Kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave - Sot të gjithë duhet ta përqafojmë Albin Kurtin, me ndjenja vëllazërore

Opinione

Kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave - Sot të gjithë duhet ta përqafojmë Albin Kurtin, me ndjenja vëllazërore

Lirim Gashi Nga Lirim Gashi Më 9 shkurt 2024 Në ora: 13:11
Albin Kurti

Sot Kryeministri ynë më i mirë i të gjitha kohërave, Albin Kurti, u dëshmoi të gjithëve se sa njeri dhe burrë shteti i madh është, sepse u lind nga një nënë e mençur shqiptare, me një mendje të ndritur dhe i liruar nga të gjitha komplekset e panevojshme të vlerës së ulët, nga të gjitha paragjykimet shoviniste, raciste dhe nacionalsocialiste, nga të gjitha qëllimet dashakeqe kriminale, represive, diskriminuese e pushtuese, nga të gjitha llojet e gjykimeve helmuese, nga të gjitha llojet e marrëzisë njerëzore e politike dhe sidomos nga çdo lloj Sindromi i Stokholmit, nga i cili vuanin shumë, pothuajse të gjithë paraardhësit e tij në pushtet.

Por vetë fakti që ai, të cilit i kishte kulluar truri nga rrahjet e rënda që ia kishte bërë regjimi kriminal serb, u ul në bankën e të akuzuarve me iniciativën e Aleksandar Vuçiqit, Joseph Goebbels-it të Sllobodan Millosheviçit, është një tregues alarmant i shkallës politike dhe diplomatike të cilën mund ta arrijë marrëzia e një regjimi që mbeti i pandëshkuar për gjenocidet e shumta në të gjitha anët e ish-Jugosllavisë, pas luftës së humbur, të cilën e planifikoi me qëllimin e krijimit të Serbisë së Madhe, mbi gjenodidin fizik dhe mendor ndaj popujve fqinj.

Duke pasur parasysh torturat diskriminuese, rrahëse dhe vrastare që iu desh t'i duronte në rininë e tij të hershme nga ana e aparatit kriminal shtetëror serb, e ndoqa fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së jo vetëm me krenari, admirim dhe dashuri, por edhe me trishtim të thellë që bashkësia e irrituar ndërkombëtare e kishte detyruar të vinte në një situatë kaq absurde, saqë t'i justifikohej kasapit të tij të drejtpërdrejtë serb për gabimet dhe mëkatet që nuk i kishte bërë kurrë.

Fatkeqësisht, kjo është shpesh ironia e fatit të çuditshëm të njerëzve të mëdhenj si ai, të cilët avancojnë qëllimet e qarta, të drejta, të ndershme, fisnike e humane të jetës dhe politikës së tyre, edhe kur në rrugën e tyre drejt destinacionit përfundimtar shfaqen pengesa që duken të pakapërcyeshme.

Por me gjithë rrethanat dhe shqetësimet absurde të cilave detyrohet t'i nënshtrohet Kryeministri ynë në këtë kohë mrekullish paradoksale, ai la një përshtypje madhështore dhe një vulë që do të mbahet mend gjatë nga alfa-kafshët e politikës dhe diplomacisë botërore, dhe jo vetëm nga kasapi i tij i drejtpërdrejtë serb, të cilit do t'ia shkurtojë jo vetëm karrierën e tij politike kriminale, kleptokratike, vampirike dhe kanibaliste, por edhe vetë jetën.

Nuk prisja asgjë më pak nga Aleksandar Vuçiqi, sesa po kaq shumë gënjeshtra të ndyra dhe të patolerueshme, sepse kjo krijesë njëqelizore, budallaqe dhe e modifikuar gjenetikisht nuk është e vetëdijshme se do t'i zmbrapsë edhe miqtë e tij të supozuar rusë dhe kinezë nga gërdia, e lëre më ndërmjetësit perëndimorë, të cilët fatkeqësisht shpesh harrojnë se nga çfarë materiali gjenetik dhe politik përbëhet personaliteti i tij psikopatik, narcisist, sadist, luftënxitës, kanibalist dhe skizofrenik.

Megjithatë, ajo që më shqetësoi më së shumti ishte portretizimi që Shefja e UMNIK-ut, ia bëri pozitës së pakicës serbe në Kosovë.

Si duket, ajo vuan ose nga injoranca dërrmuese ose nga instrumentalizimi i regjimit serb, i cili duket se ka gjetur tek ajo zëdhënësen e tij të vërtetë.

I padobishëm, fyes, i patolerueshëm, i padrejtë, i dëmshëm dhe mashtrues ishte përshkrimi dhe prezantimi që Shefja e UMNIK-ut ia bëri pozitës së serbëve të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pas përpjekjes së Bankes sonë shtetërore për ta ligjësuar përdorimin e dinarit serb në Kosovë, përpjekje kjo që pak a shumë keqinterpretohet qëllimisht nga disa analistë dashakeq vendas si “ndalim” i motivuar politikisht.

Pse e quajnë ndalim të motivuar politikisht?

Sepse ata nuk e kanë idenë se si funksionojnë rregullat serioze financiare ndërkombëtare.

Dhe me keqdashje e quajnë ndalim, ndonëse bëhet fjalë për ndërprerjen e domosdoshme të invazionit të përhershëm fiskal të aparatit shtetëror luftënxitës e kriminal të Serbisë, i cili nuk lë situatë irrituese pa keqpërdorur për të rrënuar themelet e shtetit të Kosovës.

Vetë fakti që themelet e Kosovës janë dhjetë herë më të kërcënuara që nga ardhja në pushtet e Aleksandër Vuçiqit, djalit politik monstruoz dhe njëqelizor të kriminelit të luftës Vojisllav Sheshel, i cili peshon 200 kilogramë dhe përbëhet nga llumi, qelbi, pisllëku dhe materiali i manipuluar gjenetik, duhet t'u mjaftojë jo vetëm analistëve tanë keqdashës vendas të paguar nga Sputniku, por edhe lehtësuesve amerikanë dhe evropianë të dialogut, që ta ndezin alarmin në kokat e tyre boshe si kungujt e Halloëeen-it, për kërcënimin që i vjen paqes rajonale dhe ndërkombëtare nga Serbia, apo nga Kali rus i Trojës, që është padyshim krahu i zgjatur i Putinit në çdo aspekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat