Përse nuk takoi ndonjë përfaqësues të PD - z.Antony Blinken?

Opinione

Përse nuk takoi ndonjë përfaqësues të PD - z.Antony Blinken?

Nga: Pirro Prifti Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 10:14
Pirro Prifti

Vizita e programuar e Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Antony Blinken është një vizitë shumë e mirëpritur në Shqipëri, sepse Shqipëria e vogël ka nevojë për një mik të madh dhe mbështetës të fuqishëm të saj si për integrimin e saj në BE ashtu dhe për mbështetjen politiko-ekonomike nga ana e SHBA në mënyrë që Shqipëria të dalë më në fund nga bota e tretë në të cilën ka vite që përkundet në mes të korrupsionit dhe varfërisë.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve me Shqipërinë, të cilën SHBA e sheh si një "partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor" dhe një "aleat të fortë" në mbështetjen e Ukrainës, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Kryesore për SHBA-të mbetet konfirmimi i një Ballkani Perënimor të stabilizuar në të cilën Shqipëria është një nga vëndet e Ballkanit perëndimor më e stabilizuara tani për tani nga ana ekonomiko-financiare por edhe politike, megjithë problemet e shumta që ka opozita shqiptare e cila nëpërmjet mediave të veta kërkon që problemet e saj të brëndëshme të shkaktuara nga nongratta, kërkon ti adresojë sikur nuk i ka vetëm ajo por e gjithë Shqipëria, duke i pasuruar problemet e saj me korrupsionin shtetëror-duke aluduar se në fakt vuan Shqipëria dhe jo PD me ish liderin e saj që shan e mallkon çdo natë në ballkon.

Tre, mesa duket janë objektivat e kësaj vizite të z. Blinken; -Me takimin me Kryeministrin Rama dhe Presidentin Bega do të jepet konfirmimi për hapjen e bazës ushtarake të NATO-s në Kuçove, gjë që tregon edhe njëherë se SHBA kërkon që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të kenë mundësinë të përballojnë sulmet serbo-ruse të mundëshme në të ardhmen - Konfirmimi i përkrahjes Amerikane për luftën kundër Korrupsionit dhe zbatimit të ligjit nëpërmjet drejtësisë se re, ku SPAK po luan rolin kryesor zbulimin e të korruptuarve të djeshëm dhe të sotëm. Nëpërmjet kësaj përkrahjeje të domosdoshme, takimi i z.Blinken me z.Dumani do të jetë një `heqje frike dhe pasigurie` nga ana e Prokurorëve dhe SPAK-ut përballë të korruptuarve të mundshëm të veshur me pushtet, dhe atyre që kanë qënë veshur me pushtet, sepse SHBA ka investuar për këtë Drejtësi të re. -Informacioni dhe përgatitjet për takimin e ardhshëm për Ukrainën në Tiranë ku do të marrë pjesë Zelenski. Vizita e Blinken, përveçse e mirëpritur nga i gjithë populli shqiptar dhe politika shqiptare, ka dhe pikëpyetjet e saj se kush nga tre PD-të me tre drejtues që u fillon emri me `B` do të ketë nderin të formalizohet, nëse takojnë Blinken zyrtarisht. Kjo vizitë duhet parë edhe në këndvështrimin kur shoqëria shqiptare indiferente ndaj zallamahisë dhe zhurmës së madhe mediatike me analistë të paguar, opinionistë të lodhur dhe politikanë që e heqin veten si trashëgimtarë të non-grattës janë duke u përpjekur të metastazojnë sëmundjen politike të përçarjes së PD, në shëndetin e shtetit shqiptar.

Përpjekjet e Foltoristëve dhe Bardh-istëve për tu bashkuar në një front tashmë Anti-Rama por pa asnjë program real, në fakt është edhe anti SHBA pikërisht sepse, z. Blinken vjen për ti forcuar pozitat Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Europë, dhe indirekt edhe qeverisë shqiptare të kryesuar nga Rama, prandaj paradoksi i ri-bashkimeve fluide të parlamentarëve të PD përballë indiferencës së opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtarëve, nuk do të ketë mundësinë e rindezjes së ndonjë flake të `mosbindjes civile fshatareske`. Lufta për `NJËSH` në PD, do të vërtetojë sentencën se kur `gjysma ha gjysmën -e tëra nuk është më`, dhe se `kënga e non-grattës` tek Ballkoni nuk ngjit në popull sepse është si kënga Korbit që kur e lavdëronte dhelpra i ra dhjathi nga goja! Shpresojmë që vizita e z.Blinken të sjellë në vete të tre `B` dhe ata të nxjerrin një përfaqësues të pa korruptuar dhe me integritet për tu takuar me emisarin e lartë të SHBA. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat