SHBA dhe BE me diplomatë të papërgatitur apo të shitur?!

Opinione

SHBA dhe BE me diplomatë të papërgatitur apo të shitur?!

Nga: Rexhep Torte Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 09:27
Autori Rexhep Torte

Dinari serb, Asociacioni serb dhe Kisha Orthodokse Serbe janë vdekjeprurëse për sovranitetin e Kosovës.

Dinari serb ka qenë monedhë e imponuar pas pushtimit të Kosovës nga Serbia gjenocidale.

Kosova i ka pasur edhe objektet e saj të krishtera të kultit të ndërtuara dhe të ruajtura nga shqiptarët dhe ne trojet shqiptare.

Serbia gjenocidale pas okupimit të Kosovës, këto objekte të krishtera shqiptare i ka përvetësuar, ua ka ndryshuar pamjen she i ka shndërruar në Kisha Orthdokse Serbe.

Kosova sa më detyrimisht dhe shpejt duhet ta themelojë Kishën Autoqefale Orthodokse të Kosovës për ta eliminuar rrezikun hegjemonist nga Kisha Orthodokse Serbe e Beogradit.

Çdo shtet duhet ta ketë monedhën e vet, dhe Kosova demokratike pro SHBA-ve, pro BE-së dhe Pro NATO-s, monedhë shtetërore e ka zgjedhur euron.

SHBA dhe BE duhet ta kuptojnë se Serbia shkëputet nga Rusia me sanksione të ashpra, e jo me tolerime e përkëdhelje të buta

Nuk mund të arrihet paqja me Serbinë gjenocdale që udhëhiqet nga kriminelët Alekesandër Vuçiq, dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të ngushte të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Kriminelë janë dhe mbesin kriminelë dhe vendin e kanë vetëm në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë.

Tw rikujtojmë e Serbia gjenocidale në agresionin e viteve 1998/99 në Kosovë vrau e masakroi më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm. Vrau 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare. Dhunoi në mëyrën më makabëre 20 mijë femra shqiptare. Rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare afër 1600 dhjem e vajza shqiptare, fati I të cilkëve ende nuk është zbardhur dhe e bëri shkrumb e hi Kosovën.

Diplomacia e SHBA-ve dhe e BE-së nuk duhej ta lejonin dialogun Kosovë-Serbi, pa i pranuar Serbia krimet e luftës dhe pa ia caktuar Serbisë reparacionet që duhet t’ia paguajë Kosovës për dëmet e shkatiaara nga gjenocidi që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99.

Në moshën time 78 vjeçe, prej të cilave më shumë se gjysëm shekulli i kam kaluar në gazetari objektive, korrekte dhe të argumentuar, duke analizuar e shkruajtur vetëm sipas bindsjes s’ime, dhe pa asfarë ndërhyrjesh nga jashtë, si ish i përndjekur dhe i burgosur gazetar i “Rilindjes” së Kosovës në vitin 1972 në sistemin e ish Jugosllavisë së Titos.

Me bindje të plotë dhe palëkundur deklaroj publikisht se do t’ia vë vetes flakën në mes të Prishtinës, po qe se SHBA-të dhe BE-ja arrijnë me përkëdhelje e favorizime ta shkëputin Serbinë gjenocidale nga Rusia gjenocidale.

Diplomacia e SHBA-ve dhe e BE-së shkëputjen e Serbisë nga Rusia nuk do ta arrijnë kurrën e kurrës, për të vetmin fakt se serbët dhe ruët janë vëllëzër të një gjaku dhe të një Feje Orthodikse Ruse dhe Serbe.

Diplomatët e SHBA-ve dhe të BE-së, duhet ta kuptojnë se Serbia mund të detyrohet të shkëputet nga Rusia vetëme sanksione të ashpra financuese dhe me armatosjen e nevojshme dhe pranimin e Kosovës në BE dhe NATO.

Diplomacia e SHBA-ve dhe e BE-së, duhet ta kuptojnë se Rusia nuk mposhtet përderisa e ka atë arsenal bërthamor të armëve, me të cilin qarkullon dhe kërcënon botën.

Diplomcia e SHBA-ve dhe e KE-së, duhet ta kuptojnë se ndaj Rusisë gjenocidale duheshte të reagojnë me Kohë, kur Rusia e aneksoi Krimenë në vitin 2014, e jo në vitin 2022 kur Rusia nisi ta okupojë Ukrainën e pavarue sovrane.

Diplomacia e SHBA-vë dhe e BE-së për ta gjunjëzuar Rusië duhej të reagonin furrishëm me sanksionet dhe me armatosdjen e Ukrainës, e jo faza-faza.

Gabimet e diplomacisë së SHBA dhe të BE-së

Antony Blinken, James O’brien, Gabriel Escobar, Chrristopher Hill dhe Jeffrey Hovenier, duke qenë në diplomacinë e SHBA-ve, si edhe Joseph Borrell e Miroslav Lajçak në diplomacinë e BE-sw, duhej të ishin syçelë dhe ta paralajmëronin Presidentin Joe Biden, se Afganët nuk ishin të gatshëm për të luftuar dhe se nuk duhej t’i armatosshin aqë shumë, që tërë ai armatim të bie në duart e Talebanëve, dhe të shkaktohet tërë ai tmerr në Afganistan, e SHBA-të tërhiqeshin të turpëruara nga Afganistani.

Diplomacia e SHBA-ve dhe e BE-së po të ishin vigjilente do ta kishin parandaluar luftën aktuale dhe shkatërruese ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, ose ta urdhëronin ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve , për të mos u shkaktuar shkatërrime të tokës së djegur, vrasjen e 29 mijë e 985 dhe plagosjen e 68 mijë e 883 palestinezëve pjesa dërmuese fëmijë, gra e pleq.

Diplomacia e SHBA-ve dhe e BE-së, tashmë 75 vite që nga krijimi i shtetit të Izraelit, përkundër tre luftërave ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve e shteteve arabe, nuk kanë arritur që në Palestinë të themelohet edhe shteti i Palestinës, me çka do të evitoheshin këto luftime, shkatërrime dhe kulmimi i armiqësive, të cilat me këtë lloj diplomacie vështirë se do të harrohen.

Antony Blinken, James, O’Brien, Gabriel Escobar, Christopher Hill dhe Jeffrey Hovenier nga SHBA dhe Joseph Borrel e Miroslav Lajçak nga BE me hile ndaj Kosovës

Si është e mundur që Kosova demokratike dhe paqesore me Kushtetutën më demokratike në Evropë të shantazhohet, të kritikohet në vazhdimësi. por së fundmi edhe të sanksionohe nga diplomacia e SHBA-ve dhe e BE-së, ndërsa Serbia gjenocidale është ajo që i organizon dhe urdhëron të bëjnë sulme bandat e armatosura kriminale ilegale serbe në Veri të Kosovës?!

Serbia gjenocidale është ajo që kërcënon dhe organizonte bllokimin e rrugëve, sulmet ndaj policisë së Kosovës, sulmet ndaj KFOR-it ku pati edhe shumë ushtarë të lënduar, sulmet ndaj EULEX-it, sulmet ndaj gazetarëve dhe automjeteve të tyre.

Serbia gjenocidale është ajo që tashmë me vite po ndërton koloni serbe në Veri të Kosovës, ku në shtëpi të reja e të mobiluara dhe me një pagë mujore pa punuar asgjë, po vendosën serbë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë banuar në Kosovë.

Serbia gjenocidale në shkurt të vitit 20oo nëpërmjet bandave të armatosura ilegale serbe organizoi sulmin ndaj shqiptarëve ne Veri të mitrovicës, me ç ‘rast vrau dhjetëra shqiptarë të pafajshëm, plagosi qindra të tjerë dhe detyroi më shumë se 15 shqiptarë autoktonë që të largohen nga shtëpitë dhe pronat e tyre.

Serbia gjenocidale më 24 shator 2024 e organizoi sulmin e armatosur te Manastiri Banjskë te Zveçani, me ç ‘rast u vra Afrim Bunjaku polici i Kosovës në detyrë.

Serbia gjenocidale në sulmin në Banjskë kishte organizuar, përgatitur dhe sjellë një arsenal të madh të armëve , që do t’i përdornin terroristët serbë kundër Kosovës, armatim të cilin e konfiskoi dhe e ekspozoi Kosova.

Dialogu Kosovë Serbi nuk ka kuptim dhe sukses me Serbinë gjenocidale dhe pro Ruse

Serbia gjenocidale refuzon t’i zbatojë marrëveshjet dhe nuk dëshiron ta nënshkruajë as ehe Marrëveshjen dhe Aneksin e zbatimit në Ohër.

Këta zyrtarë të lartë të SHBA-ve dhe të BE-së, më 13 shkurt 2024, si të orkestruar me pa të drejtë e kritikuan Qeverinë e Kosovës për mospërfilljen e kërkesës së SHBA-ve dhe të BE-së për shtyrje të vendimit për zbatimin e rregullores së BQK-së lidhur me dinarin serb në Kosovë. Këta zyrtarë të lartë të SHBA-ve dhe të BE-së, vendimin e BQK-së e cilësuan si të njëanshëm që mund të prodhojë pasoja edhe në partneritetin me SHBA-të.

Antony Blnken-Sekretar Amerikan i Shtetit gjatë vizitës së tij në Tiranë më 15 shkurt 2023, deklaroi se, “Dialogu i lehtësuar nga BE është i duhuri dhe shtegu I vetëm . Jemi të angazhuar që të bëjmë gjithçka që mundemi në mënyrë që t’i mbështesim të dyja vendet derisa ata ecin nëpër këtë shteg”.

O Antony Blinken, dialogu Kosovë-Serbi nuk mund të ketë sukses derisa Serbia gjenocidale e udhëhequr nga krimineli Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtor i kriminelit Sllobodan Millosheviq po favorizohet, ndërsa Kosova viktimë e udhëhequr nga Albin Kurti paqedashë po sanksionohet.

James O’brien Ndihmës sekretar amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se, “Unë nuk bëj kërcënime të vogla publikisht. Unë do të thosha, nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës partnere.

Njerëzit duhet ta dinë se si do t’i paguajnë faturat . Kur e lexoj deklaratën e Bankës Qendrore të Kosovës , aty nuk thotë se do të lejohet përdorimi i dinarit. Kjo duhej bërë para se të zbatohej vendimi në bashkëpunim me komunitetet e prekura dhe me fqinjët që preken nga vendimi dhe sinqerisht në BE dhe me ne. Megjithatë Qeveria e Kosovës vazhdoi me zbatimin e tij pa paralajmërim dhe ka lënë një numër të madh qytetarësh të vet të hutuar se si të paguajnë për bukën, qiranë dhe energjinë elektrike të cilën disa prej tyre sapo kanë filluar ta paguajnë. Kjo nuk është formë e qeverisjes efektive. Jemi shumë të shqetësuar , pasi kjo tregon paaftësinë e qeverisë për t’u shërbyer qytetarëve të saj, por edhe për partneritetin”.

Gabriel Escobar-emisiar i amerikan për Ballkanin , tha se, “Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen problemit, por Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në dialog të respektojnë marrëveshjet ekzistuese".

Sipas tij shumë nga këto çështje mnd të zgjidhen me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. SHBA-të e mbështesin plotësisht dialogun nën patronazhin e BE-së dhe se ai është i vetmi kanal për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe. Përkrahja jonë teknike, mbështetja jonë ekonomike dhe ndikimi ynë politik qëndron pas kësaj, sepse në fund të fundit, aspiratat tona më të mëdha janë që Kosova dhe Serbia të anë trasohen në BE. Dhe të zhvillojnë marrëdhënie bilaterale paqësore, produktive dhe efikase në ndërkohë”.

Christopher Hill-ambasadori i SHBA-ve në Beograd, i pyetur nëse dialogu është në errësirë pas vendimit të BËK për dinarin, tha se: “Për dialogun duhet të përgjigjet Miroslav Lajçak, por beson se shumë probleme, përfshirë edhe dinarin duhet të zgjidhen me dialog”.

BE ditëve të fundit e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se nëpërmjet lëvizjeve të njëanshme është duke nxitur tensione të panevojshme në pjesën veriore të banuar me Serbë, duke kërkuar shtyrjen e rregullores së BQK-së.

Albin Kurti-Kryeministri i Kosovës theksoi se nuk do të ketë kthim pas vendimit të BKQ-së se, “Qeveria e Kosovës në kuadër të kompetencave të saj, nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së transicionit dhe u bëri thirrje shtyllave tjera që të mbajnë me përkushtim të njëjtin qëndrim. Jemi duke punuar për informacione më të plota, ë cilat do t’i zbatojmë në ditët në vijim”.

BQK ka njoftuar se ka hartuar një plan të ri për të lehtësuar efektet e rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara.

BE ditëve të fundit e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nëpërmjet lëvizjeve të njëanshme është duke nxitur tensione të panevojshme në pjesën veriore të banuar me serbë duke kërkuar shtyrjen e rregullores se BQK-së”.

O Antony Blinken, o James O’brien, o Gabrile Escobar, o o Christopher Hill, oJeffrey Hovenier, detyra e juaj parësore për demokracinë dhe ruajtjen e paqes është ta sanksiononi e ta disiplinoni Serbinë gjenocidale , e jo ta sulmoni, fajësoni dhe sanksiononi Kosovën viktimë e demokratike në rrugën e saj pro evropiane dhe pro atlantike.

Krimineli Aleksandër Vuçiq në Konferencën e Sigurisë në Mynyh, ishte i vetmi që nuk e duartrokiti fjalimin e gruas së Aleksei Navalny, i cili u vra në burgun në Siberi me urdhër të kriminelit Vladimir Putin. Kjo e pasqyron më së miri karakterin prej krimineli të Aleksandër Vuçiqit-President i Serbisë gjenocidale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat