Të korruptuarit, stisurit, imponuarit dhe glorifikuarit dhe instinktet e qenit dhe të derrit

Opinione

Të korruptuarit, stisurit, imponuarit dhe glorifikuarit dhe instinktet e qenit dhe të derrit

Nga: Agron Shabani Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 17:56
Autori Agron Shabani

Disa politikanë ose liderë institucionalë, funksionalë, politikë dhe partiakë në Kosovë, Shqipëri dhe trevat tjera shqiptare, së bashku me disa intelektualë, patriotë, profesorë, doktorë ose akademikë të vet-shpallur, duket se janë të pajisur, blinduar dhe imunizuar në instinktet e qenit, thiut ose derrkucit. Ata plehun, stërvinën ose ushqimet tjera të skaduara ose toksike, pa kurrfarë dhimbje ose problemi, i mbajnë të ruajtura apo të fshehura në fund të stomakut (barkut) të tyre!Nuk ndjejnë dhembje, nuk ndjejnë keqardhje dhe nuk u vije (vjen) turp për asgjë.

Njerëzit vdesin po atë ditë kur nuk kanë turp (marr) dhe kur nuk ndjejnë dhembje e keqardhje për asgjë.

Ndonëse, disa "njerëz" vdesin shumë herët për së gjalli, por nuk i varrosin deri vonë....Mbase, deri atëherë kur kundërmojnë, kutërbojne dhe e ndotin (fëlliqin) tërësisht ambientin e përgjithshëm njerëzor, shoqëror dhe qytetarë.

Së këndejmi, bakteriologët dhe mikrobiologët e specializuar dhe kompetent, thonë shpesh si me "humor" se po te kishte ditur ose zbuluar shkenca barin, bimën apo ilaçin, të cilin e përdorin qentë dhe derrat (thitë) pas çdo ngrenë (ushqimi) të stërvinës dhe ushqimeve të tjera helmuese ose toksik, duke i futur kokën dhe hundët në pleh, po në m..: Ndoshta do ishin gjetur dhe zbuluar shumë ilaçe ( medikamente) të ndryshme kundër kancerit dhe sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse.

Të grabiturit, të vjedhurit, plaçkiturit dhe manipuluarit e ndryshëm që iu buzëqeshin dhe aludojnë hajnave (hajdutëve), grabitëseve, plaçkitësve, plagjiatorëve, spekulantëve dhe manipulanteve të ndryshëm, sikur mbajnë (fshehin) diçka të përbashkët me ta.

E tërë ajo përballje e padurueshme dhe tepër e rëndë dhe sfilitëse në mes vlerave dhe antivlerave, si duket e ka adresën tek disa media të shkruara dhe elektronike, të cilat vazhdojnë te përhapin dhe propagandojnë të "vërtetën" dhe "lavdinë e madhe" mbi filan " çlirimtarin, patriotin dhe liderin e madh" të shqiptareve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut ose Luginës të Preshevës, gjegjësit të partizaneve të ri proletar dhe internacionalist ( si Kiro Gligorovi, Vasil Tupurkovsi, Raif Dizdarevici, Dushan Mugosha, Mosha Pijade, Milladin Popovici etj.) në trevat dhe botën e sotme shqiptare, të cilët në emër të kombit dhe atdheut, janë ngritur (ngjitur) dhe pasuruar aq shume nga hiçi dhe kici!!!

Kjo edhe fale censurës dhe mediokracise totale ose absolute në shumicën e portaleve, gazetave, agjencive të lajmeve dhe radio-televizioneve të pavarura ose publike, që janë shndërruar në lavatriqe ose pastruese të sofistikuar të plehut, kerrmave dhe kalkut të kombit dhe atdheut.

U mor vesh se gjerat dhe veprat e liga, vazhdimisht bëhen dhe krijohen nga një mori gjerash ose veprash te tjera me te vogla si propaganda, agjitacioni, stisjma, rimimi, valorizimi ose glorifikimi i filan liderit ose politikanit, dhe fëstëk "shkencëtarit", "intelektualit" ose "akademikut" dhe kështu me radhë., ,duke u puçur ose bashkuar në një pike (kritike)-kundër interesave te kombit dhe atdheut.

Ndaj, rreziku me i madh dhe kryesor për shumicën prej nesh, nuk ishte ai se qëllimet, motivet dhe idealet tona individuale dhe kolektive, ishin aq të ulëta, por ne faktin tjetër së ato u bën aq të përdorshme dhe tepër praktike për demagogët, hipokritet, hajnat ( hajdutet), matrapazët, spekulantet dhe manipulonte e ndryshëm pervers, stupid, nebuloz, të pa kurriz, dogmatik, cinik dhe injorant.

Të diturit dhe të mençurit, nuk i mbrojnë babën, vëllain ose djalin me aq xhelozi dhe fanatizëm të verbër dhe fanatik, siç i ruajnë dhe mbrojnë disa militant të verbër, budallenj, hajvanë dhe fanatik Ali Ahmetin, Hashim Thaçin, Albin Kurtin, Ramush Haradinajn, Lulezm Bashen, Edvin Ramen, Enver Hoxhen, Fadil Hoxhen, Xhevdet Hamzen, Jusuf Buxhovin, Dushan Mugoshen, Milladin Popovicin etj.!!!

Pa u zgjatur më tepër në këtë tematike të mërzitshme dhe tepër sfiduese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat