Pa SHBA-në si superfuqi e vetme dhe kryesore e globit, nuk ka paqe dhe siguri të qëndrueshme në Kosovë, BE-së dhe gjithandej!

Opinione

Pa SHBA-në si superfuqi e vetme dhe kryesore e globit, nuk ka paqe dhe siguri të qëndrueshme në Kosovë, BE-së dhe gjithandej!

Nga: Agron Shabani Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 21:05
Agron Shabani

Politika dhe diplomacia e Kosovë në veçanti, si dhe e ashtuquajtura politika dhe diplomacia e përbashkët e BE-së në përgjithësi: Është koha e fundit të mendojnë dhe reflektojnë në mënyrë të kualifikuar, profesionale, racionale, kritike, intelektuale dhe integjente se pa ndihmën dhe prezencën e SHBA-së si fuqi e vetme dhe kryesore e globit ose planetit tonë në të gjitha frontet ose drejtimet e mundshme, nuk ka paqe, stabilitet, mbrojtje dhe siguri të qëndrueshme në Kosovë, Ballkan, BE (Europë) dhe në botë.

Kjo pavarësisht platformave, formulave, doktrinave, ideve dhe teorive të ndryshme imagjinare dhe fiktive të Francës, apo dikujt tjetër mbi si thonë: "Ngrijen dhe krijimin e një force ose ushtrie të përbashkët të BE-së nën komandimin e Francës, me pajisje ose kapacitete nuklerare ose atomike, për t´u mbrojtur ose siguruar nga ndonjë sulm (invaziion) eventual i Rusisë dhe kështu me radhë.". Broçkulla ose xhepura të njohura stragjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturale, konceptuale dhe ideologjike që i shpartallon ose davarisë mëngjesi.

Ata që i njohin dhe kuptojnë sadopak ngjarjet dhe zhvillimet e përgjishme hektike, turbuklente, cvilitese, konfuze dhe kaotike nga e kaluara ( e sidomos nga koha e "luftës së ftohtë" dhe konfrontimeve të atëhershme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, konkretisht në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së):  Ndoshta e kanë të njohur ose në kujtesën e tyre doktrinën ose formulën e asokoheshme të "neutralitetit nuklear ose atomike" ("force de frappe") të Francës në mes NATO-s dhe ish "Traktatit të Varshavës" dhe kështu me radhë.

Pa SHBA-në, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe si aleatë historikë dhe strategjikë të SHBA-së, nuk ka paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në Europë, Kosovë, Ballkan dhe gjithandej: Po e ceku ose ritheksoj prap këtë vlerësim ose konstatim të mbështetur, bazuar dhe argumentuar në fakte dhe argumente të bollshme (të mjaftueshme) historike, politike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera.

Së këndejmi, i rëndësishëm dhe tepër i dobishëm është fakti ose argumenti tashmë i njohur edhe botërisht ose publikisht mbi ateizmin ose mosbesimin e thelle (esencial ose substancial) ndaj politikës dhe diplomacisë së Rusisë dhe Serbisë në arealin ose arenën botërore ose ndërkombëtare.

Kjo për faktin se për rusët dhe serbët, politika dhe diplomacia si duket janë vetëm "art" ose instrument i lojës, talljes, mashtrimit dhe manipulimit të përgjithshëm me të tjerët. E sidomos me BE, NATO-n ose Perëndimin.

Nuk u besohet kurrë Rusisë dhe Serbisë. Edhe atëherë kur flasin për paqe, pajtim, liri, drejtësi, barazi, solidaritet, siguri etj. Madje, as atëherë kur vijnë me lutje, liturgji, kryqa të ndryshëm të ritit pravosllavo-ortodoks, me tespih, rruza, bombona, karamele ose çokolata. Jo çfarë.

Në instancë të fundit edhe lufta e përgjakshme imperiale, shkatërrimtare dhe apokaliptike e Rusisë kundër Ukrainës, pos tjerash ka për qëllim molisjen, dobësimin, përçarjen, nënçmimin, kontaminimin dhe në fund shkërmoqjen, shkatërrimin dhe zhbërjen e përgjithshme dhe përfundimtare të NATO-s dhe BE-së, përmes formave dhe metodave të ndryshme të luftërave të njohura subverzive, diverzive, speciale, psikologjike, propagandistike etj.

U mor vesh se për të njohur dhe kuptuar paksa më mirë politikën dhe diplomacinë globale të SHBA-së: Në radhë të parë duhet analizuar, studiuar, njohur dhe kuptuar rolin, misionin, funksionin dhe aktivitetin e përgjithshëm politik, diplomatik, ushtarak, strategjik ose gjeopolitik të Presidentit, Kongresit, Senatit, State Departamentit (Politikës së jashtme ose diplomacisë), Pentagonit (Ushtrise) dhe Intelegjencës (CIA, FBI etj), grupeve të ndryshme të interesit, finansave dhe kapitalit, mediave të shkruara dhe elektronike, opinionit të brendshëm amerikan, elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore, monetare, financiare, tregtare dhe ekonimike, si dhe institucioneve të tjera amerikane, në hartimin, përpilimin, formulimin dhe marrjen e vendimeve të ndryshme politike, diplomatike, ushtarake  (luftarake), strategjike, financiare, tregtare, ekonomike etj.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe studimet dhe analizat e njohura të politikës dhe diplomacisë interaktive, interpolare, multipolare, globale ose universale të SHBA-së, përballë reaksionit (inter-reaksionit), agresionit, hegjemonizmit, ekspanzionizmit dhe militarizmit të njohur të Rusisë, Kinës, apo dikujt tjetër në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale (si lufta e Rusisë kundër Ukrainës etj.), studimet dhe analizat e njohura shkencore ose politologjike mbi gjenezën historike, gjeografike, racore, etnike, fetare, kulturore, kimike, biologjike  (biogjenetike), biofizike, sociofizike etj...të luftërave ose konflikteve të ndryshme, interpolarizmin, unifikimin, konvencionalizimin, institucionalizimin, funksionalizimin dhe realizimim  praktik dhe teorik të mbrojtjes dhe sigurisë së përbashkët të shteteve anëtare të NATO-s,  valutave ( euros dhe dollarit), tregut global të vlerave, resurseve, mallrave dhe kapitalit të përbashkët  dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, ngritja ose avansimi i politikës dhe diplomacisë globale, interpolare ose interaktive nga konteksti i njohur kontestual, verbal, tekstual, linguistik, terminologjik, anarkoindividualist, anarkoliberalist ose anarkoteorik, në nivelin e kualifikuar profesional, intelektual, komplementar, suplementar, intelegjent, integral, shkencor dhe humanist: Ky është qëllimi ose lajtmotivi kryesor i politikës dhe diplomacisë globale të SHBA-së.

Ndryshe nga kjo, vlera dhe sekreti i politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, profesionale dhe intelegjente, është të dish t´i ruan, mbron dhe mban të fshehura sekretet, burimet, resurset, mjetetet dhe instrumentet e ndryshme determinante ose paradigmatike. Kjo për faktin se në luftë, politikë dhe diplomaci, nuk ka fakte, argumente, dëshmi, miqësi dhe dashuri të sinqertë, por ka vetëm frikë, interes, profit dhe interpretime të ndryshme.

"Shumë prej tyre janë kokëfortë dhe tepër fanatik në kërkim të rrugës dhe mjeteve që kanë zgjedhur për t´i realizuar dhe justifikuar qëllimet e tyre, por shumë pak prej tyre në kërkim të vlerave, nderit, moralit dhe idealeve të lartë njerëzor ose qytetare.  " (Friedrich Nietzsche)

"Fillimisht duhet të keni një qëllim, ideal dhe vizion të qartë: Së dyti duhet t´i gjeni ose zbuloni mjetet për të arritë, realizuar dhe justifikuar qëllimet, idealet dhe vizionet tuaja, dhe së treti, duhet t´i përshtatni mjetet me qëllimet." (Aristoteli).

Në luftë ti mund të vritesh ose të vdesësh vetëm njëherë, ndërsa në politike dhe diplomacia, shumëherë., tha dikur Ëinston Curcilli.

Do shtuar në fund se nëse Albin Kurti, Vjosa Osmani, Donika Gervalla, Besnik Bislimi, apo dikush tjetër: Në këtë prag feste të deklaratës së pavarësisë së Kosovës (17.O2. 2OO8): E kanë parë (zbuluar) qiellin e madh (politik dhe diplomatik) në sipërfaqen e mahisur të ujit të përroit (përrockes), kënetës ose moçalit të ndotur dhe të turbullt ballkanik: Atëherë edhe Vuçiëi dhe Daçiqi & Comany, i kanë parë ose zbuluar peshqit në qiell!

Prandaj, sipas Volterit dhe Hoibsit: Shtetet e ndryshme, pushtetet dhe qeveritë, kanë nevojë edhe për çoban (barinj), edhe për dele, edhe për kasap.

E sidomos për " politikanë, diplomatë ose kryedipomatë të ndryshëm" nga Kosova, Serbia ose Ballkani, të cilët saherë flasin për luftën, politikën e lartë dhe diplomacinë, qesin ose u del "mjaltë festiv" prej goje!

Mëse tepërmi atëherë kur ua rrah zemra brinjt me i kruar ose fërkuar shpinën ose "shpatullat" e tyre ushtarake, politike ose diplomatike me SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe etj...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat