Marria shqiptare e qokave dhe unit

Opinione

Marria shqiptare e qokave dhe unit

Nga: Ilir Levonja Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 12:43
Ilir Levonja

Përse Amerika e përkrah Edi Ramën? Përse sekretari i shtetit e quajti udhëheqës të jashtëzakonshëm atë? Në Shqipëri nuk ka pluralizëm. Në Shqipëri vulos dhe vendos Edi Rama. Përse Amerika inkurajon drejtësinë dhe bën një sy qorr kur vjen puna për demokracinë etj.?

Janë disa nga pikëpyetjet e mëdha që po vlojnë sot në botën shqiptare. Por edhe titujt bombastikë nga krahu i pushtetit se me këtë vizitë dhe më këto deklarata të Amerikës, Edi Rama siguroi edhe zgjedhjet e vitit 2025. E vërteta është totalisht ndryshe dhe ajo që të dhimbset është ribërja e klisheve nga koha, kur Enver Hoxhës i vinte për vizitë Nikita Hrushovi, apo kinezi Ten Xioping ... Biles ky Edi Rama nuk ka bërë asgjë tjetër, edhe pse ia përmendi sekretarit Blinken, diktatorin Enver Hoxha, bash pikë për pikë methodat e tia. Eshtë mjeshtri numër një i propagandës pasi ashtu si Enveri e ka kuptuar mirë faktin që shqiptarët mund t'i ngopësh fare mire me lugën bosh. Mjaft tu gjesh ilaçin e inatit që kanë për njëri-tjetrin dhe mund t'i sundosh gjithë jetën. Nga Enveri i shpëtoi diabeti, nga Edi Rama, një Zot e di. Megjithatë duhet theksuar një fakt, dobësia kolektive e shoqërisë shqiptare në lidhje me ndryshim, kjo edhe për faktin e ritheksuar disa herë, se Shqipërisë i ka ikur pjesa më vitale e ekzistencës së saj. Por le të shpjegojmë edhe disa gjëra të tjera në lidhje më këtë vizitë që erdhi e si bumerang, plot ekstazë nga krahu që për gati dyzetë e pesë vjet e gjykonte Amerikën si armikun më të madh të Shqipërisë. Bash ataqë, kur në qershorin e 2007 Shqipërinë e vizitoi presidenti i Amerikës Bush, ata sajuan historinë me orën e vjedhur.

Dhe gjysma tjetër të cilëve e kanë model Amerikën, por që sekretari i shtetit Blinken nuk ua vari fare. E para mos harroni se edhe Donald Trumpi në qershorin e vitit 2019 shkeli në Korenë e Veriut, madje u përpoq të bënte disa marrëveshje me diktatorin Kim Yong Un. Edhe aty populli korean nuk ka demokraci, nuk ka liri të fjalës, nuk ka organe kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave etj., por Amerika negocioi. Madje Trumpi gati sa nuk u magjeps me Kimin. Problemi është i thjeshtë, Amerika sot vuan vet pushtetin e një plaku manekin që nuk di të ndalet edhe pse rrëzohet kudo. Eshtë një Amerikë e lodhur nga frontet brenda vetes. Aq lodhur sa nuk ndali dot masakrat e Izraelit. Kësisoj një diktator shqiptar më shumë nuk është problemi i Amerikës. Rëndësi ka që t'i dalin në rregull llogaritë që bën në lidhje me rajonin, pa një diktator më shumë nuk ëashtë aspak problem i saj, eshtë i shqiptarëve.

Një diktator që vret e i pret shqiptarët, i vjedh, bullizon, i burgos, degdis etj., sidoms për një popull që më shumë është botës se sa në vendin e vet, nuk përbën aspak problem. Nëse shqiptarët e kuptojnë këtë dhe reagojnë, prapë nuk e ka problem. Ashtu siç edhe nuk kishte kur ata përmbysën diktaturën dhe po një sekretar shteti me emrin James Baker ra si nga qielli po në qershorin e vitit 1991 dhe mbushi një sheshin në qëndër të Tiranës. Ajo kohë ishte tjetër, ata ishin shqiptarët që donin demokracinë. Ishte kohë e madhe. Amerika është një ekucion me shumë të panjohura, por jo modeli amerikan. Nganjëherë harxhon miliona për të shëmbur diktatorë, nganjëherë i suporton ata edhe pa shpenzuar asgjë. Ne bëjmë pjesë tek rasti i dytë, mjafton të kujtojmë sundimin 45 vjeçar të Enver Hoxhës. Ndaj ne shqiptarëve nuk na duhet fakti se për kë erdhi, kush erdhi dhe çfarë tha. Neve na duhet modeli amerikan. Dhe mos harroni që modeli është ai, “Ask not what your country can do for you – ask what you can do for your country,” ... mos pyet se çfarë vendi bën për ty, pyet se çfarë mund të bësh ti për vendin, John F Kennedy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat