Bota në udhëkryq: Mafia ekonomike po e sfidon sigurinë globale!

Opinione

Bota në udhëkryq: Mafia ekonomike po e sfidon sigurinë globale!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 20:39
Ismail Muçiqi

Që nga Lufta e Dytë Botërore Siguria Globale asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar se tani. Sferat e interesit të fuqive të mëdha dhe të aleancave kontinentale i kanë vurë në plan të parë interesat dhe aspiratat për resurset ekonomike, duke hapur kriza dhe konflikte të reja pothuajse në shumë vende të Botës. Mjerisht drejtësia si vlerë universale po shkelet dhe po përdhoset përditë e më shumë duke ua marrë të drejtën njerëzve të cilët luftojnë për liri dhe paqen në vendet e tyre. Koha po tregon se ideologjitë e sistemeve të ndryshme që u manifestuan në shekullin e kaluar ishin vetëm kauzë apo paravanë për të manipuluar njerëzimin. E vërteta tani ka dalur në sipërfaqe se mafia ekonomike po e drejton edhe politikën Globale në Botën e sotme.

Krizat dhe konfliktet që filluan gjatë këtij shekulli e kanë ndarë Botën në sferat e interesit duke e rrezikuar rendin Botërorë. Kështu po ndodhin fenomene të pa imagjinueshme duke filluar nga superfuqitë Botërore të cilat po e humbin imazhin si faktorë determinues të rendit Botërorë dhe të Sigurisë Globale. Bota është në udhëkryq ku siguria është vu në pikëpyetje për shkak të luftës në Ukrainë e cila po zgjat me vite. Kriza në lindjen e mesme ndërmjet Izraelitë dhe Hamasit paraqet rrezikë permanent që ky konflikt të zgjerohet në gjithë lindjen e mesme. Gjithnjë e më shumë Bota po kërcënohet edhe nga armët bërthamore të Koresë Veriore, si dhe ngritja e tensioneve ndërmjet Kinës dhe Tajvanit. Janë shqetësuese raportet dhe lajmet që vijnë nga Palestina ku po vriten mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm. Jo stabilitet në Ballkan po krijon Serbia e cila ka pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe fqinjëve tjerë.

Mjerisht të ashtuquajturat Institucione të Kombeve të Bashkuara të cilat kanë përgjegjësi për ta ruajtur paqen dhe Sigurinë në Botë tani më ato nuk janë në gjendje të marrin vendime kredibile. Kjo po ndodh edhe në Këshillin e Sigurimit ku nuk ka konsensus për të marrë vendime kapitale për të ardhmen e Botës. Sot në Botën në të cilën po jetojmë nuk ekziston kulti apo autoriteti moral i ndonjë burrë shteti i cili do të kishte autoritet apo ndikim për ta ruajtur paqen.

Sot mafia ekonomike e ajo financiare po e diktojnë dhe drejtojnë politikën në shumë vende të Botës. Është koha e fundit që fuqitë e mëdha të reformojnë kapitullin e asamblesë të Kombeve të Bashkuara dhe të thellojnë reformën dhe rolin e Këshillit të Sigurimit, për ti hapur rrugët e reja paqes dhe rendit Botërorë i cili është në udhëkryq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat