Mentaliteti tribal ose mesjetar dhe teoritë e njohura të komplotit, shantazhit dhe manipulimit

Opinione

Mentaliteti tribal ose mesjetar dhe teoritë e njohura të komplotit, shantazhit dhe manipulimit

Nga: Agron Shabani Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 12:55
Agron Shabani

Në dukje ose shikim të parë: Slloban Millosheviqi dhe Aleksandar Vuçiçi te Serbisë, ngjajnë në dy esktreme të thella dhe dubioze që puçen ose bashkohen në një pikë: Në luftën ose shamatën e fjalëve të nxehëta populliste, revolucionare, luftarake, nacionaliste dhe patriotike, të cilat sjellin luftë, kob dhe fatkeqsi.

Ndonëse, as Millosheviqi, dhe as Vucici nuk i kanë njohur frontët e luftës. 

Ajo që të habitë dhe të bën kurioz, është lehtësia e padurushme e dehjes dhe manipulimit të shtresave ose kategorive të pazhvilluara dhe prapambetura në Serbi dhe gjithandej me "nacionalizmin dhe patriotizmin" e tyre "ekskluziv, indogjen, origjinal dhe autentik" të cilit nuk i besojnë as ata vet.

Në keneten ose ose moçalin e madh të luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, agjituese ose propagandistike në Serbi dhe gjithandej Teoritë e njohura të shantazhit, komplotit, manipulimit, konspiracionit dhe dekonspiracionit, janë si të thuash modë ose trend kohe.

Kështu sigurohen podiumi ose audenca e lartë tek shtresat ose kategoritë me të pazhvilluara dhe prapambetura të shtetit dhe shoqërisë.

Kjo për faktin se nacionalizmi dhe patriotizmi i stisur dhe lajkatar në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme poroze, fraxhile, inkompakte, heterogjene, konfuze dhe katotike- janë normë e jo vlerë, ideal, parim dhe postulim i njohur shkencor dhe humanist.

Në këtë vorbullë, demagogët dhe hipokritët e ndryshëm pushtetmbajtës ose politik atje: Vazhdimisht i zgjedhin mjetët dhe instrumentët e ndryshme të komplotit, shantazhit dhe manipulimit, për t´i arrirë dhe justifikuar qëllimet e tyre pushtuse, kriminale, gjakatare, djallëzore ose satanike. 

Në instancë të fundit  Millosheviçi dikur e siguroi podiumin dhe audencën e tij tek shtresat me të pazhvilluara dhe primitive të shtetit dhe popullit serb.

Ndryshe nga kjo, në shumë gjuhë të ndryshme botërore, thuhet se është botuar (publikuar) libri ose vepra e njohur shkencore ose metodologjike e njërit prej filozofëve ose dijetarëve më të shquar në fushën e antropologjisë politike në mbarë botën siç është studiuesi, eruditi ose antropologu i famshëm frëng (francez)-Pierrè Clastres me titull "Shoqëria kundër shtetit". Ndonëse, në analogji, sintoni dhe korrespodencë të madhe orijentuese, ekskursive dhe diskursive me veprën e njohur të filozofit ose studiuesit frëng të politikës, Miguel Abensour, me titull "Demokracia kundër shtetit".

Në këtë vepër shkencore ose metodologjike, studiuesi, pedagogu, filozofi ose antropologu i lartëpërmendur francez (Pierrè Clastres)-pasë një qëndrimi, studimi dhe analize të gjatë nga vendi i ngjarjes (1963-1974) të elementeve, istrumenteve dhe dimenzioneve politike, parapolitike, determinante dhe paradigmatike tè fisëve, klanëve ose komunitetëve të ndryshme primitive, gjysëmprimitive, paranormale ose parapolitike "guayaki", "guarani", "chulupi", "chaco" "yuanomani" dhe tè tjera të indianëve në Paraguaj, në Venecuelë ose  "Sao Paulo" të Brazilit etj., ku në forma ose menyra të ndryshme implicite ose eksplicite janë të pranishme edhe mentaliteti, mitologjia, eshatologjia, dialektika, praktika ose përditëshmëria e njohur konfliktuoze, luftarake, iracionale ose fatalitike e klanëve ose fisëve tribale, shamane, nomade ose gjysëmnomade të Amazonës (Amazonisë) etj. Pos tjerash e ka venë në spikamë faktin e njohur sipas të të cilit, komunitetët ose "shoqëritë primitive" nuk mund të kenë natyrë ose karakter politik, për dallim të shoqërive moderne ose bashkohore të formuara dhe organizuara me anë të aparatit të njohur shtetror, ligjorë, apo inkursivë, represivë ose repërkusivë. Pse kjo?  

Sepse, gjithënjë sipas studiuesit ose antropologut të shquar francez (Pierrè Clastres), kjo donë të thotë se shoqëritë ose komunitetët e ndryshme ordinare, primitive ose parapolitike, nuk kanë qenè kurrë të interesuara për formacionet, organizimet ose aparatët e njohura shtetrore, qeveritare, ligjore, policore, ushtarake, administrative, juridike, politike dhe të tjera, por për organizimin, bashkimin dhe mbijetesën e tyre optimale, latente ose permanente me anë të një "barazie ordinare, natyrore ose mbinatyrore", si dhe me anë të një "ligji" ose "kontrate" të pashkruar shoqërore, sociale, politike etj.

Për minoritetin serb dhe te gjithe ata qe nuk i njohin dhe s´i respektojne ligjin, institucionet dhe kushtetuten e Republikes se Kosoves!

Ndryshe nga kjo, në kuader të veprës së tij me titull "Antrophologie Politique" (Antropologjia Politike),  Pierrè Clastres, është i mendimit se për dallim të antropologjisë klasike e cila njeriun dhe shoqërinë e lashtë primitive ose arkaike i përshkruan dhe prezanton si një shoqëri ose komunitet të pashtet dhe të pa pushtet, gjegjësisht, si një shoqëri fragjile, heterogjene, poroze dhe tepër inkompakte ose ireverzibile, thekson faktin se :"Mbi bazën e njohut të parimëve, premisave dhe postulatëve të njohura shkencore dhe metodologjike të antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe asaj politike: Gjithëçka ose çdo gjë mund të ndryshoi, transformohet dhe substituuohet në të mirën e gjithëmbarshme të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive gjithandej globit, në qoftë se institucionët e njohura shtetërore, qeveritare ose politike nuk i definojmë dhe konceptojmë vazhdimisht si instrumente ose kategori të ndryshme represive, inkursive, restriktive, repërkusive etj. Por vetëm si njjë diçka të përbashkët dhe të barabartë në të mirën e gjithëmbarshme (globale dhe universale) të individit dhe kolektivitetit, respektivisht, te shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptët, idetë dhe teoritë e ndryshme moderne ose bashkkohore të Ernst Gellnerit, Loyd Kramerit dhe profesorëve të njohur amerikan dhe të tjerè mbi nacionalizmin si proces, fenomen, faktor dhe kategori tè posaçme dhe esenciale (substanciale) në kontekst të zhvillimëve, procesëve, arritjeve dhe përparimëve të sotme të arsimit, shkencës dhe teknikës. E sidomos të industrisë (teknologjisë) moderne ose bashkkohore të komunikimit dhe informacionit në mes popujve (kombëve), shtetëve dhe kulturave të ndryshme "ekskluzive" dhe "ekzotike" gjithandej globit ( lexo: " Nationalisam and Social Comunikacion: And Enquiry into the Foundation of Nationality" ) etj..

 Në kuader të librit të tij me titull " Historical Naratives and the Maning of Nationalisam", profesori i njohur amerikan i ideve dhe teorive të njohura historike, politike dhe filozofike, Loyd Kramer, pos tjerash i  veçon disa forma, narrativa dhe kategori të posaçme të nacionalizmit modern ose bashkkohorë: 1. Nacionalizmi si patriotizëm dhe modernizëm, 2. Nacionalizmi si fe ose religjion ose kleronacionalizmi, 3. Nacionalizmi si konstruksion i njohur gjuhësorë, letrarë, kulturorë, shkencor ose filozofik, 4. Nacionalizmi si narrativë e origjinës, indogjenitetit, autenticitetit, identitit, ekskluzivitetit, racës, gjuhës dhe etnisë, 5. Nacionalizmi si diskurs, narracion dhe kategori e posaçme ose specifike e studimëve dhe analizave të njohura antpologjike, antropoetnike, antropobiologjike (antropogjenetike), antropokulturore, antropohistorike, antrogjeografike, antropolitike dhe të tjera, 6. Nacionalizmi si diskurs  dhe ekskurs i njohur gjuhësorë ose linguistikë, 7. Nacionalizmi mesjetar, primitiv, violent, infantil dhe patologjik etj.

 Ndaj, mu për shkak të evolucionit, empirizmit dhe diskursit modern ose bashkkohorë të ideve, teorive, konceptëve dhe definicionë tësotme shkencore dhe humaniste mbi nacionalizmin dhe patriotizmin: Kramer dhe Gellner e vëjnë theksin e posaçëm në prejardhjen ose origjinën gjuhësore, intelektuale dhe kulturore të nacionalizmit, si dhe në çështjet dhe aspektët etimologjike dhe leksikografike se ç'është nacionalizmi në raport me patriotizmin?, në prrjardhjen ose origjinën sociale ose ekonomike të nacionalizmit, prejardhjen ose origjinën shkencore, industriale ose teknologjike të nacionalizmit, prejardhjen ose origjinën fetare (klerikaliste), racore ose etnike të nacionalizmit, prejardhjen ose origjinën mentale, psikologjike ose psikopatologjike të nacionalizmit etj.

Tek e fundit, edhe krijimi i asociacionit (zajednicës) ose "republikës serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, si dhe ndarjen ose shkëputjen de jure dhe de facto të "Trepçës","Ujmanit" dhe resursëve ose pasurive tjera vitale ose kapitale të Kosovës, në forma dhe mënyra të ndryshme eksplicite, implicite, eksterne, eksplikative, kleronacionaliste, mentale ose psiko (pat)logjike etj.,, janë të motivuara dhe lidhura ngushtë me nacionalizmin e egër, agresiv, mesjetarë, prfimitivë, violent, infantil dhe patologjik të popullit dhe shtetit serb. e jo me nacionalizmin modern ose bashkkohorë. "Prodho dhe shkakto luftera ose konflikte te ndryshme kunder te tjereve, per te siguruar ekzistencen ose mbijetesen tende si popull dche si shtet!" Kjo eshte "formula" kleronacionaliste e sinodit dhe mitropolise se kishes serbe.

Në këtë prizëm të kontestueshëm dhe dubioz, demagogët dhe hipokritët e ndryshëm paranormal ose parapolitik, në fillim vazhdimisht i stisin, imagjijojnë, trillojnë, inskenojnë dhe krijojnë armiqt ose kundërshtarët e tyre imagjinar ose fiktiv së bashku me ambientët, situatat ose atmosferat e ndryshme shpërthyese, normative, kognitive, aproksimative, aglutinative, imagjinare, fiktive, konfliktuoze, violente, infantile, dramatike ose eskalative....duke pritur dhe besuar ose shpresuar se do e gjejnë dhe sigurojnë gjithëmonë strehën ose audiencën e tyre tek popullit (elektorati) dhe faktorët e ndryshëm ndërkombtar përmes thirrjeve ose parullave të ndryshme revolucionare, pllakative, ataviste etj.

U mor vesh se ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta.

"Miqtë e mi, nuk vritët vetëm jeta në luftë, por edhe e vërteta." (Platoni)

 Ndryshe nga kjo, sipas epistemologjisë dhe antropologjisë politike: Asnjë shtet, asnjë popull, asnjë komb, fe, kulturë, person ose individ, nuk janë të autorizuar nga Zot dhe natyra, për të sunduar, dominuar ose qeverisur me të tjerët, por të gjithë janë të njëjtë dhe të barabartë para Zotit, ligjit dhe natyrës.

Luftërat jo rrallë janë edhe tregti, bisnes, profit ose trofe horrash, maskarënjësh,  matrapazësh, tiranësh ose diktatorësh të ndryshëm, tha dikur Napoleon Bonaparta.

"Të parët që erdhën dhe morën aq sa munden; ishin artarët ose argjentarët. Dhe, unë isha i kënaqur; sepse po vidhnin. Pastaj erdhën dhe morën hebrenjtë ose cifutët: Heshta, sepse më ishin antipatikë. Pastaj erdhën dhe morën pedofilët dhe homoseksualët, u ndjeva i lehtësuar dhe relaksuar, sepse ishin të besditshëm dhe patologjik. Me vonë, erdhën e morën komunistët dhe unë nuk u thashë prap asgjë, sepse vet nuk isha komunist. Një ditë erdhën të më merrnin edhe mua, aty ku nuk kishte mbetur më askush për t´i  ngopur ose plotësuar epshët dhe orekset e tyre. ( Berthold Brecht)

Të mirëmbahëmi, të ushqehëmi, rritëmi dhe shtohëmi sipas ligjit ose progresionit të njohur matematikorë ose aritmetik?, të shtrihëmi dhe zgjërohemi sipas ligjit ose progresionit të njohur gjeometrik dhe gjeografik?, apo të ndahëmi (coptohëmi) ose pjesëtohemi sërish, duke e bërë një hap përpara dhe dy hapa prapa në favot të mbrotjes, tkurrjes dhe sigurisë? Si duket kjo është dilema kryesore e Kosovës dhe shqiptarëve për çastin ose momentin.

Disa thonë se serbët sërish po kërkojnë luftëra ose konflikte të reja kundër Kosovës dhe shqiptarëve!

Ata po kërkojnë madje edhe koncesione ose kompromise të reja të Kosovës dhe shqiptarëve deri në atë masë, saqë të zhbëhet ose të ndahet dhe coptohët tërësisht shteti i Kosovës, i ngritur dhe krijuar me lumenj gjaku, si dhe me viktima dhe sakrifica të panumërta njerëzore dhe materiale të shqiptarëve!

Serbët i kanë humbur luftëtat e tyre pushtuese, koloniale, imperiale, shkatërrimtare ose apokaliptike në Kosovë, Kroaci si dhe kundër popujve (kombëve) dhe shtetëve tjera.

Kapitulli i luftërave të atjeshme, sikur është mbyllur njëherë e përgjithëmonë, apo....!?

Si të kapërcehet ylberi?!

Teoria dhe ptaktika e përgjithshme ushtarake ose luftarake, pos tjerash sikur na bëjnë të ditur se armata ose ushtria, asnjëherë nuk i fitojnë luftërat ose konfliktët e ndryshme. Janë politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, intelektuale, profesionale dhe intelegjente që i fitojnë ato.

 Në të kundërten, lufta është pasojë, shpalosje, deshifrim ose pasqyrim i taktikave, strategjive ose llogaritjeve të gabuara shtetrore, nacionale, politike, diplomatike etj.

"Mua me duhet studuar dhe mësuar për luftën, politikën dhe diplomacinë, në atë menyrë që biri (djali) im të studiojë, mësojë dhe kuptojë medicinën, matematikën, drejtësinë ose filozofinë.", do thoshte dikur John Adamsoni.

Ne duhet t'i përmbyllim, përfundojmë ose varrosin luftërat ose konfliktët e ndryshme midis nesh, para se ato të na vrasin, varrosin ose përfundojnë të gjithë neve.", thotë në një rast N. Chomsky.

Ç'thonë politika dhe diplomacia e kualifikuar, e mençur, intelektuale ose intelegjente?

Politika, apo puna e kualifikur, profesionale, intelektuale dhe intelgjente për popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin, mbi bazën e marrëveshjeve, obligimëve dhe përgjithësive të njohura morale, ligjore, institucionale, konstitucionale, profesionale dhe patriotike: është një proces ose aktivitet i lartë i personave ose individëve të zgjedhur, caktuar, nominuar ose emruar në poste ose funksione të larta shtetrore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike, për zgjedhjen e problemëve të ndryshme shoqërore ose qytetare, si dhe për marrjen e vendimëve dhe arritjen e marrëveshjeve të brendshme dhe të jashtme në të mirën e gjithëmbarëshme të kombit dhe atdheut. Në domenin ose kontekstin e njohur kolokfial, tekstual ose lingustik: 

Politka parasegjitjash ka për qëllim enkodimin, dekodimin (deshifrimin), identifikimin, klasifikimin dhe artikulimin e ligjëve, rregullave, çështjeve, vlerave, parimëve, postulimëve, nevojave, kërkesave, interesave dhe prioritetëve të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturale, manufakturale dhe të tjera.

 Aty i kemi pra edhe gjeopolitikën ose politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, intelektuale, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, intelegjente, konvencionale dhe strategjike, politikën popullore ose populiste, metapolitikën ose politikën e mbështetur ose bazuar në vlerat, parimët ose narrativat e njohura etike, estetike, normative, kognitive, intrinznike, ekstrinznike etj. 

Ndërkaq, shkencat politike në këtë drejtim: I studiojnë, hulumtojnë dhe analizojnë sjelljet, reagimet, vlerat, parimët, postulimët (postulatët), format, metodat, mjetët ose instrumentët e njohura shkencore ose humaniste, me anë të të cilave realizohen ose garantohen forca (fuqia) dhe autoriteti i përgjithshëm i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së bashku me arritjen e marrëveshjeve ose traktatëve të ndryshme, si dhe realizimin praktik dhe teorik të aspiratave ose interesave të larta shtetrore dhe nacionale në kontekstin e njohur strategjik, gjeopolitik etj. 

Në këtë frymë, politologjia ose shkencat politike, asnjëherë nuk pretendojnë të tutorojnë, motintorojnë, monopolizojnë ose obligojnë shtetin dhe pushtetin për marrjen e vendimëve dhe përgjithësive të ndryshme institucionale, funksionale, konstitucionale dhe të tjera (lexo:"të vërtetat e përjetshme"), por vetëm japin spjegime, ide, teori, formula, vizione, narrativa, solucione, alternativa ose sinteza të ndryshme shkencore ose metodoligjike-përballë tezave, antitezave ose ekuacionëve të komplikuara ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.

Ndaj, çfarë (çka) duhet ditur? (kritika e unit të ndërgjegjshem ose unit të shëndoshë); çfarë (çka) duhet bërë ? (kritka e unit të përgjithshëm ose atij praktik) dhe çfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? ( kritika ndaj forcës së gjykimit dhe reagimit): Janë ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e Idalizmit kritikë të Immanuel Kantit, Sen Simonit si dhe te filozofëve ose mendimtarëve të tjerë në kontekstin e njohur gneseologjiko-ontologjiko-epistemologjik rreth asaj se çka (çfarë) dhe kush është në të vërtetë njeriu i ditur, njeriu krijues ose inovator...?

Pa i harruar këtu edhe ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura : Çfarë (çka) guxojmë të dijmè?, çfarë (çka) guxojmë të flasim, shkruajmë, gjykojmë dhe mendojmë ? dhe çfarë (çka) duhet të bejmë për të mirën e gjithëmbarshme të popullit, shtetit dhe shoqërisë sonë...?

Kosovës dhe shqiptarëve, nuk iu duhet lufta ose konflikti i ri kundër serbëve ose dikujt tjetër. 

Natyra dhe gjeografia, shqiptarët dhe serbët i kanë bërë fqinj ose komshi (kojshi), ndërsa historia dhe lufta i kanë bërë rival, kundërshtar dhe armiq shekullor ose gjakatarë.

 Nënçimi, poshtërimi, cinizmi dhe injoranca, nuk janë as zghidhje dhe as zgjedhje e politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, intelektuale, profesionale, komplementare, suplementare dhe intelegjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat