Paradoksi i kohës – Mileniumi i gjeneratave pa integritet!

Opinione

Paradoksi i kohës – Mileniumi i gjeneratave pa integritet!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 22:02
Ismail Muçiqi

Po jetojmë në Botën e trazuar ku rendi shoqërorë dhe Siguria Globale po sfidohen dhe po rrezikohen gjithnjë e më shumë. Pothuajse asnjëherë më parë Bota nuk ka qenë më e varfër për shkak të mungesës të kultit liderë (kryetar shteti), të cilët do të duhej të merrnin përgjegjësi për të ardhmen e njerëzimit.  

Në shoqërinë Kosovare po ndodhë paradoksi më i keq që ndonjëherë i ka ndodhur vendit. Janë ngritë në këmbë opozita e partive politike, të ashtuquajturit, (analistë opinionistë), moderatorët, (redaktorët) e disa mjeteve të informimit të cilët në vazhdimësi po e fajësojnë Qeverinë e Republikës së Kosovës në raport me gjendjen aktuale, politike me Serbinë. Derisa rreth Vuqiqit dhe politikës të Qeverisë në Beograd janë bërë bashkë ideologjitë komuniste, radikalët e Sheshelit, qetnikët e Nikoliqit, socialistat e Millosheviqit duke krijuar një kauzë kombëtare kundër Pavarësisë së Kosovës, analistët Shqiptarë bashkë me një numër të Deputetëve të opozitës me qëndrimet e tyre janë rreshtuar më afër politikës së Beogradit sesa që janë duke mbrojtur interesin e Shtetit të Kosovës. Ky mjerim po i ndodhë Kosovës muaj e vite me radhë përmes politikës redaktuese të disa mediumeve të dyshimta përkatësisht në disa televizione private të cilat në vazhdimësi po e përqajnë dhe helmojnë opinionin. Se me të vërtetë në emër të demokracisë jemi duke e dëmtuar të ardhmen tone nuk donë koment.

Fatin e rrjedhave politike në emër të inteligjencës së mirëfillt të këtij vendi tani e kane ne dore dhe po e ushtrojnë një numër i caktuar i të ashtuquajturve analistë të cilët më shumë po e kritikojnë dhe sulmojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës sesa agresionin e Serbisë në Banjskë dhe kërcënimin permanent që është duke e bërë Shteti Serbë kundër Kosovës. Kemi ardhur në situatë që opinionit Kosovarë ti instalohen figura me emrin analistë të cilët vrapojnë nga televizioni në televizion për ti shprehur pikëpamjet destruktive ndaj Institucioneve të Shtetit. Mjerimi edhe më i madhë për Shoqërinë Kosovare është kur opozita parlamentare organizon opstrukcion për mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat e ndihmojnë Shtetin e Kosovës në aspektin financiarë në realizimin e projekteve më të ndryshme kapitale.

Paradoks i paradokseve është rehabilitimi i disa figurave të njohura për opinion Shqiptarë të cilët në kohën e pushtimit të Kosovës nga ana e Serbisë ishin drejtpërdrejtë në shërbim të sigurimit serbë dhe të kabinetit të Millosheviqit. Kjo po i ndodh Kosovës pas 25 viteve qlirim për shkak të një grupi individësh pa integritet e kanë marrur në dorë politikën redaktuese në disa mjete të informimit te korruptuara duke u munduar ta fshehin të vërtetën e periudhës historike të këtij vendi.

Kam frikë se kjo shfaqje tragjikomike do të vazhdojë edhe më tutje dhe do ti sjellë dëme të pariparueshme vendit dhe shoqërisë Kosovare, përderisa njerëzit pa integritet do të sillen dhe veprojnë si përfaqësues të këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat