Jo sinqeriteti i opozitës dhe mungesa e guximit politik!

Opinione

Jo sinqeriteti i opozitës dhe mungesa e guximit politik!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 12:41
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Në Festën e Pavarësisë ishte dashtë të ndalen mendimet dhe ëndërrat opozitarëve tanë që të mos shquhen më katolik se Papa, gjegjësisht më demokrat se demokracia e Perëndimit! Këta shfrytëzuan rastin edhe gjatë kohës sa ishin në parlament për nderë të kësaj date dhe dite t’madhe të këtij shekulli për shqiptarinë.

Pikërisht në këtë tubim rrespekti madhështor, gjetën kohën dhe vendin për të gërvishë në lavdinë kësaj dite, me  “defekte dhe t’meta për qeverinë, tre-katër vjeqare në moshë”! Nga këta opozitarë të mbështjellur me demokraci prej kohësh, s’kemi pa diçka të përbashkët-sublime për veprimet e qeverisë së sotme, për situatën dhe ardhmërinë, gjithëçka u duket e pa vlerë dhe këthim mbrapa! Edhe në përvjetorin e pavarësisë, sulmet i ishin drejtuar Kryeministrit, “pse ai e paska për ngutë t’i tregojë Serbisë se vërtetë jemi bërë shtet”. Nga kjo shprehje “metaforike” kuptohet sikur këta ish pushtetarët n’a paskan qenë “largpamës”, prandaj edhe paskan hesht për një hezitim të tillë.

Kjo, n’a bën të dyshojmë në pritjen, sinqeritetin dhe guximin e kësaj politike të pritjes (deri sa  derri të bëhet qingj) e cila dëshiron me ardhë në pushtet me të njëjtin mentalitet!

Shumëkush dëshiron me qenë i mirë, si prind, edukator, mësues, deputet, lider në biznese dhe politikë, por askush nuk është i lindur paraprakisht me qenë mirë ose  i përkryer.

Pyetja është; A kemi lider t’mirë në politikën tonë i cili përherë ka nevojë të bëhet edhe më i mirë? Gjithësesi që kemi, mendoj unë

(Dihet se, me qenë lider i mirë, është sikur të këndojsh bukur, apo t’i biesh kitarës, dhe të pëlqehesh nga publiku i gjërë! Nga kjo kuptohet se është e mundëshme që artisti ose politikani të mësojnë deri në një nivel të mundëshëm për t'u bërë edhe më i mirë. Nga ky krahasim kuptohet se është e pa imagjinueshme  të bëhesh kitarist i madh, nëse nuk ke praktikuar për shumë kohë me kitarën tënde për të përmirësuar profesionin, thotë një psikolog norvegjez)!

Kryeministri bashkë me Presidenten duket se janë ambicioz për t'u bërë njëmend liderë të mirë, sepse deri më tani nuk e kanë ngatërruar  lidershipin politik me interesa të ngushta personale, që të bëhen të pasur mbrenda natës. Kjo veti është domethënëse, kjo rrugë duhet të ndiqet nga të gjithë shqiptarët që ia duan të mirën atëdheut, përndryshe qeni t’zotin e vet nuk e njeh.

Në shtetet me demokraci të posalindur edhe mund të zgjedhen parti politike dhe udhëheqës të shtetit për shkak të fuqisë dhe parave, por kjo s’duhet të lejohet asnjëherë në mesin tonë, sepse pozita e liderit shtetëror është përgjegjësi e shenjtë, është amanet!

Atëherë kur politikanët përfitojnë përfitime për veten ose miqtë e tyre, këta nuk i shërbejnë popullit, por korrupcionit, që është kancer i shoqërisë dhe ardhmërisë.

A kemi udhëheqës të mirë për shtetin, të cilët janë motivues ndaj ministrave dhe deputetëve, mbetet të shiqohet nëse Kryeministri dhe Presidentja vazhdojnë pa mosmarrëveshje të përputhen edhe më tej me këshillat dhe vendimet e qeverisë. Përkrahja e opozitës, vetëm sa e fuqizon të drejtën e shtetit tonë, kjo është e nevojshme, sepse Perëndimi dhe ndërkombëtarët nuk ndezin zjarrë me demokraci, sidomos kur janë në rolin e ndërmjetësit. Kështu funkcionon demokracia e Perëndimit, por qëllimshëm keqëkuptohet nga autokracia e botës ruso serbosllave!Kam bindjen se Kryeministri është i vëmendshëm në veprimet e tij, kurse diskutimet dhe konsultat për t’mirën e shtetit nuk e frkësojnë liderin tonë.

Nëse lideri ynë udhëheqë shtetin me shtatë apo shtatëdhjetë deputet, në një farë mënyre, ai është i rrethuar nga shtatë ose shtatëdhjet punëtorë të zellshëm që analizojnë edhe veprimet e liderit gjatë gjithë kohës. Mendimet tyre nuk i merr era, nëse lidershipi shtetëror nuk e din se çfarë mendojnë ata. Kryeministri dhe Presidentja besoj se do jenë të hapur për të dëgjuar pikëpamjet për lidershipin e tyre.

Një lider dominues në demokraci i  “detyron  deputetët të ndihen të vegjël” kurse  inkurajimi u jep krahë që të ndihen edhe më të mirë, për të krijuar një marrëdhënie të dyanshme besimi të ndërtuar ngadalë dhe me mund, por që mund të shembet shpejt nga plasaritjet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat