Pas kuintave të një emisioni si “Fiksi” i qeverisë shqiptare!

Opinione

Pas kuintave të një emisioni si “Fiksi” i qeverisë shqiptare!

Nga: Ilir Levonja Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 17:26
Ilir Levonja

Në internet qarkullon një video-intervistë e vajzës që shkarkoi nga detyra Safet Gjicin, kryetarin e Bashkisë së Kukësit. Sipas Gjykatës shqiptare ajo është e dënuar për ushtrim prostitucioni, kurse sipas vajzës, ajo ka qënë një agjente e infiltruar e emisionit investigativ Fiks-Fare. I disponon të gjitha, urdher-rrëfyesin, strategjinë deri tek mesazhet me kryeredaktoren e emisionit, për më tepër edhe me drejtorin apo ideatorin e këtij emisioni, Filip Çakulin. Pra ajo ka bërë punën investiguese dhe po sipas saj, ka bërë kamera të fsheshta edhe në Bashkinë e Fierit, Roskovecit, Kavajës dhe Kukësit, me prorosi të këtij emisioni. Video që nuk janë transmetuar, por që ruhen dhe presin një moment kur të shfaqen.

Po sipas saj janë video që kanë të bëjnë me blerjen e votës nga kryetarët në detyrë, sidomos me shtresat vunerabël, ku përfshihen edhe komuniteti rom. Eshtë e gjitha një tabllo bajate e dhjerokracisë shqiptare, ku lufta për pushtet ia kalon asaj të mesjetës. Unë nuk dua të diskutoj për moralin, pasi bota pas kuintave është e gjitha një fëlliqësirë. Dua t'u kujtoj shqiptarëve atë që, vendi ynë sot është i zhytur i gjithi në mut. Duke filluar e para nga drejtësia. Drejtësia e kushtetutës, e të drejtës civile të një qytetari.

Pasi kur përmend mutin, nuk ka se si të pretendosh më moral nga ideatorët e një emisioni investigativ, për më keq akoma, nga shoqatat shqiptare për të drejtën dhe moralin e gazetarit, sidomos atij investigativ. Apo nga ato shoqata për të drejtat dhe liritë e individit. Eshtë e gjitha një botë e kalbëzuar të cilën nuk e di se deri kur do ta kemi për risk, ajo që di të them është se emisione të tilla, që marrin letër porosi nga portretet e shtetarit që kanë varur në mur, është fundi i demokracisë. Në Shqipëri nuk mund të pretendosh se ka demokraci, asesi, jo më të diskutosh demokracinë.

Nuk ka përderisa, askush nuk jep llogari askund . Eshtë një palaçollëk profesional ku sado mjekërr të bardhë, sado të këlthisësh çibukun alla Heminguej, nuk je asgjë tjetër një mbeturinë ballkanike. Studiot kanë dy ditë që flasin për denimin karshi tradhtisë bashkëshortore dhe kund se flet kush për këtë tradhti socialo-kombëtare. Ka një zhvedosje vëmendje totale nga realiteti aq sa shqiptarët sot jetojnë jo realitetin e tyre, por realitetin e ofruar.

Kush e ofron këtë realitet, askush tjetër, shteti, qeveria, emisionet investigative që i shërbejnë me zell sulltanit. Drejtësia e një demokracie duhej të merrej me ideatorët, merret me investiguesin. Kutpohet të parët që e hanë janë ushtarët. Megjithëse koha ka treguar se syresh prej tyre shpallen dëshmorë, ashtu si edhe të tjerë hanë burgun, plumbin kokës, ose shpallen tradhtarë. Mirëpo sipas këtij realiteti, kjo ushtarja e radhës na u shpall edhe prostitutë, një etiketë e re në vulgaritetin e historikut të pushtetit shqiptar. Dhe ju vazhdoni e merruni me skupe mbi ligjin për tradhëtinë bashkëshortore. Komplet anapulla jemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat