Problemi i Çamërisë troket në ndërgjegjen e politikës evropiane dhe botërore

Opinione

Problemi i Çamërisë troket në ndërgjegjen e politikës evropiane dhe botërore

Nga: Ismail Muçiqi Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 17:13
Ismail Muçiqi.

Shoqata Çamëria për Kosovë mbajti sot në Prishtinë Kuvendin zgjedhorë në të cilën u zgjodh udhëheqësia e re dhe u miratua plani aksional për komunitetin shqiptar që jeton në Greqi. Si në raportin e punës 4 vjeqare që e paraqiti Kryetari i nderit i Shoqatës Çamëria Nexhmi Muçiqi njashtu edhe në diskutimet e delegatëve dhe të kryetarëve të degëve të kësaj shoqate gjithandej Republikës së Kosovës u debatua gjerë e gjatë për pozitën e rëndë të Qamëve në hapësirat e pushtuara nga Greqia.

Shoqata Çamëria në Kosovë ishte themeluar me 21 Tetor 2016 në qytetin e Mitrovicës, ku synim kryesorë kishte  sensibilizimin e qështjes Qame brenda dhe jashtë atdheut si interes i përbashkët kombëtarë. Kjo shoqatë u themelua në mënyrën më të rregullt (zyrtare) në kuadër të ligjeve të ministris të Qeverisë së Kosovës duke i zgjeruar dhe themeluar degët e reja në 30 Komunat e Kosovës, si dhe në Kosovën Lindore, Sanxhak në Mal të Zi dhe Diasporë.

Në Kuvend u theksua se aktiviteti i Shoqatës Çamëria u ndihmua dhe u përkrah nga selia qendrore e Çamërisë në Tiranë. Po ashtu Shoqatën Çamëria në Kosovë e kanë përkrahur edhe organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës lidhja e historianëve të Kosovës dega në Mitrovicë, asociacioni për Shoqëri Civile në Mitrovicë e tjerë. Programi i kësaj Shoqate bazohet në katër kapituj: 1. Njohja e Gjenocidit Grek mbi popullsinë Qame. 2. Të zbardhen krimet kundër njerëzimit nga viti 1913-1948 nga shovinizmi Grek. 3. Riatdhesimi i Shqiptarëve në trojet  e veta dhe 4. Rikthimi i pronave të Qamëve të dëbuar nga trojet  e veta, si dhe kompensimi i tyre gjatë periudhës së okupimit. Në këtë kuvend u tha se historiku i shkurtër për Qamërinë që nga mesi i shekullit të 19 qështja Qame është paraqitur në planet e hartuara nga shovinizmi serbë dhe ai Grek, ku tragjedia Qame filloj nga viti 1912-1913. Pas kësaj ndodhi konferenca e Londrës kur me vendimet e konferencës së Londrës kjo pjesë e rëndësishme e Shqipërisë mbeti jashtë kufijve të saj dhe sot konsiderohet tokë e pushtuar me dhunë nga Greqia. Mjerisht masakra ndaj Qamëve vazhduan edhe gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore deri në vitin 1948.

Duhet theksuar se çështja Çame e cila konsiderohet si prioritet dhe problem kyqë i zgjidhjes së qështjes kombëtare ka hyrë në agjendën ndërkombëtare. U tha se Çamëria ishte është dhe do të mbetet plagë e rëndë në historinë e popullit Shqiptarë e cila po thuajse më shumë se një shekull mbeti e paharruar në kujtesën tonë. Në këtë Kuvend u tha se jem i vetmi kombe në Evropë i ndarë në 6 shtete por e vërteta dhe faktet tregojnë se sot Shqiptarët janë faktorizuar si popull që pretendon të integrohet në vlerat euroatlantike.

Në fund nga ky Kuvend zgjedhorë u theksua prioriteti për kthimin e Çamërisë në Shtetin amë në Shqipëri. U tha se këtë e shohim si zgjedhje e nyjës së problemit kombëtarë. Qëllimi kryesor i Shoqatës Qamëria Kosova është realizimi i amanetit të dëshmorëve për bashkim kombëtarë si dhe senzibilizimi i qështjes kombëtare brenda dhe jashtë vendit. Kjo është një përgjegjësi e madhe historike e dalur nga vullneti i popullit. Kuvendi i sotëm zgjedhor i Shoqatës Qamëria për Kosovë zgjodhi për kryetar të ri Besim Gjinolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat