Prishtina, kryeqytet i kaosit urbanistik dhe i komunikacionit!

Opinione

Prishtina, kryeqytet i kaosit urbanistik dhe i komunikacionit!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 21:14
Ismail Muçiqi

Përditë dëgjojmë lajme të kobshme se nëpër rrugët e Prishtinës ndodhin aksidente trafiku ku po humbin jetën njerëzit e pafajshëm. Kjo po ndodh për shkak të ngulfatjes të komunikacionit rrugorë dhe për shkak të infrastrukturës hapsinore e cila nuk i përmbush nevojat e një qyteze e jo se jo të kryeqytetit të Kosovës. Sot morrëm lajmin se në rrugët e Prishtinës afër Ministrisë së Arsimit humbi jetën një qytetarë i ri afër gjebrave të kalimit. Këto shenja (gjebra) nëpër rrugët e Prishtinës janë bërë pengesë përmanente e lëvizjeve të këmbsorëve dhe të ngasëve të automjeteve.

E këtë gjendje kryeqytetit ja sollën institucionet e Komunës së Prishtinës vite me radhë të cilat e shkretuan qytetin si në aspektin e urbanizmit, të ndërtimit të egër nëpër të gjitha lagjet ku mbizotëroj interesi financiarë i mafisë ndërtimore. Kryeqyteti i Kosovës Prishtina sot i përngjan kaosit urban i cili po e rëndon jetën e të gjithë atyre që jetojnë dhe punojnë në Prishtinë. Pas luftës u ndërtuan gjithandej ndërtesa jashtë rregullativës urbanistike, jashtë qdo standarti dhe kodi të një qyteti metropolitan që do duhej ta kishte kryeqyteti i Kosovës. Për qdo ditë qytetarët ballafaqohen me vështirësitë e lëvizjes në komunikacion për shkak të rrugëve të ngushta të cilat janë pengesë për zhvillimin e jetës normale në Prishtinë.

Koha po tregon se na mungon kultura në të gjitha veprimtaritë e jetës. Është e pa spjegueshme se edhe pas 24 viteve në liri Prishtinës i mungojnë semaforat në vendet kyqe ku kryqëzohen rrugët dhe ku jetojnë me mija e mija banorë. Këtë mësë miri e ilustron rruga nga Prishtina në drejtim të Podujevës përkatësisht në Kodrën e Trimave tek Sharbanët rruga që shpie për Podujevë dhe tjetra në drejtim të varrezave të qytetit kjo nyje rrugore kryqëzohet në katër drejtime por mjerisht ende nuk ka mesafor. I njëjti problem ekziston edhe në rrugën që shpie drejtë Gërmisë përkatësisht afër ish Shkollës së Mesme të Teknikës ku asnjëherë nuk u vendosën semaforët. Nuk ka dilemë se nuk kemi përgjegjësi ndaj kultures, sjelljes dhe ndaj pronës publike e cila po keqpërdoret në vazhdimësi.

Duhet theksuar se përgjegjësi për rregullimin e komunikacionit në Prishtinë ka edhe Drejtoria e Komunikacionit Rrugorë e Policisë së Kosovës e cila do të duhej ti shtoj dhe angazhoj ekipet rezerv në vendet kyqe të kryeqytetit për ta rregulluar komunikacionin gjatë orëve të mëngjesit kur fillon puna në qytet si dhe gjatë pasditës duke filluar nga ora 16:00 kjo është nevojë dhe kërkes e domosdoshme për Prishtinën. 

Ne fund po theksojme se Prishtina ka edhe shumë halle dhe probleme tjera te cilet jane barrë e rende per qytetarët e te cilat kerkojne zgjidhje per nje jete normale te qytetareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat