Lumir, distancohu nga Isa, shtëpia nuk mbahet pa miq, por as me hajna jo

Opinione

Lumir, distancohu nga Isa, shtëpia nuk mbahet pa miq, por as me hajna jo

Nga: Faton Mehmeti Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 14:16
Autori Faton Mehmeti

Në seancën solemne, e mbajtur për përvjetorin e Pavarësisë, në Kuvendin e Kosovës, në fjalën e tij kryetari i LDK-sw, ka thënë se pa miqtë ndërkombëtarë, Kosova nuk do të ishte shtet siç është sot. Lumiri, u shpreh tekstualisht "se pa miq, shtëpia nuk mbahet". Natyrisht se nuk mbahet, por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës. Lumiri do të ishte mirë dhe korrekte ta shprehte edhe gjysmën tjetër të fjalisë, pjesën e dytë nënrenditëse të varur- shtëpia nuk mbahet as me hajna. Sigurisht se kjo pjesë i djeg Lumirit, me rrethin e vet jo edhe aq të pastër, një pjesë e madhe që vjen nga mbetjet e Isa Mustafës.

Faktikisht, problemi më i madh për një shtet, shtëpi është vjedhja që i bëhet nga brenda, edhe kështjellat më të mëdha janë rrënuar nga brenda. Problemi më i madh që Kosova ka pasur deri tani është ruajtja e saj nga hajnat, miqtë janë të shenjtë, ata i kemi ruajtur dhe nuk na braktisin edhe kur gabojmë. Miku i mirë kurrë s’të braktis, për më tepër kur sheh se po e ndërton shtëpinë ata të ndihmojnë.

E këta hajnat e brendshëm, kur shohin se po u rrënohet strofulli e krimit dhe hajnisë, përdorin miqtë për të mbrojtur veten. Por jo, këto përralla me mbret nuk i ha askush më, krimi dhe korrupsioni janë kanceri i shoqërisë e që i luftojnë edhe miqtë tanë. Në mungesë të guximit për të përballuar me të vërtetën, dhe reformave për të ardhmen, opozita në krye me sojin e Lumirit dhe Memlit mundohen të fshihen pas ndjesive të shqiptarëve ndaj amerikanëve, Amerikës në veçanti.

Një këshillë miqësore Lumir Abdixhikut, me pallavra të tilla nuk vjen në pushtet, distancohu nga e shkuara e afërt e LDK (gjatë kohës së Isës, ku edhe vet ka qenë pjesë e saj), bëjë reforma të thella, ndryshe do të mbetsh gjatë në opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat