Opinioni intelektual, politik, shoqëror e mediatik në Shqipëri duhet të jenë të matur në lidhje me Kosovën

Opinione

Opinioni intelektual, politik, shoqëror e mediatik në Shqipëri duhet të jenë të matur në lidhje me Kosovën

Nga: Skënder Kapiti Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 09:12
Skënder Kapiti

Elitat politike, mediatike dhe ato intelektuale në Shqipëri ne pergjithesi   që prej kur Shqipëria ka fituar shtetësinë, ato janë treguar në tërësinë e tyre të korruptuara dhe  të painteresuara për cështjen e pazgjidhur kombëtare shqiptare.

Kjo është trashëgimia prej së cilës vazhdohet edhe sot jo vetëm indiferentizmi por edhe xhelozia dhe mos pranimi prej tyre i elitës politike e intelektuale të re,asaj në Shqipëri dhe as të Kosovës. Kjo sepse elitat shqiptare sidomos ajo politike por edhe intelektuale e mediatike  duan t’a mbajnë  veten si superior dhe monopol të përjetshëm kundër të resë dhe  t’a pengojnë atë  dhe të vëertetat, si dhe  t’a kenë paternalizmin politik, intelektual e mediatik  mbi Prishtinën.

Kjo  sepse akoma në Shqipëri nuk e kanë kuptuar apo nuk duan ta kuptojnë atë se Kosova sot është shtet sovran dhe i pavarur,por që edhe para pavarësisë për më shumë se 100 vite elitat politike,intelektuale dhe ajo nacionaliste të Kosovës e kanë sfiduar shtetin serb. Pra, kur atëhere si popull e komb Kosova rezistoi kundër Serbisë, po tani që Kosova është shtet, tani shteti i Kosovës po përballet me Serbinë si shtet dhe jo si krahinë nën kolonizatorin serb si ishte dikur.

Prandaj Shteti i Shqipërisë sot , duhet ta mbështesë shtetin e Kosovës në forcimin e sovranitetit të shtetit, dhe Tirana t’a mbështesë Kosovën dhe të mos “druhet” se i mbetet  hatri Serbisë dhe ndërkombëtarëve

Dhe nuk është se Perendimi nuk e di se kosovarët kanë të drejtë në të drejtëne tyre kombetare për një shtet të fortë dhe me sovranitet të konsoliduar. Dhe nuk është se Perendimi nuk e di se Serbia është satelit besnik i Rusisë dhe se Serbia ka mbështejen edhe të Kinës prej të cilave ajo armatoset dhe përkrahet pa asnjë kusht prej tyre. Por Perendoimi para së gjithash ata shikojnë interesat e veta, dhe po kështu edhe shqiptarët të parën duhet të kenë interesin kombëtar dhe jo atë për vetëm pushtet dhe të servilizmit ndaj të huajve, që edhe këtë politikanët shqiptarë e bëjnë vetëm për pushtetin personal të tyre.

Prandaj  e kanë kot në Tiranë që nëpër telelevizone ,studio e nëpër gazeta mendimi dhe opinioni politiko-mediatik sharlatan e mercenar del kaq fort  kundër politikës së sovranitetit, reciprocitetit dhe të barazisë në marrëdhëniet ndërshtetërore që ndjek qeveria në Kosovë e mbështetur nga populli i Kosovës kundër  përpjekjeve të Serbisë për t’u rikthyer në Kosovë.

Nën maskën djallëzore dhe serbofile  antikosovare, shumë nga këta  farë halabako-intelektualësh pa shtyllë kurrizore dhe të zhveshur nga nacionalizmi e kombëtarizmi dhe helmi  i disa fallcodiplomatësh të shkolluarish në shkollat e Partisë Komuniste  të ishkohës së diktaturës dalin dhe japin leksione  se si duhet të sillet Kosova, vjellin vrer pse bëhet politikë “sovraniste”, nacionaliste e populiste, dhe madje edhe e akuzojnë si politikë antiamerikane e antiperendimore atë politikë e cila punon, lufton  dhe mbron sovranitetin shtetëror të Kosovës.

Jo i them këtij opinioni e “mendimi” llumi  intelektual, politik e mediatik,  se e keni shumë gabim dhe jeni ne një linjë me Beogradin, dhe po vertetohet ajo se cfarë mediat greke shkruanin se politikanë e media në Shqipëri paguhen nga një fond i vecantë i qeverisë greke për të promovuar agjenda antishqiptare.

Kjo duket në qëndrimet hipokrite dhe finoke të mediave e politikanëve në Tiranë pse Kosova po kërkon e po lufton për forcimin,konsolidimin dhe për zbatimin e sovranitetit të shtetit të vet në të gjithë territorin e Kosovës. Dhe nga Kosova gjejnë strehë dhe u krijohet hapësira që të jargaviten disa pseudoanalistë nga Prishtina që kur i dëgjon nëpër emisionet dhe studiot “kombëtare” televizive në Tiranë, nëse ke pak durim që t’i dëgjosh  ato se cfarë thonë, ata shkaktojnë neveri dhe vjellje intelektuale.

Ju hipokritët nga Tirana, ju ishshpura ideologjiko-politike dhe proletaro-internacionaliste e kohës së komunizmit, ju që propagandonit dikur hapur dhe fort kundër SHBA-ve,kundër Europës dhe që kishit idhull komunizmin sllavo-ruso-kinez, ju nuk mund të jeni më properendimor dhe më proamerikan se sa kosovarët,kurrën e kurrës.Shqiptarët e Kosovës kanë qenë në ballë të qëndresës, kanë qenë dhe janë prej shekujsh  diga mbrojtëse e Europës kundër pansllavizmit feudo-perandorak dhe komunist  antiperendimor sllavomadh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat