Kosova para akteve dhe fakteve të kryera!

Opinione

Kosova para akteve dhe fakteve të kryera!

Nga: Agron Shabani Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 15:54
Autori Agron Shabani

Po jetojmë në një botë ku funerali ka më shumë rëndësi se sa i vdekuri, ku i marri, i ligu, i shituri ose i padituri, kanë më shumë rëndësi se sa i dituri, i urti, trimi, patrioti, intelektuali ose i kulturuari, ku martesa ka më shumë rëndësi se sa seksi ose dashuria, ku fiziku, apo pamja e jashtme (trishtuese) e filan politikanit ose fëstëk diplomatit, ka më shumë rëndësi se sa shpirti dhe intelekti i njeriut etj. Jetojmë në kulturën e enës dhe kapakut, e cila e përçmon përbërësin e gjellës dhe kualitetin e ushqimit tonë ditor ose periodik.

U mor vesh se mburrja dhe krenaria e pabazë, sipas Hoze de San Martinit, janë një paaftësi që zakonisht i prekin ose godasin vdekatarët mjeranë dhe të pakënaqurit me vetveten e tyre, të cilët janë dehur, mashtruar ose imponuar me një pjesë të papërfillshme të pushtetit, karrierës dhe pasurisë së pa vlerë dhe as meritë.

Se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, po vazhdojnë të udhëheqin ose sundojnë me Kosovën dhe shqiptarët me ndihmën e pakursyer konspirative, logjistike, agjituese ose propagandistike të kallkut, plehut, batakut, kërmave, fosileve dhe mbeturinave (fekaleve) të UDB-së, apo nga bijën dhe bijat e tyre: Kjo tashmen nuk paraqet kurrfarë zbulimi të posaçëm shkencorë ose politologjikë.

Dhe, prapë duken të pangopur dhe të uritur me udbizmin, stalinizmin dhe rankovicizmin e tyre!

Se këndejmi, sipas koncepteve dhe doktrinave të ndryshme shkencore ose metodologjike, në morinë e luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, diverzive (diverzante), subverzive (subverzante), agjituese , prtopgandistike dhe të tjera: Ekzistojnë disa fshehtësi ose sekrete të ndryshme : Sekretët forumiane dhe kabinetike, sekretët konspirative dhe logjistike, sekretët normative dhe dekonspirative, sekretët e larta që nuk zbulohen kurrë, sekretët taktike, strategjike dhe gjeopolitike, sekretët mediave ose informative dhe të tjera.

Ndaj, edhe sekreti, apo misteri i kompromiseve dhe koncesioneve të reja territoriale ose gjeografike ndaj palës serbe siç është asociacioni ose "zajednica (repubkika) serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, dhe të tjera: Sipas të të gjitha gjasave, nuk do të zbardhët (ndriçohet) as zbulohet kurrë.

Ashtu siç nuk do zbardhën dhe zbulohen (ndoshta) kurrë as "faktet" e dëshmitarëve të mbrojtur ose sekret kundër dalzotësve, çlirimtarëve ose komandantëve shqiptar të UÇK-së në Den Hagë për qëllime dhe lajtmotive të ndryshme linçuese, komplotistë, konspirative, de konspirative dhe të tjera kundër lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Shtoja këtu edhe të të ashtuquajturën opozitën e tredhur, të korruptuar, poroze, të fandaksur, shitur, asociale, in kompetente, të shantazhuar, deligjitimuar, bankrotuar, stupide, nebuloze dhe parazitë në Kosovë!

Plus e ashtuquajtura politika e jashtme ose diplomacia e Kosovës, me ambasador ose diplomat të zgjedhur ose emëruar nga solhozët, kolhozët, apo keparativat e ndryshme bujqësore, partiake, politike, para politikë, klanore, farefisnore, tribale dhe provincialiste etj.

Çaushët dhe fetahët e ndryshëm konzullor dhe diplomatik, janë zgjedhur, emëruar ose nominuar për ambasador, konsuj, sekretar ambasadash ose diplomat, sipas asaj se " ua kanë vrarë dhe maltreatuar (në mënyrë misterioze ose enigmatike) -banën, mixhën (xhaxhain), vëllain, kushën, dajën, tezakun, nunin ose kumbarinë ata të krahut të luftës", apo i kanë shefat, tezak, pobratima, jarana, nuna ose kumbar Albin Kurtin, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Muharrem Nitajn, Behgjet Pacollin, dhe Dreqin e të birin!

Ndaj, edhe ky është lajmi protokollar dhe diplomatik!

Si për të mos u mjaftuar me kaq, pas gjithë asaj që po ndodh në Kosovë, prapë Kosova ( jo Serbia) e kërcënuar ose ndëshkuar me sanksione të ndryshme nga Brukseli dhe Uashingtoni e jo Serbia!!!

Sidoqoftë, situata atje është dramatike, konfuze dhe tepër kaotike. Kosova ndodhët në "aut" ose jashtë loje për çastin ose momentin.

"Njerëzit zakonisht udhëhiqen sipas tre (3) principeve: Nga frika, dashuria dhe interesi.", thotë Makiavelli.

Si duket politika dhe politikë bërja e Kosovës, nuk e kanë lexuar, kapur, njohur dhe kuptuar si duhet politikën dhe diplomacinë globale së bashku me renditjen ose konstelacionin e forcave në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke pritur, besuar dhe shpresuar se Uashingtoni, Berlini, Londra, Roma, Vjena ose Zagrebi, gjithmonë do ua kryejnë punët ose detyrat e shtëpisë.

Ndonëse, as bota e sotme (post moderne ose neobashkkohore)- nuk është më si dikur.

Në fakt Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe paraardhësit e tij, gjithmonë sikur janë përballur me një politikë ose diplomaci të dyfishtë (insubordinuese dhe suportuese) të Brukselit, Moskës dhe Uashingtonit (plus Tiranës zyrtare)- të cilët gjithmonë kanë qenë në valë të njëjta ose të shkurtëra me Beogradin si bllok (kamp) i përbashkët "urbi et orbi" ose "ultima ratio" në kuptimin e pranimit të asociacionit ose "zajednicës" (republikës) serbe në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës si macen në thes

etj.

Kjo është parë dhe vërtetuar shumë herë nga ana e Edvin Ramës dhe pushtetit të Shqipërisë si bllok (kamp) i stërkurvash të ndryshme bordeliane ose striptizere- kundër Kosovës.

Ndërkohë që vet Shqipëria është përfituesja me e madhe dhe kryesore e luftës së fundit në Kosovë....Duke filluar që nga rregullimi i infrastrukturës së përgjithshme rrugore, detare, ajrore, ushtarake, industriale dhe ekonomike....Për të vazhduar me anëtarësimet e Shqipërisë në NATO, BE-s dhe kështu me radhë me financimin ose investimet paraprake të Uashingtonit, Berlinit, Londrës, Vjenës, Romës etj.

Kosova ndodhët në hall të madh për çastin ose momentin. Kosova sikur ndjehet e harruar dhe izoluar nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Dhe, ky nuk është aspak lajm i mirë për Kosovën dhe ambiciet ose aspiratat e saj.

Ndryshe nga kjo, për dallim të Isa Mustafës, Avdullah Hotit ose paraardhësve të tij, të cilët në menyrë hamletiane, disfatike ose kapitulluese, pranuan ose falën gjithëçka pa fituar asgjë në raport me Serbinë: Albin Kurti ra në karemin, kurthin ose rrethin e njohur vicioz ose biocenoz të Vuçiçit, Daçiqit, ose politikës dhe diplomacisë serbe. Dhe, kjo si duket pa e detyruar askush!?

Kjo, sipas shumë gjasave, mund t'iu kushtoi shumë Kosovës dhe shqiptarëve.

Sipas politologjisë ose shkencave politike: Askund në botë nuk ka kryetar (president), kryeministër, kryeparlamentar ose kryediplomat të zgjedhur ose emëruar nga partia-shtet dhe shteti-parti, pos në sistemet dhe regjimet e ndryshme autoritare, autarkisë, autokratike, totalitare, ushtarake ose despotike të ardhur në pushtet me anë të huntës, puçit ose gurshtetit te egër ushtarako-policorë. Kjo mbase, i ka hapur rrugë themelimit të asociacionit ose "zajednicës (republikës) serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës.

Atë "punë" e kanë pritur me padurim Vuçiçi, Daçiqi, Vulini, Lavrovi dhe Putini & Company!

Apo, ashtu si duket kishin vendosur dhe dëshiruar me herët "zotërinjtë" ose Zeusit e luftës me seli në Moskë, Beograd dhe gjithandej, sipas të të cilëve me krijimin e kushteve dhe rrethanave të volitshme për nxitjen ose ndezjen e një lufte ose konflikti të ri në Kosovë: Rusia në një formë a tjetrën do dilte "faqebardhë" nga lufta e saj imperiale, koloniale ose apokakiptike në Ukrainë: Mbase, përmes skemave dhe skenarëve të ndryshme makabre dhe tepër funebre kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Në anën tjetër ndërkaq, ishin luftanijet amerikane, angleze (britanike) dhe gjermane ato që ua ndalen asokohe turrin luftanijeve nukleare ose atomike të Rusisë, e jo "vëllezërit ose aleatët turq" të Hashim Thaçit, Edvin Ramës, Vjosa Osmanit, Albin Kurtit dhe kështu me radhë.

Sa për turqit e Erdoganin dhe Çaushëve të tij në Kosovë dhe Shqipëri: Rusia do i kishte shndërruar asokohe Kosovën dhe shqiptarë në hi e pluhur radioaktivë ose atomik.

Edhe "desanti i papritur" i ushtrisë ruse në Prishtinë nuk ka ndodhur rastësisht,

Serbët, rusët dhe turqit kanë urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve. Albin Kurti, besoj se e di këtë fakt. Besoj se nuk është aq Hajvan ose kal i varreve!

Mëkatet ose gabimet e njerëzve të pushtetshëm ose suprem, janë si eklipset e hënës dhe diellit, në kuptimin e asaj se të gjithë i shohin, ndjejnë dhe përjetojnë ato. (Duke e parafrazuar një mendim të Konfuzit).

"Sa herë që e gjeni vetën në anën e të pasurve dhe të fuqishmëve, është koha të mendoni dhe reflektoni., thotë një proverba e njohur japoneze.

Se këndejmi, aty ku nuk ka shpresë dhe besim në të ardhmen, e sotmja dhe e djeshmja ose e kaluara, sipas Emil Zoles, paraqitën të errëta dhe shumë të hidhura.

E gjatë është lista e vuajtjeve dhe padrejtësive ndaj Kosovës Martire dhe Heroike....!

Ndonëse, në Veri të Kosovës ose Mitrovicës, mbrohet dhe garantohet ekzistenca dhe ardhmëria e Kosovës dhe shqiptarëve. Aty pra ku janë "Trepça", Ujmani dhe pasuritë tjera shtetërore, nacionale ose strategjike të Kosovës.

Në fakt Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si duket shumë vendime i merr nën presionin e dyfishtë (insubordinues dhe suportues) të Beogradit dhe disa liderëve ose politikanëve të paditur, të shitur, korruptuar, stupid dhe nebuloz të opozitës kosovare, të cilët gjithmonë janë në valë të njëjta ose të shkurtra me Beogradin si bllok (kamp) i përbashkët kundër Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit kur marrin "vendime brauroze" ose "triumfaliste" kundër Serbisë.

Ndërkaq, Vuçiçi i Serbisë pos tjerash si duket e ka bërë traditë (lexo: për konsum të brendshëm dhe taktika të njohura të politikës dhe diplomacisë serbe): Me e quajtur Albin Kurtin si liderin ose politikanin me të rrezikshëm dhe me të përgatitur e armiqësore-kundër Serbisë në Kosovë dhe gjithandej.

"Armatosuni nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve…Mos mbyllni sytë ndaj fqinjëve dhe traktateve të tyre : ata do të presin momentin kur ju do të jeni të brishtë për t’iu akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashëgiminë që po ju lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe të shkruajë çfarë të dëshirojë…" (GJERGJ KASTRIOTI- SKENDERBEU)

U mor vesh se gjithmonë ka diçka të dyshimtë, misterioze ose enigmatike aty dhe atëherë kur të tjerët ose shumica e marrin anën e të fortit ose të fuqishmit.

Akoma ka zëra brena Kosovës që janë kundër lirisë dhe pavarësisë së saj. E sidomos kundër UÇK-s.

U mor vesh se ligjet dhe drejtësia botërore ose ndërkombëtare, vazhdimisht sikur po mundohet të shkelën, korruptohen dhe tjetërsohen nga emocionet, pasionet, simpatitë, nostalgjitë, frika, ambiciet e reja neoimperiale ose neokolonialiste, si dhe nga interesat e ndryshme ushtarake, politike, tregtare, ekonomike, koniukturale, nomenklaturale, strategjike, gjeopolitike etj.

Ndaj, meqë sipas asaj se asnjë shtet, asnjë popull, ose asnjë komb në Evropë ose në botë, nuk është aq i pasur, aq i fuqishëm, aq i zhvilluar, aq i sigurt dhe kualifikuar, për të investuar dhe kontribuuar njëkohësisht edhe në luftën, edhe në paqen dhe sigurinë: Evropa Perëndimore ose BE-së, ëshë koha e fundit të mendojnë ose reflektojnë për mundësitë, potencialet (kapacitetet), agjendat, instrumentet, solucionet, narrativat ose alternativat e veta ushtarake (luftarake), politike, diplomatike dhe të tjera-përballë Rusisë së fuqishme nukleare ose atomike dhe ambicieve të saj hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale ose kolonialiste, të cilat nuk përfundojnë vetëm në Ukrainë. Jo çfarë.

Në të kundërtën, si të thuash është e pamundur t'i kesh të gjithat përnjëherë. Edhe luftën, edhe paqen.

Në fakt, lufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë së bashku me krizën ose recesionin global të shkaktuar nga pandemia (endemia) globale e Covid 19, kanë nxitur ose shkaktuar një frikë, ose shqetësim tjetër akoma me të madh, i cili i tejkalon kornizat e një krize thjeshtë ekonomike, koniukturale, manufakturale, socipolitike, socioekonomike etj.

Bëhet fjalë mbi një shqetësim të madh global ose universal që ngre alarmin e lartë të zhdukjes së mundshme të njerëzimit nga një përplasje e mundshme ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike në mes Rusisë dhe SHBA-së, NATO ose Perëndimit.

Një digresion:

Dikund në mes muajit gusht të bitit 1914, dhe muajit maj të vitit 1945, duke filluar nga Madridi në Moskë, nga Moska në Paris, nga Parisi në Londër, nga Londra në Berlin dhe kështu me radhë, vetëm kontinenti i vjetër evropian, i kishte humbur afro 8O milion banor ose qytetar të tij nëpër dy luftërat e mëdha botërore, në ato lokale ose rajonale, nëpër kampet e ndryshme të përqendrimit, nga zia e bukës, ethët spanjolle, bombardimet masive, granatimet dhe shkatërrimet tjera. Pa i harruar këtu edhe "luftërat e mbretërve ose perandorëve evropian", para, gjatë dhe pas periudhës së Renesancës së bashku me sëmundjen ose virusin vdekjeprurës të "kugës" të cilat atëbotë e pllakosën dhe përgjysmuan popullsinë e Evropës.

Mrekullia e tërë asaj periudhe sfiduese dhe turbulente është ajo se globi (planeti) dhe kontinenti ynë, kanë mbijetuar nga krizat ose fatkeqësitë e mësipërme.

Ndonëse, rilindja ose ringjallja globale ose evropiane, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore. Njerëzit vriten, shtypen, diskriminohen dhe vdesin edhe sot në Evropë dhe gjithandej.

Siç po shihet pra, Evropa po kalon nëpër një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e besa madje edhe dramatike ose apokaliptike.

Asnjëherë nuk ka patur një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administratije ose juridike si sot.

Kontinenti plak sikur po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po çelët (hapet) ose integrohet nga brenda, ose brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politokratike, administrative, juridike, islamofobike, klerocentrike ose kleronaciononaliste etj.

Kjo të ngjanë në metaforën ose aforizmin e njohur me titull “Dushi me gruan dhe fëmijën brenda në dush" tek "Minima Moralia"! (...)

Ndonëse për çdo ditë e natë, me qindra ose mijëra njerëz nga Ukraina, Siria, Iraku, Afganistani, Magrebi, Lindja e Mesme, Afrika ose Ballkani, përpiqen të kapin Evropën Perëndimore për një kafshatë bukë, apo kulm mbi kokë.

Sikur po jetojmë në pikëtakimin ose pikë kalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste, dhe "botës moderne" materialiste dhe surrealiste të kaosit dhe anarkizmit.

Bota jonë sikur po tkurret.

Në anën tjetër ndërkaq, luftërat ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, bakteriologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin tonë.

Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i robotizojnë madje, madje edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirt....Dhe, kjo është "blasfemi industriale ose teknologjike".

Është e tmerrshme, shokante ose alaramante ajo që po ndodhë në luftën e Ukrainës, ku pos dëmeve ose shkatërrime të shumta: Tepër i madh (shokant ose alarmant) është numri i ushtarëve të vrarë ukrainas në frontet e ndryshme të luftës.

Bëhet fjalë për qindra mijëra ushtar ose luftëtar të vrarë të Ukrainës, shumë prej të cilëve janë vrarë ose e kanë gjetur vdekjen ende pa i njohur dhe takuar kurrë në vijat e frontit, ushtarët dhe komandantët rusë. Janë vrarë, zhdukur ose eliminuar nga granatimet dhe bombardimet masive të aviacionit dhe artilerisë ruse. Gjithashtu edhe humbjet njerëzore, materiale, teknike ose luftarake të tjera në luftën e Ukrainës, janë enorme.

Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit imperiale, koloniale ose apokaliptike të Rusisë në Ukrainë ?! E sidomos bombardimet masive, djegiet, plaçkitjet, masakrimet, përdhunimet dhe vrasjet masive të popullsisë civile në Ukrainë nga ana e soldateskës kriminale dhe gjakatare të Rusisë???!!!

Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit në një kohë kur shkenca dhe teknika, sikur nuk komunikojnë më fare me ne në një kohë kur ato shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia ushtarake ose luftarake.

Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, gazetaria, publicistika, shkenca (filozofia), politologjia, politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor? Në të kundërtën, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.

Politologjia ose shkencat politike, e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështetën ose bazohen në ndërkohë në substratin ose substituin e njohur determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, disonancave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.

Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.

"Nuk e di se me çfarë armësh do zhvillohet Lufta e Tretë Botërore, por e di se Lufta e Katërt Botërore, do zhvillohet me gurë, heshta, shigjeta ose me shkopinj.", tha dikur Albert Einsteini.

Në instancë të fundit, të gjitha luftërat ose konfliktët e ndryshme, në radhë të parë i shpalosin ose deshifrojnë dështimin e politikës dhe diplomacisë, gjegjësisht, muzgujt ose ambisin e humanizmit dhe intelektit njerëzor.

Në këtë prizëm sipas Nikolla Makiavellit, nuk mund të ketë ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyrje ose armëpushime të ndryshme në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt.

Ndaj, ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta.

Në instancë të fundit, sipas koncepteve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t'ia besuar atë ushtarëve (ushtarakëve) ose komandantëve të luftës. Kështu që përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konflikteve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektuale, profesionale, inteligjente, komplementare, suplementale, komprehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm ose efektivë, se sa protesta ose rezistenca kundër tyre. Zatën të këtij mendimi janë edhe shumica e liderëve, politikanëve dhe diplomatëve botëror, apo....???!!!

Si të kapërcehet ylberi? Kjo është dilema.

U mor vesh se e gjithë filozofia politike, diplomatike, gazetareske, analitike ose publicistike, janë një akt, stil, takt, talent ose art i gjuhës, dialogut, komunikimit....Diçka që na drejton drejt afrimit dhe kooperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin.

Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori...

Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontradiktore, banale ose fataliste.

Ndaj, mu për këtë fakt, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e specializuar dhe kompetent, bëjnë prova, duke folur ose shkruar për politikanët ose diplomatët e ndryshëm, derisa i gjejnë ne gaf, ose i fusin në brendinë ose vetveten (egon) e tyre normale dhe racionale. Këtë stil ose këtë traditë dydrejtimëshe, insubordinuese, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare ose superlative, mund të hasim edhe tek Kanti, Hegeli, Niçëja, Shopenhauri, Dekarti, Spinoza, Poperi, Loku, Platoni, Chomsky, Ruxher Boshkoviçi, Pushkini, Lomonosovi...dhe deri tek filozofia ose pedagogjia e rreptë (strikte) e Aristotelit.

Sipas Hegelit:" Kafshët janë në zotërim të shpirtit ose instinktit, shpirti i tyre është në zotërim të trupit e jo të mendjes ose intelektit (inteligjencës) që nuk e kanë. Prandaj, nuk kanë të drejtë të jetojnë ose vendosin mbi jetën dhe trupin ose organizmin e tyre.

Në të kundërtën, sipas Makiavellit: Luani kurrë nuk mund të mbrojë ose shpëtoj vetën nga kurthët e ndryshme të dhelpëres, ashtu sikurse dhelpra që nuk mund të mbrojë ose shpëtoj vetën nga tufa e ujqërve. Kështu që një njeri i sprovuar, i ditur, i mençur, intelektual dhe inteligjent, duhet me qenë dhelpër për t´u mbrojtur ose shpëtuar nga kurthet e ndryshme dhe luan për t´i trembur ose frikësuar ujqërit dhe dhelprat e ndryshme. Apo....?!

U mor vesh se nderi, morali, deali dhe virtyti sipas Viktor Hygoit, kanë vetëm një vello, një pamje dhe fytyrë, ndërsa cemi, vesi i keq, mashtrimi, rrena (gënjeshtra) dhe tradhtia, kanë shumë fytyra dhe shumë maska.

Siç e kam (e kemi) cekur shpesh: aty dhe atëherë kur historia, shkenca, kultura, informimi, politika, diplomacia etj., bëhen punë, mision ose obligim i gjithkujt, atëherë ato nuk janë më në dorën ose kompetencën e askujt. E sidomos aty ku ka konfuzion, kaos ose anarki mendimesh ose opinionesh të ndryshme 'pro & contra'!

Por, ia që në Kosovë dhe Shqipëri, ligjin dhe policin hëpërhë e bëjnë nëntoka dubioze, politike ose para politike, gjegjësisht, strukturat ose grupimet e ndryshme klanore, familjare, nepotiste, tribale, provincialiste, klienteliste etj., të afërta, kolportiste, insubordinuese ose kolaboracioniste me " etërit" ose "baballarë" e ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë.

Forcat" e ndryshme nëntokësore, centripetale, parainstitucionale ose para politike si "degë" ose “nëndegë" të zgjatura të krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, prostitucionit etj.

Qarqet, gjegjësisht, proveniencat ose reminishencat e ndryshme fetare, kulturore, informative dhe të tjera që kolportojnë ose kolaborojnë me "njerëzit e fortë" të pushtetit vendorë dhe atij ndërkombëtarë dhe që kanë ndikime ose influenca të fuqishme në qarqet ose strukturat e ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, politike, diplomatike, sociale, materiale, ekonomike etj. E sidomos ortodoksia serbe ose pravosllave në cilat frekuentojnë dhe penetrojnë Edvin Rama, Lulëzim Basha dhe shumë të tjerë në Shqipëri dhe Kosovë.

Atje janë edhe rrjetet ose rrethet e ndryshme vicioze ose biocenoze të biznesit dhe interesit të përbashkët etj. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe uzurpimin, klanizimin, fosilizimin, monopolizimin, privatizimin, instrumentalizimin, personalizimin, absolutizimim dhe relativizimin e shtetit, pushtetit, pronës (pasurisë), religjionit, moralit, luftës dhe lirisë së përgjithshme shtetërorë, nacional, fetarë dhe kulturorë nga ana e demagogëve ose hipokritëve të ndryshëm nebuloz, stupid, debil, bedel, reaksionar, dogmatikë dhe diabolik, të cilët janë edhe pënguesit ose sfiduesit kryesor të ndarjes së domosdoshme të fesë (religjionit) nga shteti dhe nga kombi për qëllime të ndryshme klanore, profiteriste, karieriste dhe të tjera.

Paradoksi tjetër (shqiptar ose kosovar) i radhës është ai se në Kosovë (edhe Shqipëri) ekstremet e njërës dhe palës tjetër, ngelën të pranueshme, miqësore dhe analogjike mes veti, pasi që ato vazhdimisht aplikojnë ose praktikojnë mjetet ose metodat e njëjta linçuese, shantazhuese, komplotiste, mashtruese ose jodemokratike në realizimin e qëllimeve të tyre morbide, përfide, perverse, djallëzore ose satanike.

Kështu që e majta dhe e djathta "ekstreme, radikale, revolucionare, patriotike" ose neokomuniste, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, janë shëndoshë e mirë dhe në këmbë (paterica) të forta.

E tërë kjo falë "kontributit kolosal dhe titanik" të popullit ose elektoratit shqiptar ose kosovar në veçanti, si dhe të Brukselit dhe Uashingtonit në përgjithësi, të cilët, si duket nuk mund t' iu ndihmojnë as shërojnë kurrë pa iu bërë pacient ose klient të varur dhe të nënshtruar prej tyre...?!

Falë atij morali te dyfishtë: "shtresa e lartë e aristokracisë ose borgjezisë së re shqiptare ose kosovare" -janë shpërngulur ose kanë emigruar në politikë, diplomaci, qeveri, parlament ose në parti politike, kurse, pjesa më e madhe e tyre, është shtresë e ulët që përbëhet nga punëtorët, bujqërit, blegtorët dhe tregtarët e vegjël ose ambulant.

Përderisa, ajo "pjesa tjetër", e mbiquajtur si shtresa më stabile dhe rentabile për shtetin (ët), pushtetin dhe shoqërinë, përbëhet nga shtresa e mesme që përbëhet nga tregtarë të mesëm, nga administrata shtetërore ose publike, punonjësit e shëndetësisë, profesorët universitar, policia, ushtria, deri diku dhe arsimtarët etj.

Në këtë vorbulle Kosova së bashku me paradokset, anomalitë dhe patologjitë e saj reaksionare dhe anakronike, ka shumë kohë që është shndërruar në biznes, eldorado, apo në "tokë të premtuar" të askujt dhe gjithkujt, për shpëlarje parash, biznesesh dhe llogarish të panjohura (misterioze) për publikun ose auditorin e gjerë.

Imagjinoni ose paramendoni për një çast ose moment të vetëm "figurat supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandojnë" edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me "gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit"! ...

Kokat e përulura dhe të nënshtruara që nuk i prenë kurrë tehu i shpatës së zgjatur serbo-ruso-turko-bizantino-kineze etj....!!! E sidomos kokat e përulura (nënshtruara) ose fare boshe, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jo kurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjeve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.

Sipas Çasllav Milloshit, : Në një dhomë ku njerëzit i fshehin ose i ruajnë unanimisht shantazhet dhe komplotet e tyre së bashku me sekretët ose misteret e heshtjes së njohur tinëzare ose bizantine ndaj palës tjetër, një fakt ose fjalë e vërtetë, kumbon ose tingëllon me tepër se sa një e shtënë me armë ose pistoletë.

Apo, "të parët që erdhën dhe morën aq sa munden; ishin artarët ose argjendarët. Dhe, unë isha i kënaqur; sepse po vidhnin. Pastaj erdhën dhe morën hebrenjtë ose cifutët: Heshta, sepse më ishin antipatikë. Pastaj erdhën dhe morën pedofilët dhe homoseksualët, u ndjeva i lehtësuar dhe relaksuar, sepse ishin të besditshëm dhe patologjik. Me vonë, erdhën e morën komunistët dhe unë nuk u thashë prapë asgjë, sepse vet nuk isha komunist. Një ditë erdhën të më merrnin edhe mua, aty ku nuk kishte mbetur më askush për t´i ngopur ose plotësuar epshet dhe orekset e tyre. ( Berthold Brecht)

Në të kundërtën, Vuçiçi, Seljakoviçi, Llajçaku, Borelli, Hilli, Escobari dhe Grenelli & Company: Epilogun ose fundin e dialogut kontekstual, kontestual ose koncesional të Kosovës me Serbinë, e masin ose përcaktojnë në bazë të arritjeve ose përparimeve ushtarake (luftarake) të Rusisë në Ukrainë! Me besoni!

E dyta, nderi, morali, disiplina, urtësia ose maturia, në politikë të lartë ose diplomaci, janë talent, mjeshtëri ose mençuri. Pjesa tjetër janë lufta ose konflikti....

Rastësia në politikë të lartë ose diplomaci, është skeq, dramë, teatër. Pjesa tjetër është shkencë. Do duhej të ishin pikërisht këto çështje kardinalë dhe kolaterale (si shpata e Demokleut) për politikën dhe politikë-bërjen e Kosovës.

Sidoqoftë, njerëzit normal dhe racional, më në fund, do jenë të detyruar patjetër të zbresin spiralen e dhunës, terrorit, komplotit, shantazhit, terrorit, luftërave ose konflikteve të ndryshme, duke iu kthyer raciinalitetit, normalitetit, intelektit dhe humanitetit të njohur njerëzorë ose qytetar.

Por, kjo vazhdimisht ndodhë në shtetet ose shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të "industrisë propagandistike", e sidomos asaj politike, diplomatike, mediale ose propagandistike. Kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdolloj teorie shkencore, humaniste ose meta estetikë që krijon vlera dhe sisteme moderne ose bashkëkohore. E sidomos në Kosovë, ku ajo ose ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, shpeshherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarëve shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetërore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike etj.

Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka inkursione ose reperkursione të shumta eksterne ose eksplikative. Duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.

Se këndejmi, po të kishte një gram ose miligram nderë ose moral në shtetin, pushtetin, politikën dhe diplomacinë e Kosovës, e sidomos në pozitën (pushtetin), mediat e shkruara dhe elektronike, si dhe në opozitën e Kosovës, nuk ka qenë dashur të rreshtohen ose pozicionohen në kampin (bllokun) e njohur të Selim Broshës, Mehmet Maliqit, Sllamnikut dhe kalorësve e gardianëve të tjerë të UDB-së, të ulur këmbëkryq në politiken, politikëbërjen dhe diplomacinë e Kosovës, E sidomos në pultet e transmetimit, dhe bordet e ndryshme editoriale dhe redaksionale të portaleve dhe gazetave të përditshme në Kosovë si kolonë e pestë e Kurtit dhe tjetrit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat