Nëse e doni të vertetën për Serbinë, atëherë, pyetni shqiptarët ose lexojeni historinë rreth gjenocidit shekullor serb mbi këtë popull

Opinione

Nëse e doni të vertetën për Serbinë, atëherë, pyetni shqiptarët ose lexojeni historinë rreth gjenocidit shekullor serb mbi këtë popull

Nga: Hafiz Shala Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 23:50
Hafiz Shala

Pse po nervozhen Evropë e Amerikë, kur Albin Kurti e demaskoj Aleksandër Vuçiqin në KS të OKB-së duke ia thënë troq të vërtetën para botës demokratike

Pse po duan qe Albin Kurti të hesht dhe mos të veprojë “njëanshëm”, edhe kur e zbaton Kushtetutën dhe e shtrinë sovranitetin në tërë vendin?

Kur vendet dhe shtetet me demokratike botërore, njëherit, superfuqi ekonomike, politike, ushtarake e diplomatike druajnë nga një udhëheqës i cili, nuk heziton ta thotë të vërtetën ani pse të hidhur mu këtyre shteteve të cilat, ishin të përfshira në shpëtimin e shqiptarëve të Dardanisë nga gjenocidi dhe zhbërja e tyre nga ana e soldateskës serbo-çetnike e përkrahur, e ndihmuar dhe shtyr nga Rusia e carit Putin, për ta dissiplinuar Evropën, kontrolluar Ballkanin dhe kërcënuar këto të dyja, duke u nisur nga mos uniteti i Bashkimit Evropian mes disa shteteve të cilat, disa nga ato e edhe haptas e disa në heshtje, rreshtohen në krahë të Rusisë.

Pretendenti për President të SHBA-ve, Donald Trump, një njeri i cili, po të kontrollohej të psikiatri, sipas sjelljës së tij, nuk jam i sigurt për rezultatin pozitiv pasi, pas të gjitha atyre akuzave të rënda deri të “kryengritja e 6 janarit 2021 në Capitol Hill”, akuzat në gjykatën civile të SHBA-ve për vepra e skandale të ndryshme i cili po kërkon që mos t’i hiqet imuniteti, del me deklaratë shokuese e cila i tronditi shtetet evropiane edhe më të fuqishme të NATO-s kundër tyre “si aksionar” të kësaj organizate ushtarake, respektivisht se do të punojë për shkatërrimin e saj duke ia dhënë mundësinë Rusisë që, ata të cilët nuk i mbushin obligimet gjoja siç shprehet ai për participim prej 2% të GDP-së, do t’i jep mundësinë Putinit që ta sulmoj dhe okupoj, që nënkupton se ky do të qëndrojë duarkryq. Falë Zotit se nuk është krejt në dorën e tij. Kjo deklaratë flet shumë se ky është një diktator i cili don të infiltrohet në demokracinë amerikane sepse, vetëm në këtë mënyrë manipulative, mund të vijë e qëndroj në pushtet. Është aleat i Putinit dhe këtu nuk ka kurrfarë dileme.

Shpenzimet për NATO-n të cilën e përbëjnë 31 shtete të Evropës dhë SHBA-të, kanë kontribuar sipas rregullave të kësaj organizate ndërkombëtare ushtarake duke ndarë 2% të GDP-së të cilës i prijnë SHBA-t sipas të dhënave të fundit të vitit 2022. Por, me invadimin e Rusisë ndaj Ukrainës, gjërat kanë ndryshuar. Ja një statistikë e shkurtër nga viti 2022.

SHBA-t $ 860 bilion apo 3.59% GDP-së ose me pjesëmarrje total rreth 68% të shumës së përgjithshme. Gjermania $ 68 bilion ose 1.57% GDP-së, Mbretëria e Bashkuar $65 bilion ose 2.7% GDP-së, Franca, 1.9%, Greqia 3.01%, Turqia 1.31%, Kroacia 1.79%, Rumania 2.44%, Belgjika 1.13%, Sllovenia 1.35, Shqipëria 1.76%, Mali i Zi 1.57%, Lithuania 2.54%, Estonia 2.02%, Polonia 3.01%, Latvia 2.27%, Norvegjia 1.67%, Bullgaria 1.84%, Sllovakia 1.81%, Portugalia 1.48%, Kanada 1.22%, Finlanda 2.45%, Hungaria 1.7%, Italia 1.46%, Spanja 1.26%, e kështu me radhë, por, pas invadimit rus ndaj Ukrainës dhe rrezikun ndaj shteteve tjera, kontributi financiar është shtuar me qëllim që kjo forcë ushtarake të veproj sipas teorisë së, nëse njëra nga shtetet sulmohet, të gjithë do t’i dalin në ndihmë.

Deklaratat e Donald Trump i cili kërcënon me largim nga NATO-ja, janë deklarata të fushatës elektorale duke e mashtruar popullin amerikan që, në të vertetë nuk mund të sillet e as të veproj në këtë mënyrë.

Këtë, e vertetojë përfaqësuesja e SHBA-ve, Ambasadorja e përhershme pranë NATO-s Julian Smith e cila deklaroj se për një largim të tillë, më parë duhej të sigurohen 2/3- tat e votave në Kongresin Amerikan.

Deklaratat e Trump “America first”- “Amerika e para”, në raport me Rusinë, nuk qëndron.

Është befasuese kur, përfaqësuesit e SHBA-ve, nervozohen se pse Albin Kurti publikisht po del hapur me argumente ndaj Aleksandër Vuçiqit të cilin, duke heshtur dhe mos ndëshkuar, po e amnestojnë, inkurajojnë dhe, me bekimin e këtyre ai po i dirigjon, udhëzon dhe kërkon zbatimin e veprimeve të pa dëgjueshmërisë qytetare deri të veprimet vandaliste e me konotacione terroriste ndaj organeve të rendit të cilët asnjëherë nuk i kanë tejkaluar veprimet ndaj popullatës civile serbe në veri e cila, nga frika qe ushtrohej nga Lista serbe, tani nga “Brigadat e mbrojtjës popullore”, ndërrim emri por jo edhe qëllimi dhe veprimi, pas dështimit të 24 shtatorit që ta okupojnë veriun, pas debaklit të Vuçiqit në KS të OKB-së në të cilin, nuk kishte vend për këtë temë qe ia thanë Vuçiqit publikisht, manipulimi i zgjedhjeve në Serbi, mashtrimi dhe bllokimi i të gjitha mjeteve të kontrolluara nga Vuçiq, mungesa e informacioneve të vërteta për Serbinë, tani po provojnë që të nxisin konflikt të popullatës civile me policinë duke i provokuar sipas afisheve të shpëndara me udhëzime profesionale me qëllim që të ketë edhe viktima për ta arsyetuar teorinë e tij se, “po ushtrohet presion i pa parë për përzërjen e serbërve” nga Dardania që, janë dridhjet e fundit të Vuçiqit me bandat e tij terroriste.

Edhe pse, Albin Kurti publikisht deklaroi në Seancën e KS të OKB-së së është i gatshëm që sot këtu t’i nënshkruaj Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, anipse këtu nuk ishte vendi, i la pa tekst të gjithë prandaj, jam i befasuar dhe zhgënjyer me Qeverinë Amerikane dhe z, O’Brian i cili, fatkeqsishtë del kundër vendimit të BQK-së rreth përdorimit të dinarit i cili, nuk ndalohet por pagesat të bëhen në të vetmen valutë zyrtare, euro, ku, iu është dhënë afat tre mujor për përgatitje rreth hapjeve të xhirollogarive bankare pa pagesë, udhëzime telefonike pa pagesë, prandaj, e pranuat apo jo, është inkurajim i Vuçiqit që, nëse ndodhë një reagim i pa parë, përgjegjësia morale, nuk do t’iu mungoj sepse u rreshtuat në anën e gabuar.

Si mund të dal miku ynë kundër zbatimit të Kushtetutës dhe ligjeve, kundër shtrirjës së sovranitetit në tërë territorin apo, ndoshta, po u dashka që edhe nëse ndonjë grip po u shfaqka te serbët e veriut, nuk duhet përdorë kurrfarë doze pa pëlqimin e Amerikës. Dhe, për çdo problem lokal, duhet të jetë temë e bisedimeve dy palëshe të cilat, për fatin e keq, dështuan ku pjesë përcjellëse ishit edhe ju zotëri duke theksuar z, Gabriel Escobar i cili ishte hapur në anën e Serbisë bashkë me Lajçak dhe Borrell nga BE-ja.

Po që se vazhdohet në ketë mënyrë që, për edhe më të voglin problem të pakicës serbe të diskutohet në bisedime Dardani-Serbi, kjo do të zgjatë pafundësisht dhe pa kurrfarë rezultateve e cila i shkon përshtati Serbisë që Republika e Dardanisë mos të funksionoj deri në arritjen e ëndrrës së aneksimit të asaj pjese. Kjo, kurrë nuk do të ndodhë me çfarëdo kostoje e me çfarëdo çmimi. Kemi sakrifikuar shumë zotëri dhe askush nuk ka të drejtë ta mohoj këtë.

Pyetje publike Evropës dhe Amerikës: pse nuk e ndëshkoni Serbinë e iu keni vërsul Dardanisë? Pse nuk e keni guximin ta thuani të vërtetën mbi sulmin terrorist të 24 shtatorit, pse nuk e thuani të vërtetën për gjenocidin serb ndaj popullatës shqiptare dhe pse, u nevrikosët kur Kryeministri Kurti para syve të botës dhe të kriminelit Vuçiq të cilin ju e përkrahni, ia tha troq se, ky, në cilësinë e ministrit të Propagandës së Millosheviqit i cili ushtroj gjenocid në BeH në Srebrenicë dhe në Dardani, sot po e vazhdon politikën shfarosëse ndaj shqiptarëve. Çka ka të keqe këtu kur një i përzgjedhur nga populli, del hapur në mbrojtje të popullit, në mbrojtje të viktimave të terrorit, në mbrojtje të krimeve dhe të pagjeturve dhe, e gjithë kjo na qenka e tepruar sepse po na e nervozoni Serbinë e cila, edhe pse nuk i shpalli sanksione Rusisë, po e ndihmon Ukrainën gjoja me municion të prodhuar në Serbi për interesa ekonomike, ju e arsyetoni.

Zotëri, sa po shihet se qëndrimet e Kryeministrit sipas juve nuk na qenkan në koordinim me juve edhe kur është fjala për çështje puro të brendshme, po kërkoni alternativë në udhëheqjen ndoshta sipas sistemit të Richard Grenelit, duke ushtruar puç politik në bashkëpunim me opozitën e cila bënë përgjegjësi historike pse vendi ka ardhur në ketë gjendje, duke heshtur për të gjitha dukurit në veruin e vendit, oazë e krimit, terrorizmit, kontrabandës, drogës dhe monetave fallso të cilat, me angazhimin e policisë profesionale u zbuluan, u ndërprenë dhe parandaluan rreth ushtrimit të këtyre dukurive.

Kjo, e ka brengosur Vuçiqin pasi, siç patë deklaruar në një moment se, qëllimi i Kurtit është “ta okupoj veriun”, pjesën e territorit të shtetit të tij, absurd i tipit serb.

Derisa ju zotëri po e lutni Vuqiqin që ta ekstradoj Radojqiqin para organeve të drejtësisë së Dardanisë, pasi ia mveshen atij si i vetmi organizator të grupeve terroriste, ai, lirshëm, jo që shëtit por riorganizon grupe tjera me formacione dhe metoda përmes fletushkave dhe formave tjera për rezistencë, tregojnë se, edhe nesër kur të vijnë në pushtet udhëheqësit serb në komunat në veri, që, nuk do t’i largojnë të gjitha mbishkrimet, pllakatat, simbolet e shtetit duke i vendosur vetëm ato serbe siç janë edhe në këto momente bashkë me përmendorën e Car Llazarit mu në qendër të qytetit. Zotëri, të jeni të përgatitur se kjo, nuk do të lejohet dhe do të veprohet vetëm sipas ligjeve dhe Kushtetutës në fuqi prandaj, gjithnjë do të kemi probleme sepse, serbët nuk duan ta pranojnë Republikën e Dardanisë si shtet të tyre.

Lëvizjet e Ambasadorit Hovenier nëpër zyrat e opozitës, disi, lënë më kuptuar se, nëse Kryeministri nuk iu bindet kërkesave tuaja, duhet gjetur një alternativë. Jam shumë i bindur se pa e hapur gojën kjo opozitë e cila e ka sjellë vendin në ketë gjendje, do t’u bashkangjitet me një unitet të paparë si asnjëherë për ta larguar Kurtin nga pushteti.

Qëllimi, frika dhe interesat e shumëllojshme gërshetohen dhe, une do t’i propozoja Presidentes që, ndoshta do të ishte e udhës që, për hirë të situatës së krijuar, “t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme” për t’i shpëtuar marrëdhëniet me SHBA-t sepse “shkaktari kryesor na qenka Kryeministri Kurti”.

Le të vendos populli për këtë dhe, me opozitën e tanishme, do t’i përmbylleni të gjitha marrëveshjet të nënshkruara më parë po nga kjo opozitë dhe “mosmarrëvshjet” rreth shtrirjës së sovranitetit.

Shkaku i shashtrisur i ardhjës në pushtet të opozitës është: përgjegjësia për marrëveshjet e gabuara të nënshkruara të cilat çështjet e brendshme i kanë futur në ato të karakterit ndërkombëtar duke ia lënë “këmbët arushës” Kurtit duke e akuzuar si “bashkëpunëtor të Vuçiqit”. Falja e pjesëve të territorit të Dardanisë, pasurimi enorm përmes keqpërdorimeve, hajnive në mënyra dhe forma të ndryshme, rreziku i përgjegjësive dhe konfiskimi i asaj pasurie që i ke vërë në siklet sepse, kur iu ka konfiskue pasuria e Millan Radojqiqit i cili në bashkëpunim me ish pushtetarët respektivisht opozitën e sotit përmes bizneseve të përbashkëta, është brenga kryesore më të cilën janë të preokupuar. Dhe, mos harroni se duke e mbajtur Amerikën në gojë, e kanë vjedhë djersën dhe mundin e atij populli të cilët, nuk qajnë kokën për pjesën më të rëndë sociale të cilët në tubime i dalin krah dhe qajnë “me lot krokodilli” duke harruar se po këta ua kanë vjedhë një pjesë të buxhetit të varfër të shtetit.

Krahu anti kombëtar nën udhëheqjen e Edvin Kristaq Ramës, Kryeministër Shqiptar i një shteti autoritar i cili e sundon këtë vend pa opozitën, ishte ideator i ndarjës së veriut bashkë Thaçin e Vuçiqin, i ka rreshtuar rreth vetës opozitën dardan ish pushtetar në koalicion me Listën serbe, nënkryetarin Radojçiq të cilët përmes tij erdhën në pushtet por, që një ditë, ai do t’i shantazhon duke u zbardh emrat e të gjithëve rreth bizneseve të përbashkëta, duke izuluar edhe ata të cilët janë paguar në dinar, qoftë edhe disa nga mjetet e informimit, të ashtuquajtur analist të cilët deklarohen se, po u bëhet presion serbëve etj.

Siç, thotë një mik i imi, këta, në vend se të merren me organizimin, shtetndërtimi, të gjithë ata janë marrë me ndërtimin e vilave, shtëpive dhe banesave nëpër rivierat e detit Adriatik në Shqipëri e gjithandej. Të gjithë këta që janë në marrëdhënie të mira qoftë edhe vëllazërore si Edi me Aleksandër Vuçiqin, rrjeti, nga ky që e përmenda bashkë me Ali Ahmetin e BDI-së i cili mbi 20 vite qëndron në pushtet në koalicion me partitë nacionaliste maqedonase, duke i dhënë atij përkrahje të pa rezervë.

Është krijuar një front i gjerë opozitar kundër Albin Kurtit i cili, “po don me i shkatërruar marrëdhëniet e mira me fqinjët tanë serbo-sllavo-maqedonas, të cilët, i zbatojnë këshillat ruso-serbe për ta futur Ballkanin nën kontrollin e Rusisë prandaj, çdo takim i një partie opozitare me Albin Kurtin si nga MeV si nga Shqipëria, ndjehen të rrezikuar.

Vizita e Sekretarit të Shtetit në Shqipëri, nuk do të kaloj pa jehonë të opozitës që në mënyrë të dinjitetshme do të përfaqësohet nga Kristaqi i cili, po dëshiron të gjindet sikur erdhi në mesin atllarëve të mëdhenj si “kontribues i zbutjes së marrëdhënieve serbo-shqiptare” për të cilat ka kontribuar shumë, që nga Ballkani i hapur, eliminimi i Dardanisë si pjesë e kësaj iniciativë serbe, me qëllim që kufiri Serbi-Shqipëri, të vendoset mbi lumin Ibër, pastaj, e shohim deri në Limanin e Durrësit.

Jam shumë i bindur se mu ashtu sikur në vitin 2021, populli do të vendosë në interes të shtetit, në përkrahjen të gjakut të derdhur për lirinë dhe definitivisht shkëputjen nga Serbia, duke e çuar në vend amanetin e martirëve, dëshmitarëve dhe familjeve heroike si ajo e familjes Jasharaj në krye me Komadantin Legjendar Adem Jasharajn.

A është ndokush që do të dal kundër këtyre aspiratave, me siguri se në mesin e populli shqiptar të Dardanisë, nuk do të ketë.

Republika e Dardanisë është shtet i pavarur sovran e demokratik dhe askush nuk ka të drejtë të ndëhyjë kundër vullnetit të popullit të saj. Këtë, nuk e lejon gjaku i derdhur i këtij populli për atdheun e tyre.

Z. O’Brian, une si shtetas i këtij vendi qe 33 vite po ua them hapur se, aty ku mendoj se jeni të gabuar, ua shprehu mendimin publikisht, mu ashtu siç ia kam shprehur Presidentit Joe Biden në letrën time publike të dërguar në vitin 2023 lidhur me qëndrimet e z, Gabriel Escobar i caktuar rreth bisedimeve Dardani-Serbi i cili, sipas mendimit tim, ishte rreshtuar në dëm të Dardanisë dhe favor të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat