Ç’politikë dhe diplomaci strategjike dhe gjeopolitike iu duhen Kosovës dhe shqiptarëve në domenin (kontekstin) e njohur global ose universal?

Opinione

Ç’politikë dhe diplomaci strategjike dhe gjeopolitike iu duhen Kosovës dhe shqiptarëve në domenin (kontekstin) e njohur global ose universal?

Nga: Agron Shabani Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 13:51
Autori Agron Shabani

Gjithësia është komplete dhe definitive, por gjithmonë e pakufishme ose infinitive.

Ashtu është edhe me "kosmosin" ose "universin e brendshëm" shpirtërorë, emocional, mental ose psikologjikë të njeriut. Sidomos me imagjinatën dhe fantazitë e tij irracionale ose halucinative.

Njerëzit e ditur dhe të thelle janë si qirinjtë apo si yjet e panumërt në universin e pafund në atë mënyrë që shpeshherë e djegin (kallin) vetën ose njëri tjetrin në emër të dritës dhe shkëlqimit global ose universal.

Në instancë të fundit, pos Zotit dhe natyrës, asgjë nuk është e përjetshme ose absolute, por vetëm e përkohshme ose relative.

Zatën, pikërisht këtu ndoshta ndodhët ose ekziston edhe formula ose sekreti i jetës dhe vlerave të saj hyjnore ose universale.

Ato që na dukën përjetësisht të pabesueshme dhe të pa-kuotushme, janë pikërisht ato që mund të besohen dhe kuptohen.

Në këtë frymë për njohjen, pranimin dhe respektimin e çdo ligji ose fenomeni të mundshëm natyrorë ose mbinatyrorë, njeriut i duhen ose nevojiten edukata, kultura, intuita, inteligjenca, njohuria (dituria), morali dhe besimi i tij.

Njeriu është një fragment ose segment i natyrës, i lindur ose prodhuar nga vullneti hyjnorë dhe erotikë.

Me shfaqjen e inteligjencës ose intelektit të njeriut ndërkaq, kanë ndryshuar edhe rendët, sistemet, rregullat, situatat e ndryshme normative, kognitive, retrospektive, introspektive etj, ka ndryshuar edhe, raporti i forcave dhe balansimeve të ndryshme ekulibruese së bashku me harmoninë e njohur në mes njeriut, Zotit dhe natyrës e kështu me radhë.

Se këndejmi, sipas George Ëilhelm Friedrich Hegelit: " Historia e botës, evolucionit (zhvillimit), edukatës, kulturës dhe civilizimit tonë, nuk janë asgjë tjetër përveç avancimit dhe përparimit evolutive dhe empirik të lirisë, edukatës, kulturës, inteligjencës, emancipimit, ndërgjegjes, arsyes dhe vetëdijes së gjithmbarë individuale dhe kolektive.

Ndaj, historia është e lashtë sa vet bota, ndërsa bota sa vet historia dhe shoqëria e njohur njerëzore ose qytetare.

Në të kundërtën historia pa rregullat, ligjet dhe disiplinat e saj, sipas Volterit, duhet shkruar si filozofi ose socuiopsikologji.

Në luftë, politikë dhe diplomaci ndërkaq, sa me shumë ligje, rregulla dhe procese të ndryshme, aq me shumë shkelës dhe abuzues ditor ose periodik.

Filozofia, politologjia, sociologjia, psikologjia, kultura, politika dhe shkenca, janë mendim dhe obligim superior i shtresave ose elitave të njohura kulturë bërëse dhe kulturëbartëse që ndahen ose klasifikohen në shkencëtar dhe krijues si dhe në ndjekës ose vëzhgues të zhvillimeve ose proceseve të ndryshme shkencore, intelektuale, kulturore, politike, filozofike etj.

Ndërkaq, politikanët ose liderët e ndryshëm institucional dhe funksional, mund të jenë ndjekës ose vëzhgues, por jo edhe krijues, arkitekt ose pjesë përbërëse e shtresave (elitave) të larta shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të një shteti ose kombi. Gjithashtu, edhe garantues ose sigurues ligjor, institucional, konstitucional dhe funksional të zhvillimeve ose proceseve të ndryshme kognitive, evolutive, empirike, retrospektive, perspektivë, introspektive etj.

Së këndejmi, liderët ose politikanët e ndryshëm së bashku me figurat ushtarake, policore dhe të tjera, mund të jenë edhe martir ose heronjtë që vdesin ose sakrifikohen për bindjet, idealet, postin, funksionin, konceptet, profesionin, lirinë (çlirimin), popullin (kombin) dhe shtetin e tyre e tyre, por, jo edhe anëtar të shtresave, qarqeve ose elitave të larta shkencore, intelektuale ose kulturore të një kombit apo të një shteti.

Kur zhduken shkencëtarët, krijuesit, artistët, kulturologët, intelektualet ose inxhinierët e edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit ose mendimit të njohur shkencor, intelektual, kulturor, politik ose filozofik, zhdukën edhe ndjekësit dhe pasuesit e tyre. Kombi vdes.

Në këtë frymë, gjithashtu të rëndësishme, kruciale ose esenciale, janë edhe marrëdhëniet, raportet, interferimet dhe koperimet e njohura në mes njerëzve të pasur ose industrialistëve dhe botuesve ose editorëve profesional. inteligjent dhe kompetent me elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike etj.

Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, si për shembull, është 'figurë e trashë' ose personalitet i shquar në botën ose jetën e njohur intelektuale, kulturore dhe politike të Kosovës, i cili ka botë, ide, teori, rezon, kreacion, inovacion, motivacion, narracion dhe vizion të njohur shkencor, intelektual ose inteligjent mbi njeriun, popullin (kombin), shtetin, pushtetin dhe shoqërinë moderne ose bashkëkohore. Presidentja Osmani dhe Kryediplomatrja Gërvalla -gjithashtu.

Një shtet dhe shoqëri e avancuar politike, ekonomike, industriale dhe teknologjike, ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale ose mekanike, i bashkëngjitët dominimit të kapitalit dhe teknikës, proceset neutralizuese, si puna e transformimit të kulturës në diçka të pavarur dhe sovrane ndaj çdolloj marrëdhënieje me praxisin, e bën të mundur integrimin e edukatës dhe kulturës institucionale dhe funksionale në kuader të një politike dhe diplomacie moderne ose bashkëkohore të tej plotësuar ose mbingarkuar me letra, instanca, forume dhe mentalitete të ndryshme administruese ose burokratikë.

Ndaj, Kosova nuk e ka luksin e as fatin e një shteti dhe shoqërie të lartë industriale dhe ekonomike ku çdo gjë që është humane ose njerëzore, penetron, reflektohet, interferon dhe kontribuon duke i mbajtur në jetë edhe popullin (kombin), edhe shtetin, edhe pushtetin në emër të harmonisë, ko ekzistencës ose paqes sociale, qytetare dhe politike.

Është teza e kulturës institucionale dhe konstitucionale si ideologji shtetërore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze, skllavopronare ose feudaliste të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit në emër të shtetit dhe pushtetit, e cila ka një tendencë të dyshimtë për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kualitet i lartë shtetëror, nacional ose politik në Kosove.

Kjo mbase do duhej të ishte njëra prej sfidave kryesore të presidentes Osmani, Kryeministrit Kurti, Krye diplomates Gërvalla etj.

Kjo për faktin se Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti, kryediplomatja Gërvalla dhe të tjerët, i kanë perballë Vuçiçin, Daçiqin ose lidershipin serbian...Ata shkatèrrues, minues, sabotues, diverzant dhe mohues të zellshëm dhe të rrezikshëm të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, të cilët "vejnë dorën në brez ose revole" sapo dëgjojnë emrin ose mbiemrin e liderit, politikanit, diplomatit ose një intelektuali të lartë politik në Kosovë. Mbase, përmes idealizimit, stisjes, rimimit, valorizimit dhe glorifikimit sistematik të "mitit" ose gënjeshtrës së njohur serbe mbi Kosovën.

Ndaj, detyra ose misioni i një lideri intelektual ose intelektuali politik dhe dialektik të kulturës shtetërore dhe nacionale si Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti etj. Nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të popullit (kombit), shtetit, pushtetit ose politikes nga ligji dhe administrimi, të kulturës nga qytetërimi etj., dhe as të mohojnë këto ndarje sikur të mos ekzistonin fare.

Detyra e tyre konsiston për më tepër në insistimin mbi radikalitetin e dyshimtë të një kulture të lartësuar, valorizuar dhe glorifikuar tej mase, në përbërjen e secilës premtimi i saj për liri, lumturi, drejtësi dhe barazi individuale dhe kolektive, do mund të ishte realizuar vetëm e vetëm me instalimin, aplikimin dhe përgjithësimin e një edukate dhe kulture më të gjerë shtetërore dhe nacionale në kuptimin e plotë të fjalës, ku interferenca dhe varësia e saj nga rrethanat materiale, koniukturale, nomenklaturale, sociale, ekonomike, ushtarake (luftarake), politike dhe diplomatike të botës ose shoqërisë aktuale ose ekzistuese, si dhe të

atyre të së kaluarës, nuk do ndikonte ose kontribuonte në zbutjen, zbehjen dhe frustracionin e këtij realizimi.

Me fjalë të tjera, energjitë shkencore ose kritike të pranishme në konceptin elitar dhe elitar të kulturës shtetërore dhe nacionale, do duhej të vendoseshin kundër funksionit të palës kundërshtare antropologjike ose atropolitike.

Ndërkohë që impulset progresive të së dytës, do duhej t’u kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës.

E tërë kjo në saje të frikës, qyqarëllëkut, naiviteteve dhe paradokseve të njohura reaksionare dhe anakronike të "krahut opozitar" në Kosovë ndaj kursit reformatorë të kryeministrit Kurti, Presidentes Osmani dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Nuk është aspak e ndershme me e skematizuar, stigmatizuar, denigruar, demonizuar ose satanizuar Krye diplomaten e Kosovës, znj. Donika Gërvalla si "Donika Gërvalla Schëarz" dhe me tyrli epitete, mbathje, ndajshtesa dhe prapashtesa të tjera vetëm pse është e martuar me intelektualin, politikanin, diplomatin dhe mikun e shquar gjerman të Kosovës dhe shqiptarëve, z. Stephan Schëarz!

Kush është përkujdesur ose interesuar për Donika Gërvallën si vajzë e re jetime e heroit dhe patriotit të shquar shqiptar, Jusuf Gërvalla, me përjashtim të Hafiz Gagicës dhe Vjosa Osmanit e Albin Kurtit?

Unë po them: Askush tjetër pos tyre, me ndonjë përjashtim të rrallë.

Ndryshe nga kjo, Vjosa Osmani, Albin Kurti, Donika Gërvalla etj...po paguajnë haraçin e paraardhesve te tyre.

Hashim Thaçi dikur. Pasi e pa (pau) qiellin në ujë dhe peshqit në qiell: Sikur të ishte vet "Mesia" ose Moisiu me Jakobin Izrael, mbretërit Davidi ose Solomoni, pas e kremtoi fitoren presidenciale, dikur i ftoi ose detyroi "solemnisht" deputetët e parlamentit kosovar (PDK-LDK dhe AKR) që e votuan dhe zgjodhën asokohe për kryetar ose president të Kosovës, për të votuar dhe mbështetur në mënyrë unanime ngritjen ose themelimin e "gjykatës speciale"!

Duke e votuar dhe miratuar kështu ("urbi et orbi" ose "ultima ratio") asokohe "krimin dhe dënimin e njëjtë ose të barabartë të çlirimtarëve dhe patriotëve shqiptar të UÇK-s dhe çetnikëve ose kriminelëve serbian"!

Ishte pra një vendim ose diktat (ultimatum) neronian ose cezarik i Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Kadri Veselit e Behgjet Pacollit të PDK-s, LDK-s dhe AKR-s- kundër Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt ose deputetëve të atëhershëm të Vetëvendosjes dhe AAK-s, për të votuar ngritjen dhe themelimin e tribunalit ose "gjykatës speciale" e cila doli (rezultoi) të ishte e pamëshirshme ose fatale edhe ndaj vet Hashim Thaçit dhe nënshkruesve të tjerë të saj.

Ata që nuk e votuan dhe nënshkruan themelimin e asaj "gjykate të pavarur" dihet se çka (çfarë) ndodhi me ta! (....)

Dhe, shih ti! ...Lidhur me gabimet e veta kolosale dhe kolaterale që ua kishin shkaktuar Kosovës dhe UÇK-s me rastin e miratimit të gjykatës speciale, Hashim Thaçi & Company, fajtorin kujdestar u munduan të gjejnë ose zbulojnë në Shqipëri! Duke e lakuar ose apostrofuar për të keq edhe Emrin e Prof. Dr. Sali Berishës dhe kështu me radhë.

Lojëra të njohura kalamajsh ose adoleshentësh në delir ose katarsis politik, juridik etj...Si në "Procesin" e njohur të "Jozefit" të Franc Kafkës, apo "zotit Koiner" në "parabolat e shkurtra" tè Berthold Brechtit etj.


Tashti fajtore e re (kujdestare) për gjykatën speciale, doli edhe shefja e diplomacisë kosovare, znj. Donika Gërvalla, e nesër ose pasnesër (ndoshta) edhe Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti, Kryeparlaetari Konjufca dhe të tjerë!? Kush e di!?

"Qui gladio ferit, gladio perit"!

Rrugën e Thaçit, e ndoçën edhe Isa Mustafa, Sabri Hamiti dhe Fatmir Sejdiu & Company, duke i turrur ose ndërsyer truprojat ose bodigardët e tyre si qen të çartur kundër Donika Gërvalles në atë "kuvendin famoz" të LDK-s!!!

Ndërkaq, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj së bashku me Isa Mustafën, Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn e përmbysën (me puç ose grushtet parlamentar)-Albin Kurtin dhe kabinetin e tij qeveritar nga pushteti, për të sjellë Avdullah Hotin e dëgjueshëm, servil dhe frikacak në krye të ekzekutivit kosovar, vetëm e vetëm që ndarja e "Trepçës" dhe Ujmanit së bashku me "zajednicën"(dodik republikën) serbe në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës dhe "demarkimët kufitare" të Kosovës me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë, të merrnin jetë dhe formë zyrtare në Uashington ose Bruksel.


Kështu që Ramush Haradinaj nga "heroi i tarifës maksimale"(1OO,%) ndaj Serbisë, gjegjësisht nga "kalorës ose gardian i çeliktë" i sovraniteti ose integritetit teritorial ose gjeogragik të Kosovës, sa çel e mbyllë sytë u kthye ose shndërrua në "arkitekt" varrmihës ose shkatërrimtar të integritetit ose tërësisë territoriale të Kosovës!

Pse (përse) ndodhi kjo?

U mor vesh se në Kosovë shkruhet dhe flitet shpesh ose vazhdimisht për frikën, për forma entuziazmi me shfaqje, profile ose manifestime të ndryshme ekstatike ose ekstazike agresiviteti, fataliteti, stupiditeti, nebuloziteti ose iracionaliteti, mbi kurajon përballë kanosjes ose rrezikut etj.

Ndërkaq, problem kyç ose themelor me të cilin përballen sot (për çastin ose momentin) populli, shtetit, pushteti ose shoqëria e gjithmbarshme shqiptare ose kosovare, pos tjerash është fakti i njohur sipas të cilit atje nuk njihen dhe nuk pranohen faji, llogaridhënia ose përgjithësia personale (individuale) në raport me ngecjet, stagnimet, turbulencat, sfidat, paradokset ose deshtimet e ndryshme globale ose kolektive.

Natyrisht se liderët ose politikanët e ndryshëm kosovar, nuk kane asnjë problem ose vështirësi të pranojnë rolin vendimtar të pa përgjithësisë objektive dhe subjektive në momente, situata, qëndrime dhe vendime të caktuara, por nuk mund të pranojnë mediokritetin, analfabetizmin, jo profesionalizmin dhe fajin e tyre personal ose individual -lidhur me ngecjet, stagnimet dhe dështimet globale ose kolektive si element të veçantë dhe për pasojë, llogaridhënien dhe obligimet e njohura personale, institucionale, morale, ligjore ose konstitucionale të veprimeve, reagimeve, vendimeve ose gabimeve të tyre kolaterale, kardinale ose trashanike kundër popullit (kombit) dhe atdheut.

U mor vesh se në kuadër të epistemologjisë dhe antropologjisë së njohur politike, respektivisht, brenda "filozofisë së jetës materiale dhe asaj ekzistencialiste", sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës", gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë.

Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore, respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore.

Tek e fundit, është fati ose ligji i dhembjes, frikës, ndëshkimit, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të gjitha gjërat tjera.

Në këtë kontekst, filozofisë së shpirtit ose subjektit, i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofia e objektit, pasivitetit, frikës, pesimizmit, iracionalitetit dhe fatalitetit të antropomorifizuar...Para ligjeve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, të gjithë janë të njëjtë ose të barabartë. Nga ky "rreth vicioz" ose biocenoz, nuk është i përjashtuar ose amnistuar askush. As poezia dhe as opozita kosovare.

Roli i elitës intelektuale, fetare, kulturore dhe politike në "mozaikun" ose "panoramën" e gjithmbarshme kosovare:

Intelektuali i lartë, mësuesi, profesori ose pedagogu, sipas George Wilhelm Friedrich Hegelit, fillojnë gjithmonë me identifikimin, evidentimin ose gjetjen dhe përmirësimin e gabimëve të ndryshme tek nxënësi ose studenti. Ndërsa, kulturologët ose intelektualët e shpifur, stisur ose sajuar, shohin vlera dhe merita pozitive në gjithçka ose në çdo gjë.

Kemi vuajtur dhe sakrifikuar shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë dhe aq të mundimshme të mbijetesës ose ekzistencës sonë individuale dhe kolektive.

Respekti, besimi dhe dashuria e përjetshme ndaj kombit dhe atdheut, ishin si të thuash përgjigja më e shëndetshme dhe dialektike ndaj qenies, materies, krijesës dhe ekzistencës sonë individuale dhe kolektive.

Ndërkaq, heroizmi, vetëflijimi dhe sakrifica sublime për to: Vula ose protokolli i mbijetesës dhe ekzistencës sonë si shtet, si popull, apo si komb.

Meqë, sipas Erich Frommit, ne jetojmë në një botë vlerash, resursesh ose pasurish të pafundme dhe mrekullisë që na i kanë dhuruar Zoti (Hyji) dhe natyra: Lidhja jonë e vetme me vlerat, resurset ose pasuritë e njohura njerëzore, tokësore ose natyrore, qëndron në esencën ose formulën e njohur shkencore ose filozofike: Si t'i njohim, zbulojmë, manipulojmë, shfrytëzojmë, shpërndajmë, menaxhojmë dhe konsumojmë ato (këto) vlera dhe resurse të përbashkëta globale ose universale.

Po e ceku prapë se e vërteta është bijë e kohë dhe jo e autoriteteve të shtetit, pushtetit ose politikave të ndryshme ditore ose periodike. Apo...?!

UÇK-s nga toka dhe forcat e Natos nga qielli, njëherë e përgjithmonë ua zunë pritat muzgujve ose atyre hijeve të lugatëruara të mesjetës.

Pa i harruar kurrë Dr. Rugovën, Hafiz Gagicën, Donika Gërvallën dhe disa të tjerë. atje ku nuk është zhurmë as tollovi.

Kulti i njohur luftarak ose kalorsiak së bashku me epikën, lirikën, heroiken dhe (melo)dramatiken e njohur shqiptare, janë si të thuash elementët ose instrumentet me të rëndësishme dhe kryesore të historisë shqiptare.

Ato provojnë dhe vërtetojnë praninë ose ekzistencën e pasosur të kultit të lartpërmendur luftarak ose kalorsiak në pothuajse të gjitha etapat ose epokat e lavdishme të historisë së shqiptarëve.

Epikën, mitiken, dramatiken dhe heroikën e pashoqe e tradicionale të njerëzve ose popullit (kombit) shqiptar gjithkah e gjithandej.

Pavarësisht kurtheve, intrigave, dredhive, shantazheve, komploteve ose tendenca të vazhdueshme ose sistematike të armiqve të ndryshme shekullor ose gjakatar, për t´i kapur ose zëne në "kurth" shpirtin, intimitetin dhe autenticitetin e paprekshëm të qenies së pavdekshme iliro-shqiptare, të cilat në instancë të fundit, i mobilizojnë dhe kthejnë vazhdimisht shqiptarët kah trungu ose vetvetja e tyre shtetërore, nacionale, gjenealogjike ose struktural gjenetikë.

Edhe atëherë kur prehën fatet e njerëzve, popujve (kombeve) dhe shteteve të ndryshme së bashku me "tabelat e ligjeve"...

Nuk vdesin dhe nuk zhbëhen kurrë iliro-shqiptarët. E sidomos e kaluara, historia, tradita dhe kultura e tyre. Janë si Feniksi ose Flaka Olimpike.

Legjendat, historitë, elegjitë, enciklopeditë ose antologjitë e njohura shqiptare, vazhdimisht i shpalosin ose deshifrojnë në nderë kohë edhe çiltërsinë dhe fisnikërinë e shpirtit së bashku me "matafizikën e moralit" të njohur shtetëror, nacional, fetarë, kulturorë dhe patriotik tek shqiptaret. Thellësinë e mendimit, veprimit ose reagimit të hollë, të thellë, të ndërgjegjshëm e racional të shqiptarit- ndaj të gjitha çështjeve ose fenomeneve të mundshme shtetërore, nacionale, ushtarake (luftarake), historike, gjeografike, fetare, kulturore, politike, diplomatike, strategjike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera.

Ndërkohë që mitet, eposet, legjendat dhe historitë e shumta mbi figurat ose personalitetet epike, kalorsiake dhe titanike të kryetrimit dhe krye heroit tonë legjendar, Gjergj Kastriot-Skënderbeut së bashku me ato të Adem Jasharit, Hamzait, Luan e Shkëlzen Haradinajt, Fehmi Lladrocit, Pal Palucës, Elton Zherkës, Përmet Vulës dhe shumë heronjve dhe dëshmorëve të tjerë të kombit dhe atdheut, provojnë dhe vërtetojnë fuqishëm dhe multicipërisht faktin e njohur sipas të të cilit: Rolin e trimit, heroit, luftëtarit (çlirimtarit), strategut ose komandantit, nuk mund të zërë as zëvendësojë askush.

Por, ja që disa politikan, ose "intelektual të lartë" në Kosovë, Shqipëri ose emigracion, të valorizuar, glorifikuar, ngritur ose promovuar nga mediat e shkruara ose elektronike prej hiçit në çlirimtar, misionar, intelektual, patriot ose "lider historik" etj...Duan t'u ngjajnë atyre "stjuardesave të bukura, ekskluzive ose ekzotike" në pultin ose bordin e aeroplanit ose avionit, të cilave nuk iu zbresin dhe nuk i zbresin kurrë në tokë!

U mor vesh se sipas Voletrit, ne nuk mund t'i duam, dëshirojmë ose arrijmë ato gjëra që nuk i njohim, nuk i ndjejmë dhe s'i kuptojmë.

"Njeriu do duhej të vdiste dy herë, para së të lindë dhe jetojë si duhet." (H. Bergson)

Nderi dhe moraliteti janë baza ose esenca e gjërave, ndërsa e vërteta dhe inteligjenca, janë rrënja katrore e humanizmit, mortalitetit dhe racionalitetit njerëzorë.

Se këndejmi, të dishë ose kuptosh se çfarë (çka) janë jeta, qenia, materia dhe ekzistenca së bashku me lirinë (çlirimin), drejtësinë dhe barazinë e njohur shtetërore, nacionale, etnike, kulturore, historike, gjeografike dhe kështu me radhë, e të mos luftosh, përpiqesh ose sakrifikosh për to si lider, politikan a çatip i mirëmbajtur dhe paguar nga shteti, sipas Konfuqit, nuk ka ligësi dhe poshtërsi më të madhe.

Njohja e vetës, na mbron nga kotësia, ndërsa njohja dhe pranimi i mëkateve, gabimeve, cemëve dhe deficiteve tona shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), profesionale, kadrovike dhe të tjera, na mbroni dhe shpëton nga mediokriteti, padituria, nebuloza, kretenizmi, cinizmi, injoranca etj..

Kosova dhe shqiptarët kanë nevojë për lider ose politikan të zgjuar, inteligjent, intelektual, racional dhe profesional. Dhe, jo për politikan ose diplomat tru trashë, shpirt shitur, komplotist, dinastik, shantazhist, linçues, persekutor, llaskuc, vasal, poltron, konformist, oportunist ose kamaleon të varur ose nënshtruar nga "tutelja e lartë" ligjore, administrative, juridike, profesionale, karrieristë, materiale, sociale, ekonomike etj.

Kjo për faktin se në shtetet dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste si Kosova, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), ushtarak (luftarak), politik, diplomatik, kulturor, shtetëror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik: Hedonizmi ose "eksperienca kolektive" e opinionit publik shqiptar ose kosovar (sidomos mediat e shkruara dhe elektronike)-shpeshherë mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe de legjitimuar. E tërë kjo ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një "dialektike" identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose komplekseve të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kulturës, shkencës, politikës së lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtet mbajtës ose politikë: edhe shtresat e larta ose kategoritë qendrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose sociale.

Ndonëse, përmes shtresave ose kategorive me të larta intelektuale, kulturore dhe politike të shtetit dhe shoqërisë, bëhet pasqyrimin, deshifrimi, deskriptimi, prezantimi dhe interpretimi i një sistemi dhe pushteti politik së bashku me rendin e tij kushtues ose juridik, si dhe i aspiratat ose interesat më të larta shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, ekonomike, kulturore, strategjike dhe të tjera të një shteti dhe populli (kombi) të tërë. Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë nxitëse, kreative, inovatore dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.

Me fjalë tjera, kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për reforma, ndryshime ose transformime të thella esenciale ose substanciale, si duket asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive dhe imperativiste - përrball shkatërruesve ose varrmihësve të ndryshëm, rixhid, reaksionsr, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të njeriut, popullit (kombit), shtetit, pushtetit, politikës, diplomacisë dhe ardhmërisë së Kosovës.

Kosovës nuk i kanë munguar asnjëherë figurat ose personalitetet e trasha shtetërore, nacionale ose politike me "qëndrime të forta epike, mitike ose kalorsiake" si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj etj! Sigurisht se jo.

Por, Kosovës i kanë munguar gjithmonë intelektualët e lartë kulturor, politik dhe diplomatik që i shquajnë, artikulojnë, celebrojnë dhe ndërkombëtarizojnë vlerat epokale dhe monumetale të luftës heroike dhe patriotike të UÇK-s.

Detyra dhe misioni i tyre konsistojë më tepër në eupatinë, simpatinë dhe respektin e përjetshëm ndaj vlerave, heronjve, dëshmoreve, akterëve dhe protagonistëve të njohur të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Respektivisht, lartësimin, valorizimin, glorifikimin, shquarjen dhe artikulimin e një kulture çlirimtare dhe patriotike me kuptim më të gjerë shtetëror, nacional, politik dhe diplomatik, të ngritur dhe projektuar në të njëjtën kohë nga empatia, varësia dhe aleanca saj me shtetet me të fuqishme dhe më përparimtare të globit.

Kosova dhe shqiptarët, të "korrurat dhe të vjelurat" e ndasive ose përçarje politike, partiake, konceptuale, ideologjike, fetare, kulturore, rajonale, provincialiste etj., deri me sot, gjithmonë i kanë parë­ dhe përjetuar me ankth, stres ose pasiguri të madhe objektive dhe subjektive.

Si për të mos u mjaftuar me kaq, kanë lansuar dhe përçuar idenë perverse, diabolike, paradoksale, reaksionare dhe anakronike mbi "papunët", "guenonët", "okultistët" ose "liderët e pazëvendësueshëm" ose "historik" si Luji (Luigji) XIV në Francë etj.

Ndër­kaq, edhe më i çuditshëm është fakti se një pjesë e popullit ose opinionit kosovar, akoma iu besojnë rrenave (gënjeshtrave), broçkullave, thneglave, shpifjeve, spekulimeve dhe manipulimeve të përditshme "senzacionale" ose "bombastike"!

Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, paradoksale, reaksionare ose anakronike për botën dhe kohën e sotme moderne ose bashkohore, kur kemi tendenca të

ndryshme meskine, retrograde, inhibilitive, ablanative, infantile dhe patologjikë për të prezantuar ose interpretuar lirinë, drejtësinë, barazinë, shtetin, pushtetin, sovranitetin, integritetin ose pavarësinë e Kosovës si "gjetje"(zbulim) dhe meritë ekskluzive ose eksplicite të filan liderit ose fistek politikanit! Mbase, si pronë private të dikujt!

Paradoks i madh, apo...!?

"Më se tepërmi mban të ftohtë, duke e pritur muzgun ose terrin në taborrin e huaj ose kundërshtar. (Proverbë romake)

Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka inkursione ose reperkusione të shumta eksterne ose eksplikative. Duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.

Shtetin, lirinë (çlirimin) dhe pavarësinë e Kosovës e bën trimat ose heronjtë e njohur të UÇK-s (djemtë dhe vashat më të mira të kombit), të ndihmuar nga Natoja, respektivisht nga SHBA-s, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca, Japonia ose shtetet më të fuqishme dhe më përparimtare të globit, si dhe platforma ose filozofia e njohur vizionare, konvencionale dhe filooksdentale ose properëndimore e Dr. Rugovës etj.

Ky është fakti ose realiteti. Çdo gjë tjetër i takon spekulimit ose manipulimit flagrant të grupit ose individi të caktuar shoqëror, qytetar, politik, gazetaresk ose propagadistik, të mbrojtur ose privuar nga psikanaliza, gjegjësisht, nga anamnezat ose ekzaminimet e preferuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike, gjenetike, gjenealogjike.

E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të informacionit, pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare ose totalitariste, ku cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese.

Ndaj, do theksuar në fund se pavarësisht asaj nëse "populistët", "revolucionarët", "dixiecratët", të "sinqertit", "burbonët", "zhirondinët" ose "watchdogsët" tjerë shqiptar ose kosovar, si "parti ose forca të reja reformatore ose revolucionare" i ngrisin, promovojnë, afirmojnë dhe inkorporojnë konceptët dhe programet e tyre ideore, sociale, ekonomike, politike, konceptuale, ideologjike ose metodologjike në kuadër të luftërave të ndryshme speciale, subversive, psikologjike dhe propagandistike: Në këtë kontekst, janë të njohur dhe të garantuar roli, misioni dhe pozicioni i pa zëvendësuar i UÇK-s dhe lëvizjeve tjera çlirimtare, shtet formuese ose patriotike në lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat