Ndryshimi dhe protestat domosdoshmërisht duhen, por jo në krye të tyre të jenë njerëzit më të pa duhur

Opinione

Ndryshimi dhe protestat domosdoshmërisht duhen, por jo në krye të tyre të jenë njerëzit më të pa duhur

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 09:16
Skënder Sadri Kapiti

Duke marrë shkas nga protesta e datës 20 Shkurt 2024  kundër qeverisaë, them se protestat patjetër  duhen bërë për largimin e qeverisë aktuale të cilën e ka mbërthyer për fyti korrupsioni;  protestat duhen domsdoshmërisht për të sjellë ndryshimin. 

Pra protestat janë të duhura,dhe në kohën e duhur,por duhet që edhe në krye të tyre të jenë dhe t’i drejtojnë ato njerëzit e duhur, duhet që ato të sjellin besim te publiku në mënyrë që publiku t’i mbështesë fuqishëm protestat për përshpejtimin e largimit nga pushteti të qeverisë aktuale.Protestat nuk duhet të drejtohen prej njerëzve jo të duhur e që janë jashtë kohe e jashtë mode dhe sidomos jo nga ata të konsumuarit dhe që perceptohen si individë negativ nga publiku. 

Nuk kanë besim pubik qytetarët se ndryshimin e bëjnë të vjetrit, të korruptuarit, të dështuarit e qe janë kundër SPAK e SHBA-ve.

Nuk luftohet dhe nuk ndëshkohet  korrupsioni qeveritar prej atyre që po prej korrupsionit janë ndëshkuar dhe dëbuar nga pushteti, dhe as  prej individëve aspak të duhur.Nuk vjen ndryshimi dhe nuk u besojnë më qytetarët atyre personave të cilët janë shpallur non grata për korrupsion nga SHBA e Britania e Madhe dhe që po i heton SPAK-u. 

Pra këta të tillët janë personat aspak të duhur që te drejtojnë protestat dhe që bëjnë opozitën. Nuk janë persona të duhur dhe as nuk ngjjallin besim e shpresë te publiku personat me të kaluar komuniste, apo trashegimtarët e nomenklaturës komuniste, as ata me dosje spiuni  dhe as ata me rekorde korrupsioni.

Këtyre protestave duhet t’u prijnë dhe të mbështeten nga intelektualët e guximshëm dhe patriotë, por që mjerisht këta intelektualë janë strukur, janë të heshtur dhe jo pak prej tyre janë zëdhënës e servilë të politikës e të pushtetit të korrruptuar.

Nuk kuptojnë akoma disa demokratë të cilët shpresojnë akoma te e shkuara  se ajo do vijnë në pushtet? Po pse more kriza në Partinë Demokratike do shkaktojë turbullirë te politika amerikane?

A nuk është mëse e kuptueshme dhe mëse e lexueshmne se e vjetra politike e Partisë Demokratike e shfrytezon pakënaqsinë e demokratëve karshi puushtetit të Edi Ramës vetëm për hallin e vet dhe për interesin personal e familiar dhe aspak të PD-së e të demokracisë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat