Kosovën ta ruajmë dhe kultivojmë si sytë e ballit

Opinione

Kosovën ta ruajmë dhe kultivojmë si sytë e ballit

Nga: Skënder Mulliqi Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 19:30
Autori Skender Mulliqi

Ne që po jetojmë në Kosovën e vogël, e nuk kemi tjetër vendlindje, duhet të ruajmë dhe kultivojmë atë si sytë e ballit. Këtë gjë duhet ta dine mire edhe burokratet e Evropës, që nuk i kanë ndalur

shume hilet ndaj shqiptareve. Nëse u çliruam me luftë Kosovën nga Serbia në vitin 1999, na nevojitet një mobilizim tjetër që të mbrojmë Republikën nga ekspansioni ruso - serb në Ballkan. Nëse klasa e vjetër politike nuk e mbrojti dhe kultivojë shtetin më të

ri në botë sa duhet, klasa e re politike mire është duke e bërë këtë punë. Na duhet një Kosovë, më ndryshe , shumë më e zhvilluar dhe e përparuar. Na duhet një Kosovë në strukturën e BE-së dhe në NATO, për të ndaluar eskpanzionin serbomadh të Vuqiqit që ka synim grabitje të reja të tokave tona. Mbeturinat e Serbisë në Kosovë po largohen. Na duhet që me metoda demokratike ta revolucionalizojme shoqërinë tonë. Mjaftë është bërë më pushtete të korruptuara që vendin e izoluan dhe e varfëruan. Me njerëzit e kaluar në pushtet nuk mbahet në këmbë të forta shteti dhe as nuk kemi mirëqenie të përgjithshme.

Po shkëputet hallka e ish komplotistëve të privilegjuar. Klasa e re politike të kërkon akumulime të reja politike për t’i lënë mbrapa krizat politike, krizat ekonomike dhe sociale, të cilat e kanë ngulfatur gjatë jetën në Kosovë. Punësimet e të rinjve tanë duhet të intensifikohen , të cilët ende po vazhdojnë të largohen nga vendlindjet e tyre. Të kthehet ajo që ka qenë pronë e shtetit dhe të gjithë qytetarëve dhe e tillë të mbetet përgjithmonë. Nga ky pushtet po krijohet një ambient tjetër i sigurisë për qytetarët tanë. Po kthehet në vendin e vet liria bukur shumë e humbur personale.

Po punohet më shumë për të këputur hallkën e malverzimeve. Njerëzit më predispozicione idioteske dhe banditeske nuk i duhen Kosovës pa marre parasysh përkatësinë partiake. E kemi prekur më shumë çka fundin, dhe një ri ngritje gjithsesi duhet të ndodhë. Kjo elitë politike nuk ishte dashur të dështojë! Sfida të mëdha gjinden para të gjithë neve. Ti ngjeshim radhët në mbrojtjen e Republikës nga armiku ynë shekullor serb, dhe t’i ngjeshim radhët që ta forcojmë Kosovën ekonomikisht dhe ushtarakisht. Rritja e mirëqenies së përgjithshme është një kaptine e veçantë, që kërkon më shume angazhim për të hapur perspektiva për një jetë më të lumtur dhe më të prosperuar në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat