Kundër atyre që thonë se Kosova është projekt dhe e krijoi shtet Perëndimi

Opinione

Kundër atyre që thonë se Kosova është projekt dhe e krijoi shtet Perëndimi

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 19:27
Skënder Sadri Kapiti

Nuk mund të thuhet se Kosovën e krijuan Perëndimi.

Po është e sakt që të thuhet se Kosova u clirua dhe u pavarësua si shtet  me ndihmën e SHBA-ve, NATO-s dhe të perendimit por jo se e krijuan ata shtetin e Kosovës, sepse Kosova ishte në shekuj, është sot dhe do të jetë gjithmonë shqiptare.

Është e sakt të  thuhet se me ndihmën që dhanë Europa për clirimin dhe fitoren e Shtetit Shqiptar të Kosovës, Europa e shleu deri diku padrejtësinë   e madhe që ajo u ka bërë shqiptarëve, atë të coptimit të trojeve shqiptare dhe të dhurimit të tyre Serbisë e Greqisë para 100 vjetëve.

Është fakt se pavarësisht se me vonesë Europa dhe perendimi i ndihmoi shqiptarët në të drejtën e tyre për shtetin e Kosovës,dhe për ketë shqiptarët do u jenë gjithmonë mirënjohës sidomos dhe vecanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat kanë rolin vendimtar si aleat historik dhe jetik i shqiptarëve.

Por ama është fakt se lirinë e pavarësinë Kosovës as nuk ia falën dhe as nuk ia dhuruan të tjerët por në kohën kur po shpërbëhej Jugosllavia nën serbosllavi , kur po shëmbej  kjo krijesë sllave antishqiptare  u desh lëvizja gjithkombëtare e Kosovës nën drejtimin e Ibrahim Rugovës për liri, drejtësi dhe për shtet të pavarur; u desh edhe Lufta Çlirimtare e UÇK-së që bënë të mundur ndërgjegjsimin për përkrahjen e botës demokratike perendimore dhe ndërhyrjen e NATO-s kundër genocidit serb dhe për dëbimin përfundimtar të kolonozatorit serb nga Kosova që rezultoi me fitoren e pavarësisë dhe të shtetit të Kosovës.

Edhe sot janë shqiptarët ata të cilët duhet t’i dalin zot Kosovës për forcimin dhe konsolidimin e sovranitetit kombëtar dhe shtetëror të Kosovës.Është për t’u cuditur se si shumë politikanë,intelektualë dhe opininistë deklarojnë se Kosovën e krijuan perendimi,aleatët dhe u krijua nga Europa.Këta me këtë cfarë deklarojnë,këta po i bëjnë shërbimin më të madh Serbisë. 

Disa këtë e thonë nga injoranca, disa të tjerë e thonë këtë disa kalemxhinj që nuk kanë as meritë, as kontribut dhe as trashëgimi patriotike; këtë e thonë disa nga egoizmi dhe nga fakti se kanë dështuar në politikë e karrierë;këtë e thonë sidomos serbofilët por edhe islamofobët fanatik, ku këtyre të fundit,pra islamofobëve nuk u pëlqen fakti se shumica e shqiptarëve të Kosovës janë muslimanë, dhe se gjaku e qëndresa heroike dhe e jashtëzakonshme dhe vendimtare e tyre solli pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, dhe falë qëndresës heroike patriotiko-kombëtare të shqiptarëve muslimanë,Serbia kurrë nuk arriti që t’a asimilojë,nuk mundi kurrë që as t’a serbizojë dhe as që t’a nënshtrojë  Kosovën. 

Ata të cilët thonë se zot të shtëpisë në Kosovë duhet të jenë të huajt që e cliruan, janë ata politikanë servilë dhe hipokritë që duke u deklaruar kështu mendojnë se do kenë mbështetje politike për pushtet nga ndërkombëtarët; e thonë ata të cilët janë të gatshëm edhe të sakrifikojnë nga sovraniteti shtetëror për interesa personale politike e pushteti. 

Ja pse kjo tezë u shërben serbëve? 

Kjo tezë u shërben serbëve sepse serbëve u intereson që të thuhet se  Kosovën e krijuan shtet SHBA dhe Europa dhe ua dhanë atë  shqiptarëve. Serbisë i intereson që të thuhet se Kosovën e “pushtoi” NATO dhe nuk e cliruan shqiptarët. Është e cuditshme se nga ata që thonë se Kosova është project euroamerikan e thonë edhe disa fare pseudohistorianë fallcopatriotë që në fakt janë antihistorikë dhe me këtë ata mohojnë historinë dhe autoktoninë shqiptare mijravjecare të Kosovës,mohojnë historinë luftarake dhe qëndresën mbinjerëzore shumë shekulllore të iliro-dardano-shqiptarëve të Kosovës. 

U them këtyre pseudohistorianëve e politikanëve injorantë se është fakt historic se fqinjët e shqiptarëve, shtetet fetaro-ortodokse antishqiptare, atë të Serbisë, Greqisë e të Malit të Zi  si shtete i kanë krijuar Franca, Rusia dhe Britania por kurrë serbet dhe grekët e malazezët nuk e thonë këtë.

Nuk e thonë dhe as nuk e pranojnë asnjë serb e asnjë grek këtë të vërtetë historike, sepse po ta thonë atëhere del në dritë fakti se ato shtete te tyre u krijuan mbi troje shqiptare dhe u shkëputën nga Perandoria Osmane.Ato tre shtete antishqiptare janë krijesa europiane dhe jo Shqipëria e Kosova.

Shqiptarët e Kosovës i kanë dalë gjithmonë zot Kosovës, ata janë aty me qindra e mijra vjet, nuk janë ardhacakë dhe nuk i grumbulluan nëpër botë dheass nuk  i vendosi ndokush aty. 

Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Rroftë Kosova, Rrofshin SHBA-aleati i madh i shqiptarëve! 

Skënder Sadri KAPITI Durrës, 17 Shkurt 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat