Shteti i Kosovës si “Pacta Sun Serranta” (Marrëveshje që duhet njohur dhe respektuar), apo lideri si “vis maior” (fuqi e lartë) superiore dhe absolute!

Opinione

Shteti i Kosovës si “Pacta Sun Serranta” (Marrëveshje që duhet njohur dhe respektuar), apo lideri si “vis maior” (fuqi e lartë) superiore dhe absolute!

Nga: Agron Shabani Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 10:20
Agron Shabani

Siç na bën të ditur historia: Justiniani dhe Ulpiani ishin dy mbretër ose perandorë të njohur romak me origjinë iliro-shqiptare. 

Justiniani dhe Ulpiani pos tjerash do mbahen mend edhe si ligjëdhënës dhe ligjvënës të shquar në Romën e Lashtë-Antike.

Në kohën e tyre morën jetë dhe u bënë të famshme kodekset (kodet), konceptët, idetë dhe teoritë e njohura mbi shtetin e së drejtës si "Corpus Iuris Civilis", "Pandectae" , "Digesta","Ius Publicum" etj.

Shteti i pavarur, sovran, ligjor, qytetar, parlamentar, integral dhe demokratik i Kosovës, dje me 17. O2. 2O24, i mbushi 16 vjet.

Republikën e Kosovës e kanë njohur dhe pranuar shumica absolute e shtetëve me të zhvilluara, me të fuqishme dhe me përparimtare të globit.

Me fjalë tjera, shteti i Kosovës, shprehur me leksikun ose terminologjinë e njohur të së "drejtës romake": Duhet njohur, kuptuar dhe pranuar edhe si "Actio in Factum", edhe si "Actio in Ius Conceptae", edhe si "Corpus Iuris Civilis" etj....Por, jo edhe lideri ose politikani kosovar si "vis maior" ( fuqi e lartë) -supreme ose absolute mbi te tjeret:

Shteti i Kosovës, pra është"Pacta Sun Serranta", respektivisht  obligim dhe marrëveshje që duhet njohur dhe respektuar patjetër.

Ndonëse, duke iu referuar të drejtës së shtetit ( "ius publicum"), si dhe të drejtave të tjera ligjore, qytetare, politike dhe juridike, të formuluara asokohe në kuadër të së "drejtës romake" si : E drejta statusore, E drejta familjare, E drejta e përgjithshme, E drejta e vërtetë, E drejta ligjore ose obligative, E drejta e pronës dhe trashegimisë, E drejta qytetare ose publike, E drejta normative etj.: Del se liderët ose politikanët e ndryshëm ditor ose periodik ne Kosovë, e shohin ose ndjejne (ndijne) vetën si "vis maior" (fuqi të lartë) dhe absolute mbi të tjerët!

Mbase, si Zotëra ose Perendi!

E tërë kjo në saje të një nacionalpatriotizmi të glorifikuar, himnizuar, të stisur ose lajkatar.

Nacionalizmin dhe patriotizmin shtetror dhe nacional, si konstruksion, koncept, diskurs, ekskurs dhe definicion gjuhësorë (linguistik), terminologjik, ligjorë (juridik), social, kulturorë, historik, gjeografik, politologjik, filozofik, sociopsikologjik, etnologjik, indogjen, autentik etj... Duhet parë dhe kuptuar ne domenin ose kontekstin e origjinës, identitietit, autenticitetit, racës, etnisë dhe trashegimisë së njohur dardano-iliro-shqiptare. E sidomos në sfondin e ideve, teorive, konceptëve, përceptimëve, definicionève dhe interpretimëve moderne ose bashkohore te Ernst Gellnerit, Lloyd Kramerit dhe të tjerëve. Duke i ndarë ose klasifikuar nacionalizmin dhe patriotizmin shqiptar  në origjinën ose prejardhjen shkencore, intelektuale dhe humaniste, në prejardhjen ose origjinën linguistike, letrare dhe kulturore, në prejardhjen ose origjinën e njohur shtetrore, nacionale, clirimtare (luftarake)), patriotike, historike, gjeografike, etnike, racore, indogjene, autentike, sociale, finansiare, tregtare, ekonomike etj.

Ç'është e vërteta, borxhet e jashtme dhe të brendshme (mutuum) së bashku me kreditë ose huazimët e përkohëshme (commodatum) nga bankat e ndryshme botërore ose ndërkombtare për shtetin dhe popullin e Kosovës: Duhet matur, vlerësuar dhe krahasur mbi bazën e parave ose kapitalit të depozituar (depositum) në trezorët e bankave shtetrore ose nacionale të Kosovës, si dhe në paratë e mbajtura në xhepin ose portofolin e njerëzve ose qytetarëve  shqiptar ose kosovarë (pignus).

Ndërkaq, dëmët ose pasojat e ndryshme të shkatura nga krimi i organizuar, origjina e korrupsionit dhe veprat tjera delikte ose penale (culpa, corpus delicti, custodia, dobusa, casusa etj.), me tepër u takojnë sekretëve dhe investigimëve të ndryshme ligjore, juridike (Casus Miniores,) etj.

Nuk janë çështje e shkencave politike, filozofike dhe të tjera në kuptimin e njohur aksiologjik ("axios"- diçka me vlera dhe parime të larta), antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent etj.) E aq me pak narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) të monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, të anës njerëzore ose antropologjike nga ana jonjerëzore ose antropomorfologjike etj.

Mëqe gjithënjë fjala mbi shtetin e Kosovës si realitet i njohur praktk dhe teorik në arenën botërore ose ndërkombtare: Do shtuar në  vazhdim se Aritoteli dikur politikën dhe etikën i kishte vendosur në themel (fundament) si dhe në maja ose në kulm të shtetit.

Ndërkaq, civisin" (qytetarin)  dhe "civilisin" në qëndër ose epiqendër të shtetit.

Sepse, termi ose nocioni politika, parasegjithash e ka kuptimin e moralit (etikës) mbi shtetin. Apo, polis (shteti)-(e)tika (morali): Poli(e)tika.

Ndonëse, sipas Aristotelit: shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik.

Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, ekonomi etj...Për dallim të "polisit" (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.

Për me tepër ndërkaq, termi ose nocioni politikë ose politika, parasegjithash është refleks ose reflektim i njohur shkencor, intelektual dhe profesional ndaj fjalëve greke 'tä politika' (pushteti shoqërorë ose qytetar që thërret, obligon, organizon dhe mobilizon) dhe 'hè politik' (arti, talenti, aftësia ose zgjuarësia për të udhëhequr, postuluar ose qeverisur).

Të dyja fjalët ose nocionet e mesipërme ('tä politka' dhe 'hè politik') -janë nxjerrur ose huazuar nga konteksti i njohur semiotik ose semiologjik "politikos" ( shoqërorë, qytetar ose politik) dhe "politiès" (anëtar ose pjesëtar i shtetit, pushtetit ose bashkësisë politike).

Retorika, oratoria, skolastike, etika ose traditat e njohura shkencore ose filozofike të Platonit dhe Aristotelit: U bartën dhe interpretuan (transmetuan) fuqishëm dhe multicipërisht edhe në "Republikën" e Romës së Lashtë-Antike nga ana e Polibiut, Ciceronit, Tacitit etj...

Duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, multivuar, afirmuar dhe zgjëruar konceptët e mesipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Arostotelit, gjegjësisht, të 'kopshti të madh' kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake në Antikë nga "polisi", "politia"(politeia) dhe "polietika" në "civitas" (qyteti-shteti), "civis" (qytetari),"civilis" ( i hapur ose qytetar) dhe "res publica" ( republika ose fakti dhe realiteti i njohur shtetror, qytetar ose politik).

Ndërkohë që politika e gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, qeveritare ose qytetare tek ne atje atje si duket eshtë shndërruar në regnum (sundim) të egër absolutist, autokrat, aristokrat ose teokratiko-despotik, sipas urdhërave dhe vullnetit të personit (individit) te partise-shtet ose shtetit-parti!

U mor vesh se sipas Shën Augustinit dhe Shën Tomës (Akuinskit): Që nga fillët ose origjina e civilizimi tonë njerëzorë, kanë ekzistuar problemët ose mospajtimët e ndryshme në mes "civitas terrenit" ( shtetit tokësor, gjeografik ose politik) dhe "civitas Deit" ("shtetit të Zotit").

Por, janë edukata, kultura, nderi, morali, disiplina, përvoja, arti, mjeshtëria ose zgjuarësia e njohur politike (Ars Prudentia) së bashku me përvojen, aftësinë ose zgjuarësine e njohur qeverisëse, pushtetmbajtëse ose politike (Prudentia Regnativa), si dhe vigjilencèn ose zgjuarësinè e njohur popullore, qytetare ose nacionale (Prudentia Civilis,apo Civilis Prudentia): Ato që i bëjnë të kapshme, të prekshme, komparative dhe analogjike idetë dhe teoritë e ndryshme empirike, disonante, disolutive, kognitive, introspektive dhe retrospektive mbi ngritjen ose ndërtimin e politikës mbi bazat e njohura morale, shkencore dhe humaniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat