Ngritja e vetëdijes kombëtare dhe fryma e përparimit, shpëtim për kombin tonë

Opinione

Ngritja e vetëdijes kombëtare dhe fryma e përparimit, shpëtim për kombin tonë

Nga: Gjon Keka Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 21:16
Gjon Keka

Kur lexoni historinë e kombit tonë arbëror, posaçërisht historinë e Dardanisë(Kosovës), mund ta shihni qartë një zinxhir të gjatë betejash të pandërprera. Stuhitë e egra shpesh shpërthyen rreth vendit tonë dhe e kërcënonin ta tundnin atë deri në themel. Më shumë se një herë kombi ynë arbërore ,e veçanërisht Dardania(Kosova) dukej në buzë të humnerës.

Edhe tani në shekullin XXI ,pas çlirimit me nidihmën e miqëve dhe aleatëve ndërkombëtare si ShBA, BE; NATO etj, pastaj ushtarëve të lirisë dhe urtësisë politike e vizionare të presidentit historik dr.Ibrahim Rugova në vitin 1999 dhe rishpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008,Dardania(Kosova ) ka thithë shumë pluhur e helm të huaj ideologjiko-politik e fetar.Gjatë kësaj kohe e deri më sot kanë hyrë shumë duar armiqësore ku sëbashku me duart e armiqëve të brendshëm,renegatët dhe mbetje etj, po i shkaktojnë dëme të pamatshme imazhit, historisë, identitetit tonë kombtar dhe figurave historike themeltare duke filluar nga mohimet e figurave dhe historisë e deri të njollosja dhe sulmet ndaj personaliteteve kombëtare mbikohore të kombit tonë.

Që nga vdekja e presidentit historik dr.Ibrahim Rugova Kosova është qeverisur nga individ e parti që nuk i kanë kushtuar rëndësi identitet kombëtar, kulturës burimore, ruajtjes së vlerave e figurave themeltare të historisë së kombit tonë. Madje pikërisht qeverisja e tillë pa vizion dhe pa identitet e urtësi i ka grumbulluar shumë probleme vendit që nga problemi i mirëqenjes ekonomike, shkollimit, edukimit, kulturës ,historisë,religjionit etj. Nën qeverisjen e partive pas vdekjes së presidentit Rugova, u bë vëllazërimi me turqit dhe politikat e përbashkëta orientale sulltaniste. Një vëllazërim me vendet aziatike jo vetëm që ka treguar se sjell mjerim e varfëri, injorancë e shkatërrim, por edhe prishje të imazhit dhe rrezikim të vetë qenjes identitare kombëtare arbërore-dardane europiane.

Askush deri më sot nuk i ndali rrymat e huaja idelogjike fetare që hynin në Kosovë me anë të një dekreti apo ligji të shëndosh kombëtar, për çdo ditë kishte fyerje,sulme e mohime ndaj çdo gjëje kombëtare,dhe figurave themeltare dhe askush nga pushtetarët e asaj kohe dhe gjerë më sot nuk doli e as nuk e tha asnjë fjalë e sa me dekret e ligj me i ndal këto marrëzira që ndodhnin para syve të secilit.

Shtrirja e idelogjisë fetare të huaj në trojet dardane u bë me shpejtësi jo vetëm nga shfaqja e sekteve agresive që nuk njohin komb e zot tjetër,dhe individëve të ideologjizuar ,por edhe xhamizimi i panumërt dhe i panevojshëm për një shoqëri që aspiron të integrohet në familjen e kombeve europian aty ku edhe e ka vendin gjeografikisht ,historikisht dhe natyrshëm si komb.

Tani u bënë 24 vjet nga çlirmi dhe 16 vjet nga rishpallja e pavarësisë dhe ende nuk kemi një dekret ,një ligj, një pushtetar,një parti etj, që i del ballë kësaj dukurie negative duke e ndal një herë e përgjithmonë atë dhe duke e orientuar ,shoqërinë, rininë, brezat dhe të gjithë kah përparimi, shkenca ,dija ,drita,vlerat humane e qytetëruese ka e mira e përgjithshëm dhe ruajtja e identitetit e kulturës kombëtare arbërore dardane europiane.

Prandaj,edhe pse vonë ,sikur thuhet shpesh:“më mirë vonë se kurrë“ lindi edhe Lëvizja kombëtare e Deçanit e cila e pa të udhës të dal publikisht dhe ta shpalos atë që është dashur që moti të shpaloset, pra mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe identitetit kombëtare dhe ruajtja e tij nga rrymat helmuese idelogjike fetare të huaja. Me daljen e kësaj lëvizje tani janë shfaqur hapur dy forca divergjente që po ndikojnë aktualisht në drejtimin që do të marrë vendi: fryma e regresit, prapanike dhe ideologjike dhe fryma kombëtare e përparimit, e humanizmi dhe europiane. Fryma kombëtare e kësaj Lëvizje së sapozgjuar pulson gjithandej.Në gjithë këtë presion që tani gjendet,askush nuk mund të mbetet i paprekur. Në të duhet të shprehet fryma e kohës, në betejë për të garojnë të gjithë faktorët e kohës.Por, mbi të gjitha fitorja mbetet e jona si komb, fitorja e dritës përball errësirës, fitorja kombëtare e të vërtetës e identitetit tonë përball të keqes - armikut të brendshëm të kombit. Me zhvillimin dhe forcimin e identitetit kombëtar, vetëdijes kombëtare dhe shkollës e edukimit, do të zhvillohet edhe e ardhmja. Por kush mund ta heqë velin e së ardhmes së kombit tonë? Përgjigja në këtë pyetje është e lehtë, vetëm fuqia e dritës, e dijes ,e artit, shkencës ,zhvillimit të përgjithshëm e pozitiv, e ruajtjes së vlerave humane e kombëtare etj, mund ta heq velin e të ardhmes.

Rikthimi i shoqërisë kah drita, dija, shkenca ,kah vetvetja është domosdoshmëri e kohës ,është tepër e ngutshme që kombi ynë , respektivisht populli i Kosovës të orientohet si kombëtarisht si për nga konsolidimi i brendshëm ashtu që të zë hapin e të hyjë krah kombeve tjera të civilizuar europiane.

Rikthimi tek rrënjët identitetare kombëtare është triumf historik dhe shembje e të gjitha planeve të errëta të armiqëve të jashtëm e të brendshëm.Sepse me rikthimin tek vetja e tyre tek ajo që ata janë në të vërtetë si për nga rrënja ashtu edhe për nga identiteti e kultura e brendshëm, ata i shërbejnë atdhetarisht kombit të tyre ,të tashmes dhe të ardhmes së brezave ,si dhe e shpëtojnë nga gojët e ujqërve që rrinë gati për ta gllabëruar nga brenda.

Rikthimi i secilit tek rrënjët identitare arbërore është fitore e madhe, sepse me veprimin tuaj ju ia largoni armiqëve shanset për t'i realizuar planet e tyre nëpërmjet „urës“që po ndërton Turqia me ideologjinë politike neootomane në Kosovë dhe vendet tjera aziatike sëbashku më disa renegat brenda Kosovës dhe trojeve tona. Sepse planet e dy armiqëve historik të kombit tonë otomanëve dhe serbëve janë ndarja e interesave të tyre brenda Kosovës dhe pjesë tjera të trojeve tona sipas planeve të përbashkëta demoniake.

Armiqtë e jashtëm mund të bëjnë dëme të mëdha ,por këtë ata mund ta arrijnë vetëm nëse gjejnë renegat,dhe mbetje - armiq të brendshëm të kombit tonë ,ashtu që duke i kombinuar fuqitë armiqësore nga jashtë me ata të brendshmit. Në fakt ata tani ka vite që po e sulmojnë jo vetëm zemrën e historisë respektivisht figurave themeltare kombëtare, por edhe shtyllën kurrizore të kombit tonë iliro-arbëror duke tentuar që sëpari ta paralizojnë dhe më pas ta shkatërrojnë tërësisht.

Por, megjithkëtë, duhet shpresuar në ngritjen e vetëdijes kombëtare, edukimit të mirëfilltë kombëtar ,arsimor dhe si qytetar etj. Nëse fryma e përparimit nuk do ta fitojë ditën e saj, është rrezik që fryma e regresit,prapanike dhe e shkatërrimit ta dëmtojë rëndë vendin.Edhe pse gjasat që fryma e regresit e errët, janë të pakëta,nuk do të arrijnë kurrë ta fitojnë natën e saj.

Por, duke parë lëvizjet e fundit pozitive të ngritjes së vetëdijes dhe të zgjimit kombëtar, ky fakt hap një perspektivë pozitive për të ardhmen. Nevoja për edukim kombëtar, human, qytetar, e arsimim të mirëfilltë shpesoj që në të ardhmen të përhapet në masën e madhe të popullsisë; Shkëndija e zhvillimit të lirë të shpirtit është ndezur dhe nuk do të shuhet më. Nëse shohim tani në tërësinë e atdheut tonë, gjejmë kudo gjurmë të frymës së kohëve moderne; në të gjitha fushat, duke mos përjashtuar as fushën shpirtërore , takojmë burra e gra që mbajnë lart flamurin e përparimit dhe të emancipimit. Dhe kështu shpresoj që nëpër popullin tonë të kalojë një kortezh që lind shpresat më të bukura për të ardhmen e brezave dhe të vetë kombit tonë, ashtu që një ditë të bëhemi pjesë e familjes së përbashkët të kombeve europiane dhe të civilizuara.[Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat