A mund të ndodh koalicion VV-LDK pas zgjedhjeve?

Opinione

A mund të ndodh koalicion VV-LDK pas zgjedhjeve?

Nga: Faton Mehmeti Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 16:11
Faton Mehmeti

Veç se kemi hyrë në vit të zgjedhjeve, pavarësisht se zyrtarisht edhe 12 muaj kanë ngelur.

Gjithësesi edhe brenda afateve ligjore, në gjashtëdhjetë ditë para apo pas, mund të mbahën zgjedhjet. Kështu që, në gjykimin dhe parashikimin tim ato pritët të mbahen në dhjetor të këtij viti kalendarik. Edhe adrenalina e tyre tek partitë kryesore në vend është i madh, edhe pse të gjithë thuaje pajtohen se fituesi veç se dihet.

Kështu që lufta bëhet për vendin e dytë e shpresat i mbajnë edhe ata që synojnë pragun. Të gjithë të tjerët shpresojnë dhe lutën që VV mos të kalojë 51% e votave për të shpresuar që të bëhen pjesë e koalicionit me ta.

VV deri tani vija të kuqe ka vetëm për PDK, kjo sdo të thotë se pas zgjedhjeve smund të hiqen e të ndodh koalicioni antagonist mes tyre, ka pak shpresa ndonëse jo e pamundur. Më i mundshëm dhe natyral do të ishte koalicioni VV-LDK, jo për nga filozofia por nga afermiteti orientues që kanë si dhe për të vazhduar rrugën e nisur në vitin 2020. Edhe nga opinioni publik një koalicion të tillë e shohin më me pozitivitet dhe të pranueshëm.

Mundësia tjetêr e koalicionit VV-AAK-NISMA, duket më vështirë nisur nga logjika e qeverisjës së VV larg nga ajo që kishte AAK. Akuzat e forta nga VV drejt AAK për aferat e ndryshme japin pak shpresë, edhe vet anëtarësia e VV nuk shfaqën pro një koalicioni të tillë.

Kështu që, nëse VV nuk arrin të kalojë 51% të vorave jam i sigurt se të parën për koalicion do e ftojë LDK. Brenda partisë së Lumirit ka zëra kundër pro edhe të atyre kundër një koalicioni të tillë. Se si do rrjedhin zhvillimet pritët të shohim se çfarë prodhon rezultati i zgjedhjeve, edhe pse brenda VV janë të sigurt se do fitojnë mbi 51%, pa qenë nevoja pastaj për koalicione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat