Edi Rama sulmon Albinin, jo Vuçiqin dhe ndjen frikë pas takimit Blinken-Dumani

Opinione

Edi Rama sulmon Albinin, jo Vuçiqin dhe ndjen frikë pas takimit Blinken-Dumani

Nga: Faton Mehmeti Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 11:06
Autori Faton Mehmeti

Vizita në Tiranë e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka rëndësi të madhe për shqiptarët, rajonin në përgjithësi. Sigurisht se gjatë kësaj vizite nuk mund të mos e përmendte Kosovën, dialogun me Serbinë dhe perspektivën evropiane duke theksuar se për Kosovën dhe Serbinë, Bashkimi Evropian është rruga e vetme që të lëvizin përpara. Edi Rama, gjatë konferencës me sekretarin Blinken hodhi më tepër kunja ndaj Kosovës, respektivisht Albin Kurtit për të mos bërë "asnjë hap pa u koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

E pështirë të dëgjosh këshilla se si nuk duhet prishur me Amerikën njeriu që ka përfunduar në hetimet e FBI, duke qenë kryeministri i parë që përfundon në hetim. Kosova e di shumë mirë rrugën e saj të ecjes me SHBA, këtë rrugë e ka trasuar presidenti Rugova dhe po ecim tutje. Vet sekretari Blinken theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të ecin tutje në dialog, me BE si garancë e ndërmjetësimit dhe shfaqjes së besimit ndaj saj.

Në vend se të thumbonte Vuçiqin për rastin e Banjës, dhunën ndaj opozitarit Sanduloviq vetëm se bëri homazhe në Prekaz, Edi Rama zgjodhi të shpërfaqte urrejtjen patologjike ndaj Kosovës, qeverisë së saj. Është dashur që këtë vizitë, në prag të pavarësisë së Kosovës, kryeministri Rama të shprehte nevojën e madhe të frenimit të Serbisë dhe kërcënimeve të saja ndaj Kosovës, rrjedhimisht rajonit.

Duke mos e bërë këtë, Edi Rama vazhdon kështu dhënien e ndihmës ndaj Vuçiqit çdo herë e në çdo kohë. Gjithashtu, kjo vizitë duhet ta shqetësojë Edi Ramën dhe njerëzit afër tij për atë çfarë do pasojë, arrestimet nga ana e SPAK të të gjithë të përfshirëve në korrupsion. Inceneratorët janë vjedhja e shekullit, zingjiri është i gjatë e që qon deri tek emri i Edi Ramës. Andaj, kjo vizitë shpërfaqi Ramën në korrupsion dhe urrejtjen ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat