Shefqet Krasniqi të largohet nga BIK, të gjithë besimtarët të distancohen nga ai që ofendon Nënë Terezën dhe Shkurte Fejzën

Opinione

Shefqet Krasniqi të largohet nga BIK, të gjithë besimtarët të distancohen nga ai që ofendon Nënë Terezën dhe Shkurte Fejzën

Nga: Faton Mehmeti Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 17:11
Autori Faton Mehmeti

Kur Radovani, një qytetar serb në prani të Shefqet Krasniqit u konvertua nga besimi ortodoks në besimin islam edhe emrin nga Radovani e ktheu në Ridvan. Kjo i mjaftoi hoxhës Shefqet Krasniqi që tashmë Ridvanin ta cilësonte si më të mirë “se të gjithë ne”. Derisa një serb veç për shkak të besimit qenka "i mirë", për Shefqet Krasniqin "Nëna Terezë e ka vendin në xhehenem".

Mendësi primitive, anti shqiptare e dikujt që ka përfaqësuar BIK-un dhe besimtarët myslimanë të Kosovës. I njohur për ekstremizëm, Shefqeti në një rast më herët, kishte lëshuar një tjetër deklaratë skandaloze.

Kësaj radhe ka dhënë “udhëzime” se si të dhunohet fizikisht një përdorues alkooli në familje. Me këtë rast ai ka nxitur dhunë, diçka që është edhe kundër besimit në emër të të cilit thirret. Sikur mos të mjaftonin këto deklarata, së fundi ia ka ndjell vdekjen këngëtares së madhe Shkrute Fejza, duke paralajmëruar:

“Edhe Shkurta ka me vdekë edhe hiq larg se ka”, janë disa nga fjalët e tij. Kaq besoj mjafton që të gjithë ata që i thonë vetës besimtar të distancohen nga ky njeri që s’ka lidhje me myslimanët dhe as besimin në Zot. Duhet merret shembulli i para pak kohësh nga Kryetari i Bashkësisë Islame në Podujevë, imam Bekim Jashari, i cili në emisionin ka deklaruar se Shefqet Krasniqi nuk e përfaqëson fenë islame në Kosovë. Kjo edhe është e vërtetë, soji i Shefqetit nuk përfaqëson asnjë besimtar të ndershëm, bindjet e tij përkojnë me vehabistët, ekstremistët për të cilat edhe ishte arrestuar. Shefqet Krasniqi është modeli më i keq dhe i shëmtuar i dikujt që në emër të bindjeve fetare e përdor atë për interesa personale, e duke i bërë dëm. Andaj, distancimi nga ai dhe largimi nga çdo pozitë brenda BIK duhet të ndodh sa më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat