Kosova dhe beteja për sovranitetin e shtetit

Opinione

Kosova dhe beteja për sovranitetin e shtetit

Nga: Skënder Kapiti Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 12:21
Skënder Kapiti

Ajo se cfarë po ndodh sot mes Kosovës dhe Serbisë e kam paralajmëruar te Libri im “Triumfi i kombit” shkruar menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ku shumë kapituj të atij libri janë botuar te gazeta “Bota sot”.

Lufta në Kosovë nuk ka përfunduar, ajo do të vazhdojë deri ne konsolidimin dhe triumfin e Sovranitetit të vërtetë dhe të plotë të saj. Do të vazhdojë deri kur Kosova të dërrmojë të gjitha mbeturinat dhe rrangallet politike, ideologjike, fetaro-akademiko-shoviniste, kur të dërrmohen të gjitha planprojektet, agjenturat antishqiptare si dhe serbofilizmi shqipfolës.

Nuk mund të pretendohet për një shtet të pavarur pa sovranitet të plotë shtetëror.

Sovranitet shtetëror për Kosovën do të thotë largim i plotë dhe krejtësisht i Serbisë nga Kosova, dhe jo kthim të saj në Kosovë sipas projektit serbomadh për krijimin e “botes serbe” e cila përdor të gjitha llojet e planet për coptimin e ndarjen e Kosovës.

Kur vjen puna për antishqiptarizëm të gjithë serbët,100% ata bëhen bashkë, politikë(pozitë-opozitë), shoqëri civile, të gjitha mediat, e gjithë elita intelektuale, akademike, shkencore dhe ajo fetare, pra behet bashkë e gjithë bota dhe fryma serbe.

Është për ta thënë edhe të vertetën se ky unitet nuk është kaq masiv kur vjen puna te shqiptarët për t’u bërë bashkë kundër Serbisë.Nëse p.sh. Shqipëria do të ishte si duhet për mbështetje serioze e vëllazërore si duhet për Kosovën dhe për shqiptarët në trojet e tyre ndryshe do të ishte sot Kosova, ajo do kishte qenë më e fortë dhe më e sigurtë. Po kështu edhe nëse gjithpolitika kosovare do të ishte unike në qëndrimet e saj për në mbrojtje dhe për forcimin, zbatimin dhe konsolidimin e Sovranitetit të Kosovës, Kosova do kishte pasur mbështetje shumë më të fortë nga aleatët perendimorë dhe kurrë Serbia nuk do të ishte përpjekur kaq shumë për t’u rikthyer në Kosovë, por do t’a kishte njohur Kosovën .

Serbia njeh vetëm forcën, dhe vetëm përballë të fortit ajo kapitullon.

Nëse Serbia realizon atë se cfarë ajo synon në Kosovë, atëhere Kosova do ishte një shtet me sovranitet të kufizuar, dhe sa herë që do të dojë Serbija, ajo do ta destabilizonte Kosovën dhe do të kërkonte që kjo farë Bashkësia e Komunave me shumicë serbe t’i bashkohej Serbisë sic po vepron me Republikën serbe të Bosnjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat