Putini e eliminoi Navalny – in, cilin do ta eliminoi Vuçiqi?

Opinione

Putini e eliminoi Navalny – in, cilin do ta eliminoi Vuçiqi?

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 19 shkurt 2024 Në ora: 11:35
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

Dy figura tërësisht identike. Njëri punon haptas, akuzon haptas dhe arsyetohet haptas për krimet e tij. Tjetri zgjedh dhelpërinë, gënjeshtrën, manipulimin, arrogancën, hipokrizinë etj. Në prag të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Putini i dërgoi sinjal perëndimit se cili është: vret e pret si donë vetë.

Pra e vrau Nawalny - in figurën kryesore opozitare, simbolin për demokratizimin e Rusisë, shpresën e fundit të një populli për çlirim nga tirania.

Dhe ç´bëri: ua servoi vrasjen pjesëmarrësve të konferencës, ku të pranishëm ishin Zelensky dhe gruaja e Nawalny  - it Julija. Tash mund të diskutoni mbi mua dhe Rusinë, i porositi.

Një kufomë e gjallë ishte po ashtu në këtë konferencë, të cilit i rezervohen dy e më shumë karrige. Ky për t´i arritur qëllimet e veta nuk zgjedh mjete: Sa e luan rolin e engjëllit, sa të djallit, sa të viktimës , sa të xhelatit. Po u desh shtrihet edhe për tokë, bëhej pjata lëpirës vetëm të fitoi diçka, një pjesë sado e vogël qoftë. Burrëria e krenaria s´din se ç´është.

 Ky pjata lëpirës po i erdh rasti është i gatshëm t´ ia kaloi edhe Putinit, ta përmbysë në tym e flakë Ballkanin.

Në realitet për këtë çështje është i përgatitur. Divizionet e armatosura i ka vendosur afër kufirit të Kosovës dhe shet poza me çdo armatim që e blenë.

Derisa po i merr këto veprime është duke e lozur rolin e engjëllit. Serbia nuk do ta sulmoi askënd, premton. Ne këtë po e bëjmë vetëm që ta forcojmë e ruajmë paqen.

Nëse nuk i krijohen rrethanat mbetet me këtë qëndrim, gjoja se po angazhohet për paqe, por po i erdh mundësia ky „engjëll” do të bëhet sa hap e mbyll sytë, Putini i Ballkanit dhe djalli vetë.

Luftën kryesore do ta bënte kundër shqiptarëve të cilëve me shekuj ua ka grabitur territoret, i ka asimiluar, i ka zhdukur, i ka shpërngulur, ua ka fshirë adresat, i ka torturuar, burgosur, ndjekur dhe masakruar. Ua ka grabitur historinë, kishat dhe manastiret. Nuk ekziston mendje e njeriut e cila mund t´i përshkruan çfarë kanë bërë mbi shqiptarët, kurse sot e asaj dite e helmojnë rininë e tyre se gjoja shqiptarët janë fajtor për gjendjen e tyre të sëmurë.

Rusët e kishin Nawalny - in i cili luftoi për rrëzimin e diktatorit dhe demokratizimin e Rusisë, po cila është shpresa e Serbisë: Daçiq, Vulin, Sheshel, Radojçiq, Kostunica, Nikoliq, Bernabiç, Tadiq, Dodik, Kisha ortodokse serbe etj. që në realitet, secili është më kriminel se tjetri.

I çmenduri i Rusisë po lufton për Rend të Ri Botëror që ta zhduk nazizmin, i cili nëse nuk fiton do i humb të gjitha, po çdo ndodh me të çmendurin e Ballkanit?

Pritet që edhe ky ta ketë fatin e tij. Nuk dihet se a do ta shpëtojnë rokadat e karrigeve, kur të gjithë e njohin se cili është, edhe nëse tash e kanë mbyllur njërin sy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat