i eliminuar strukturat administrative paralele nga një shtet fqinjë agresor e gjenocidal brenda një shteti sovran, është e pa justifikueshme dhe e pa pranueshme që vjen në kundërshtim me politikat e SHBA-ve dhe BE-së brenda shteteve të tyre të cilët, nëse nuk kanë harruar, duke e marrë pjesë në çlirimin dhe pavarësimin e Republikës së Dardanisë, na mundësuan të frymojmë lirshëm ama, po duket sikur “i kanë rënë pishman”.

Si munden Shtetet e Quintit t’i kenë dy standarde ndaj dy komuniteteve pakicë, asaj serbe në shtetin e Dardanisë dhe asaj shqiptare të Dardanisë lindore në Serbi.

Përderisa, ajo serbe trajtohet në mënyrë avancuese krahasuar me atë të pakicës shqiptare të cilët, janë të izoluar në një lloj getoje që nuk mund të krahasohet as me shtetet e Afrikës së Jugut në kohërat e skllavërimit pa të drejtat esenciale e elementare, shoqërore, politike, ekonomike e vetëqeverisëse deri të mos garantimi i sigurive fizike të cilët, nuk janë të sigurt që të nesërmen kur të ngritën në mëngjes, dikush mos të gëdhijë në gjirin familiar.

Pse zotëri, me theks të veçantë ata të BE-së që, kur e dëgjon zëdhënësin Petar Stano, të duket se pakica serbe është para një zhdukje që, vërtetë, përpos trillimit, turpit politik dhe qëndrimit racist ndaj një komunitetit shqiptar brenda shtetit të Serbisë, është përkrahje e hapur ndaj pushtetit të Vuqiqit.

Deri kur duhet pritur që, Qeveria e Dardanisë të pres për të “mos trazuar” pakicën serbe e dirigjuar nga Serbia shtet diktatorial e autoritar dhe, nga kush kur ta marrë sinjalin e gjelbërt se, kur ta zbatoj Kushtetutën e vendi në tërë teritorin.

Nëse na keni ndihmuar zotëri të Shteteve të Quintit për të na çliruar dhe shpetuar nga gjenocidi dhe zhbërja e shqiptarëve nga trojet tyre, pse po kërkoni që, nëse nuk jeni penduar ose ndryshuar mendjen, të na impononi tutorizmin e shtetit kriminal nga i cili, ende i mban peng të pagjeturit në varrezat masive të Serbisë, për të cilat, informatat më detalje i disponon kryekrimineli alias kryetari i Serbisë Aleksandër Millosheviq-Vuqiq.

Ju, po na paralajmëroni për “fundin e durimit tuaj” por, asnjëherë nuk u ka shkua mendja edhe për durimin tonë. Besoni se, anipse me “një kaçik” të vogël por, mosdurimi i shqiptarëve, mund të prodhoj pasaoja të paparashikuara sepse, nuk do të mund të qëndrojë përjetësisht e të jetojë në shtetin e tij të paguar shtrenjtë e të larë me gjakun e bijëve dhe bijave, të jetojnë në besë, siç thotë populli, “me n’dorë”.

Iriqi, i vogël me trup por, kur t’i kanosët rreziku, ai, mbyllët në vete dhe, duke i tubuar gjembat, e mbron veten dhe çdo tentim ta sulmosh do ta pësosh nga gjembat e tij si mjet i fundit për vetëmbrojtje.

Duhet të këndellëni se, vetëm një trajtim të barabartë dhe të dinjitetshëm sikur të gjithë, popujt tjerë të Evropës dhe bashkësisë ndërkombëtare, mund të sjellë paqja dhe egzistenca në mes popujve.

Merreni me mend kur në SHBA, jetojnë përmbi 63 milion të komunitetit hispanik-spanjoll(të lindur dhe të ardhur nga jashtë), njëri ndër komunitetet më shumicë, të kërkojnë që ta përdorin monedhën pezos si valutë e tyre nacionale në kuadër të SHBA-ve duke e eliminuar dollarin, si do të pranohej apo, assesi nuk do të pranohej për të ndërhyrë në sistemin financiar.

Edhe këtu, mund t’i pranojnë monetat e pezos por, ato konvertohen në dollar pa kurrfarë pengese në mënyrë transparente dhe legale.

Ju lutem, thirreni ndërgjegjjes e jo fuqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat