Nënshkruesit e peticionit, njollosja e figurave kombëtare, gjuha, rreziku i shkombëtarizmit

Opinione

Nënshkruesit e peticionit, njollosja e figurave kombëtare, gjuha, rreziku i shkombëtarizmit

Nga: Gjon Keka Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 13:17
Autori Gjon Keka

Nëse marrim parasysh termin histori, fjala fillimisht ka një kuptim të dyfishtë: vjen nga ajo që ka ndodhur dhe përshkruan mishërimin e asaj që ka ndodhur.Prandaj, historia botërore përfshinte mishërimin e gjithçkaje që ka ndodhur në botë që nga fillimi: të gjitha revolucionet e natyrës, si në botën njerëzore, më të mëdhatë dhe më të voglat, ose mund të përshkruhen si përfaqësimi i jetës së universit, si zhvillohet dhe paraqitet me kalimin e kohës, pjesërisht në natyrën fizike dhe pjesërisht në ngjarjet e lira të njerëzimit.Por cila mendje njerëzore do të ishte në gjendje t'i përfshinte të gjitha këto me njohuritë e saj?

Materiali kufizohet menjëherë këtu. Ajo që ndodh këtu ka kuptimin e zhvillimit. Vetëm aty ku ka zhvillim është e mundur një histori; Vetëm aty ku ka përparim shpirtëror ekziston historia aktuale. Popujt që lëvizin përgjithmonë në të njëjtat shtigje, ku të gjitha fatet që i takojnë nuk sjellin asnjë ndryshim apo përparim shpirtëror, qëndrojnë jashtë historisë botërore. Vetëm aty ku ka përparim në dije dhe veprim, ku zbulohet madhështia dhe bukuria e personazheve individuale, historiani shfaqet dhe sipas shprehjes së bukur të Hegelit:“ lidh atë që kalon shpejt dhe e shtrin në tempullin e Mnemosines. për pavdekësinë.

“Kështu, historia bëhet tabloja e jetës shpirtërore të njerëzimit në zhvillimin e saj. Por e gjithë jeta shpirtërore e njeriut lëviz në tre marrëdhënie: me veten, me botën dhe me atë që njeriu e njeh si bartës të të dyjave, me të pafundmën me të cilin ai lidh çdo gjë të fundme. Veprimi i arsyeshëm korrespondon me kuptimin shpirtëror të kësaj marrëdhënieje të trefishtë; njerëzit i formojnë marrëdhëniet e tyre në përputhje me rrethanat: besimi dhe shteti, filozofia dhe arti, si dhe zakonet janë format në të cilat zhvillohet dhe ka ndikim shpirti. Imazhi i këtij dizajni jep historinë; ai bëhet pasqyrë për shkëlqimin e ideve të tij.(H.J.L.,M & Z, 1839)Pastaj gjuha e cila është rrënja e zemrës së një kombi është pjesë kardinale e identifikimit dhe të vërtetësisë së të kaluarës së histprisë së një populli.

Një gjuhë mund të infektojë fuqishëm një tjetër me fjalë të huaja, madje ta vrasë ose ta zhvendosë plotësisht. Ka më shumë gjasa që gjuha që ka vdekur të ketë lënë pas disa veçori formale, gramatikore për vrasësin e saj si një trashëgimi hakmarrëse që shtrembëroi ndërtimin e tyre.Nëse flasim për gjuhën tona Iliro-arbërore ,atëherë duhet nënvizuar edhe këtë se duke qenë populli ilir-arbëror gjithnjë në rreziqe nga pushtues të ndryshëm, ku në disa nga pushtuesit e rrezikuan edhe gjuhën duke i dhënë ndikimin e gjuhëve të tyre, të tjerët duke ia ndaluar me dekret ligjor gjuhën arbërorëve ,atëherë vijmë në përfundim se gjuha jonë ishte e rrzikuar të vdiste nëse nuk do të ruhej nga arbërorët e vërtetë.Sikur dihet gjuha iliro-arbërore në të kaluarën e lashtë ishte pronare e gjithë Gadishullit Ilirik.

Poathuajse shumica e emrave të heronjëve të lashtësisë ishin emra pellazgo ilir ashtu sikur edhe emrat e maleve, kodrave dhe të vendbanimeve etj etj.

P.sh. Malianët në lashtësi ishin fis malor,pastaj ishulli i Diellit ,ku perëndia i Diellit Apolloni kishte një tempull të famshëm të tij rrjedhin nga gjuha ilire-arbëore dhe vetëm në këtë gjuhë mund të marrin kuptimin e tyre të vërtetë.(Af.A.,F. S, 1880)Poashtu edhe perëndesha e e detit ,Tetis ,mund të vetëm në gjuhën iliro-arbërore të kuptohet etj etj.

Shqiptarët këta pasardhës të ilirëve të lashtë[...],ky popull i shquar, me gjithë stuhitë që shpërthyen në gjithë Gadishullin, arriti të ruajë vendbanimet e tij origjinale dhe kombësinë e tij, duke u bërë rezistencën më të theksuar turqve për mbi 500 vjet, veçanërisht nën udhëheqejn e heroit të famshëm Skënderbeut deri në kohët moderne. Opinionet ndryshojnë shumë për karakterin e tyre; Hammer-Purgstall i quan ata "të guximshëm" në fushë, punëtorë në shtëpi; Fallmerayer i sheh ata si njerëzit e së ardhmes të Ilirisë;(F.B,P, 1876) konsulli Hahn si pasardhës të drejtpërdrejt të ilirëve të lashtë, dhe gjuhën e tyre si gjuhë që rrjedhë nga pellazgishtja. Duhet nënvizuar edhe këtë se ,emri Ilir është po aq i vjetër sa vetë historia. (F.R , 1848)Në kohët e lashta quhej Iliri ose Iliriku.

Autor e studiues të shumtë europian vinin në përfundim kështu se :“në gjuhën e tyre, të cilën kërkimet e fundit e kanë shpallur si një degë e pavarur e familjes indo-europiane dhe, sipas Humboldt, "dërrasë lundruese e një anijeje që është fundosur në oqeanin e kohës dhe e humbur për shekuj me radhë", ata. e quajnë veten Skipetar, ose "Malësorë". Etnologjikisht, Arbëria është e ndarë gjerësisht nga dy fiset ose klanet e mëdha të gegëve, të cilët banojnë në Arbërinë veriore ose ilire, dhe oskët, që banojnë në pjesën jugore ose Epirote të vendit.(J.G.H, R.G,s.1881) Herodoti ishte ende në gjendje të merrte informacione të sakta për kombësinë e pellazgëve.Pikëpamja e Herodotit tani mund të formulohet si vijon:“Pellazgët flisnin një gjuhë të huaj...pellazgu nuk është i lidhur me asnjë gjenealogji - ai është thjesht bir i dheut. Toka thuhet se e lindi në male të larta.“Sipas traditës së përgjithshme, pellazgët konsideroheshin si popullsia më e vjetër në Gadishullin Ilirik.Mesazhet e Herodotit janë pra shumë të qarta dhe për mua është krejtësisht e pakuptueshme se si çështja e origjinës së pellazgëve mund të bëhet një polemikë e pazgjidhshme, sipas mendimit të përgjithshëm të filologëve dhe historianëve.

Mirëpo, gjaku më i pastër i ilirëve është ruajtur tek arbërorët aq shpesh të përmendur.(G,L, 1880) kështu që populli shqiptar e ka origjinën e tij nga ilirët e lashtë dhe paraardhësit e tyre legjendar, pellazgët.Ilirishtja e vjetër, që thuhet se ka dalë nga pellazgjishtja e që është identike me të sipas hulumtimeve të konsullit Hahn,thuhet se është nëna e gjuhës aktuale të shqiptarëve.Nga shekulli VII dhe VI para K., mbretërit maqedonas, Filipi I, Amintas, Aleksandri etj, filluan të shfaqen në trevën e Pellazgëve; nga shekulli i katërt e në vazhdim ai i Epirit; Midis tyre në shekullin III ishte mbreti Pirro,me bëmat ushtarake të të cilit thuhet se lidhet edhe origjina e emrit “Shqiptar”. Siç thotë legjenda, ushtarët e tij thuhet se i kanë krahasuar fushatat e shpejta ushtarake të mbretit me fluturimin e shqiponjës dhe emri më pas iu la atij dhe njerëzve.

Por shqiponja në shqip quhet Shqype dhe "Shqypetar" është bir i shqiponjës, si Shqypni ose "Shqyperi", "vendi i Shqiponjës"[...]Mirëpo pas vdekjes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut (1468), turqit e nënshtruan vendin.(,A.Z, 1880) Krejt në fund ja se si e përshkruan origjinën e Arbërisë ,gjuhës, etj një nga udhëpërshkruesit e misonarët e huaj: „Pyete njërin prej tyre se kush janë këta dhe ai do t'ju thotë: "Ata që jetojnë në Shqipëri." Në kohën e Palit njiheshin si ilirë; domethënë "të lirët". Disa prej tyre pretendojnë se gjuha e tyre është e lidhur ngushtë me sanskritishten dhe se janë pasardhës të pellazgëve që erdhën në këtë Gadishull në kohën kur Abrahami shkoi në Kanaan. Aleksandri dhe ushtria e tij, si dhe Pirro, ishin shqiptarë.Heroi i tyre kombëtar është Skënderbeu, i cili pak para zbulimit të Amerikës, për njëzet e pesë vjet me sukses u rezistoi turqve. Emri i tyre ndoshta rrjedh nga shqipe (shqiponja). Legjendat dhe këngët e tyre janë të heronjve.Në një kohë ata ishin të gjithë të krishterë, por tani më shumë se gjysma e tyre janë myslimanë, të cilët, megjithatë, ruajnë gjuhën dhe zakonet e tyre[...] Për turqit ata shpesh flasin në mënyrë shumë përçmuese, dhe nga ana tjetër ata konsiderohen si heretikë.“[I. L.A.,J. ë. B.,1891]

Duke i parë të gjitha këto fakte që kanë shkruar studiues e autor të huaj mbi origjinën, gjuhën dhe lashtësinë e kombit tonë,është e habitshme se si disa jompetent, individ,injorant,pseudoakademik,pseudohistorian,pseudopublicist etj etj, dalin me peticione për t'ia ndal të tjerëve të flasin e shkruajnë për gjuhën pellazge-ilire- arbërore, dhe prejardhjen e popullit tonë iliro-arbëror bazuar në fakte historike.Pse këta peticionist nuk reagojnë asnjëherë kur ofendohen e njollosen nga ideologët e errësirës islamike figurat kombëtare si p.sh. Gjergj Kastrioti ,Pjetër Bogdani,Idrizë Seferi,Nënë Tereza etj.

Madje edhe së fundi ofendohen e njollosen edhe figurat e artit e të kulturës së popullit tonë sikur ishte rasti i fundit i përzierjes në jetën private të këngëtares sonë të nohur Shkurte Fejzës.Pse këta pseudo nuk dalin me peticione për t'i mbrojtur interesat komëbtare dhe rrezikun nga shkombëtarizimi që po kërcënon shoqërinë dhe kombin, pse këta pseudo nuk dalin me shkru e fol e më i dhënë frymë ringjalljes kombëtare ,por heshtin dhe futen në birën e miut sikur nuk ekzistojnë. është koha që kombi ynë ta shoh dritën e tij ,ashtu sikur të gjithë kombet e civilizuar, prandaj për ta parë këtë dritë duhet bashkimi i kokave të urta, atdhetarëve dhe secilit që e don atdheun ta shoh në dritë ,dhe kjo duke punuar ,duke e frymëzuar rininë dhe gjithë shoqërinë që të kapen pas edukimit, arsimimit, dijes, shkencës dhe jo iluzioneve e objekteve ideologjike fetare që krijojnë injorant,atdhemohues,haxhiqamila,e mohues të identitet kombëtar dhe figurave të lavdishme të kombit tonë iliro-arbëror.[Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat