Ne jemi rritur me këngët e Shkurte Fejzës, Sabri Fejzullahut, Ilir Shaqirit, Sinan Vllasaliut e Gilit

Opinione

Ne jemi rritur me këngët e Shkurte Fejzës, Sabri Fejzullahut, Ilir Shaqirit, Sinan Vllasaliut e Gilit

Nga: Gjon Keka Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 11:56
Gjon Keka

Ne jemi rritur me këngët e Shkurte Fejzës, Sabri Fjezullahut, Ilir Shaqirit, Sinan Vllasalihut, Gilit etj etj,. Janë pikërisht këta këngëtar që i kanë kënduar Kosovës, janë bërë zëri i lirisë së atdheut nëpërmjet këngëve të tyre. Por jo vetëm kaq ata pas çlirimit dhe pavarësisë vazhduan t'i këndojnë zemrave të shqiptarëve të Kosovës në frymën e lirisë dhe të kohës sonë moderne.

Të gjithë këta këngëtar të njohur të Kosovës e kombit tonë, këngët e tyre janë nxjerr nga shpirti i tyre i madh, zëri i tyre i lindur, i talentit dhe artit që ata zotërojnë.

Nëse Gjergj Fishta me "Lahutën e Malcisë“, si kryevepër u bë poeti ynë kombëtar, Shkurte Fejza me këngët e saj kryevepra si p.sh. "Oj Kosovë Nëna ime“, „Qëndro“, “Kam një lot që më pikon si ar“, etj etj., kushtuar Kosovës, mërgimtarëve dhe kombit u bë zëri kombëtar i këngës shqipe dhe këngëtare kombëtare që është pjesë e historisë së Kosovës dhe kombit tonë.

Tani kanë dal injorantët dhe ideologët e errësirës dhe pasi njollosën figurën e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), Pjetër Bogdanit, Idriz Seferit, Nënë Terezës etj., së fundi u përzien edhe në çështjet private e personale duke sulmuar edhe figurën e Shkurte Fejzës, këngëtares së njohur të kombit tonë.

Mendoj që është koha që institucionet e sigurisë, të rendit e ligjit në Kosovë të fillojnë te merrën edhe me këto dukuri negative, e në këtë rast me injorantët e ideologët e errësirës që po e dëmtojnë jo vetëm kombin tonë dhe imazhin e ti, por edhe figurat më të rëndësishme të historisë dhe këngës shqipe sikur është edhe rasti i fundit i atakimit të figurës së Shkurte Fejzës.

Nëse ka rend e ligj në Kosovë, ju lutem merruni pak edhe me këto dukuri se na e prishën imazhin kudo në botë dhe në përgjithësi.

Ne arbërorët e vërtetë të Kosovës mbi çdo fe kemi kombin tonë dhe liria për të besuar e mosbesuar është pjesë e lirisë themelore të secilit individ.

Ta vendosim kombin mbi të gjitha fetë, sepse vetëm duke e vendos kombin në krye- në qendër, ne do ta kemi pastaj pikën e përbashkët ku do të mblidhemi e bashkohemi – në kombin tonë, aty ku në fakt duhet të mblidhen të gjithë arbërorët e vërtetë të Gjergj Kastriotit(Skënderbeut).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat